Vlorë, arrestohen hajduti i banesave dhe i mituri në timon

November 2, 2014 10:07

Vlorë, arrestohen hajduti i banesave dhe i mituri në timon

Policia vendore bëri dje me dije se ka lokalizuar dhe arrestuar një person të shpallur në kërkim për akuzën e “vjedhjes” në bashkëpunim. I ndaluari është Mirelo Sulaj, 30 vjeç, banues në Levan të Fierit. Sipas dosjes hetimore, rezulton se ngjarja ka ndodhur më 12 tetor të këtij viti, kur i dyshuari Sulaj ka vjedhur banesën e A. G., në lagjen “Bashkimi” në Vlorë. Gjithashtu Policia Rrugore ndaloi për “drejtim mjeti pa patentë” të dyshuarin L. B., 16 vjeç, banues në Mifol, që ishte në timonin e mjetit “Honda”, me targa VL9886A.

November 2, 2014 10:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*