Vlorë, djali qëllon disa herë me thikë babain e tij

February 21, 2016 17:30

Vlorë, djali qëllon disa herë me thikë babain e tij

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së dielës në qytetin e Vlorës, ku djali ka qëlluar disa herë me thikë babain e tij.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se rreth orës 13:30, shtetasi Ervin Ismaili, 33 vjeç, është konfliktuar fizikisht me babain e tij, shtetasin Sh.I. 71 vjeç, duke e goditur në trup disa herë me një mjet mprehës “thikë”.

Mësohet se autori është i sëmurë mendor dhe  konflikti ka ndodhur për motive të dobëta në banesën e tyre, në katin e 4-ët, të një pallati në lagjen “24 Maji” ose ndryshe e quajtur lagja “Çole”.

Policia shoqëroi në ambientet e policisë autorin e ngjarjes dhe ka bërë arrestimin e tij në flagrancë për veprën penale “Plagosje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë”.

Ndërkohë, 71-vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe ndodhet në reanimacion.

February 21, 2016 17:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*