Vlorë: Bashkia vendos shërbimin 24 orësh në ruajtje të Pyllit të Sodës

March 1, 2016 17:28

Vlorë: Bashkia vendos shërbimin 24 orësh në ruajtje të Pyllit të Sodës

Prej ditës së sotme, hapësira e gjëlbër e Pyllit të Sodës, në veriperëndim të qytetit të Vlorës, do të ruhet gjatë 24 orëve pa ndërprerje nga strukturat e policisë bashkiake.

Gjatë një prononcimi për mediat të martën, kryebashkiaku Dritan Leli garantoi të gjithë komunitetin se kjo sipërfaqe pyjore, pasuri e të gjithë vlonjatëve, do të ruhet përmes një plani të veçantë masash, duke e mbrojtur atë nga abuzuesit.

Pak minuta pasi u kthye nga një Konferencë Kombëtare që kishte organizuar për këtë qëllim sot paradite, qeveria shqiptare, ministria e Mjedisit, me praninë e zv.kryeministrit Niko Peleshi, kryebashkiaku vlonjat, garantoi të gjithë komunitetin se, Pylli i Sodës është pasuri dhe aset i të gjithë vlonjatëve dhe më gjerë dhe, si i tillë ai do të mbrohet. Leli paralajmëroi të gjithë ata që do të tentojnë të abuzojnë, se do të përballen me ligjin.

“Bashkia e Vlorës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, do të nisë prej ditës së sotme, ruajtjen gjatë 24 orëve dhe në të gjithë ditët e javës të Pyllit të Sodës, për mbrojtjen e këtij aseti të rëndësishëm për të gjithë”, u shpreh Leli. Sipas tij, keqbërësit, abuzuesit e sipërfaqeve pyjore, tashmë do të përballen me një ligj më të fortë që nuk do t’i lejojë më të bëjnë veprime në dëm të tyre. Por, për të arritur këtë synim, për kryebashkuakun vlonjat, nuk mjafton vetëm ligji, por nevojitet edhe ndjeshmëria qytetare. Të gjithë qytetarët, sipas tij, duhet të të bëhen pjesë e denoncimeve të çdo abuzimi me sipërfaqet pyjore, jo vetëm në Pyllin e Sodës, por edhe në çdo pjesë të territorit të Bashkisë së Vlorës. Nisur nga kjo, ai u kërkoi qytetarëve të denoncojnë çdokënd që abuzon me pyllin, me natyrën, për mbrojtjen e të cilës, u shpreh ai, “jemi të gjithë përgjegjës”. Prandaj dhe në këtë aersyetim, Leli garantoi se, “Të jenë të sigurtë të gjithë që, ligji do të veprojë dhe Policia Bashkiake do të jetë në mbrojtje të çdo pjese të territorit”.

Ai siguroi të gjithë komunitetin se, Policia Bashkiake ka personelin e nevojshëm dhe të mjaftueshëm për të kryer këtë detyrë për të ruajtur të gjitha hapësirat dhe sipërfaqet e gjelbra që përfshihen në territorin e Bashkisë së Vlorës.

Masakra që ka nisur prej vitesh në këtë zonë, shpesh e ka rrezikuar kete hapësire të gjelbër që cilësohet “mushkeria e qytetit”. Pylli i Sodës, dikur me një sipërfaqe prej 670 ha, sot është zvogëluar. 115 hektarë janë zënë nga ndërtimet pa leje, kryesisht banesa, që janë përfshirë në procesin e legalizimit, ndërsa 10-15 hektarë janë shkrumbuar nga zjarret. Pylli i Sodës është një nga simbolet e qytetit.

March 1, 2016 17:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim