Vlorë/ Dhunoi gruan, bie në pranga një 37-vjeçar, arrestohen edhe dy të tjerë

October 17, 2020 15:56

Vlorë/ Dhunoi gruan, bie në pranga një 37-vjeçar, arrestohen edhe dy të tjerë

Policia e Vlorës njofton se në orët e fundit ka arrestuar 3 persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë.

Sipas policisë, në pranga ka rënë një 37-vjeçar, që përpos se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, ka dhunuar efektivët e policisë në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna e Policisë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Policia ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe ka proçeduar në gjëndje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Sepecialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë , arrestuan shtetasin Xh.Xh., 37 vjeç, banues në lagjen 24 Maj, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike, ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu në ambjentet e Komisariatit të Policisë Vlorë shtetasi Xh.Xh., ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë së rendit gjatë ushtrimit të detyrës.

E. Dh., 39 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi, në fshatin Roms, Selenicë, në automjetin në pronësin e tij, shërbimet e Policisë  gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis dhe një fenelinë si ajo që përdoret nga Policia e Shtetit.

Specialistet e Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin N.E., 19 vjeç,  banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi në dt.16.10.2020, në aksin rrugor në fshatin Plasë, Vlorë, është konstatuar duke drejtuar automjetin e markës “Volksëagen”,  pa leje drejtimi.

U proçedua në gjëndje te lirë shtetasi A.Gj., 29 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit personal i është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit Canabis Sattiva.

U proçeduan në gjëndje të lirë shtetasit N. M., 17 vjeç dhe M.P., 15 vjeç, banues në Ksamil, sepse në datë 14.10.2020, në lagjen nr.1 Ksamil , për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasin O.K., 16 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

h.b/dita

October 17, 2020 15:56
Komento

2 Komente

  1. mali October 17, 23:02

    Ne se gruaja 37-vec nuk ja ka lene burrit ,doemos do tja beje me force ai.Perse e ka grua ?Ai eshte i pa fajshem .Ne se ka ajo relata te tjera ndryshon puna.Dhune fizike ,divorc ,loqe,c’te duhet burgu per nje kurve.

    Reply to this comment
  2. Dikush October 18, 10:45

    Po i zgjuar po te drejt ka.Edhe ti qenke nje mendje si ai.Asaj di ti vesh emer ndersa dhunuesit jo.Je komplet injorant.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim