Vlorë, at e bir kërcënojnë me pushkë dhe dhunojnë dy persona

May 23, 2016 15:04

Vlorë, at e bir kërcënojnë me pushkë dhe dhunojnë dy persona

Tre persona kanë kërcënuar me armë dhe kanë dhunuar dy persona ditën e djeshme në qytetin e Vlorës.

Policia bën me dije se Klajdi Skëndaj 25 vjeç, në prani të babait të tij Taqo Skëndaj dhe të një personi tjetër të paidentifikuar dhunuan dhe kërcënuan me pushkë Riza dhe Hiqmet Mehmetajn.

Pas ngjarjes, 25-vjeçari u largua në drejtim të paditur dhe është shpallur në kërkim nga policia. Kanë qenë dy të dhunuarit që bënë denoncim në polici, ndërsa shkaqet e ngjarjes nuk janë bërë të ditura.

May 23, 2016 15:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*