Vlorë, DSHP: Këto dy plazhe nuk lejohet të frekuentohen nga ndotja

May 31, 2018 21:10

Vlorë, DSHP: Këto dy plazhe nuk lejohet të frekuentohen nga ndotja

Një raport i Drejtorisë së Shëndetit  Publik në qytetin e Vlorës pohon se vijon të ketë plazhe të cilat janë të ndotura. Sipas raportit të DShP publikuar nga Report Tv  janë 8 pika që konsiderohen si plazhe të ndotura.

Ndërsa 2 prej tyre, siç është plazhi i Marinës dhe plazhi i Vjetër konsiderohen si më shumë të ndotura, kjo për shkak të derdhjes së ujërave të zeza në det, por pushuesit më të shumtë janë në këtë zonë. Pavarësisht se situatës së ndotjes prej shumë kohësh, deri tani nuk është marrë asnjë masë për sistemimin e tyre.

Ndërkohë pak më poshtë plazhit të vjetër në afërsi të pyllit të Sodës ndodhet dhe kanali i madh i qytetit të Vlorës, ku gjithë ujërat e zeza, pasi kalojnë në hidrovor derdhen në det, edhe kjo një pikë shumë e ndotur. Qytetarët shprehen optimist se situata do të përmirësohet, por deri tani ajo mbetet e pandryshuar.

Edhe pse për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave janë investuar miliona euro, ujërat e zeza derdhen në det të pa trajtuara në asnjë moment e ky impiant nuk është vënë akoma në punë.

o.j/dita

May 31, 2018 21:10
Komento

7 Komente

  1. Adih June 1, 00:44

    Hajdeni o Gjermane ne jug te shqiperise ,se adriatiku eshte akoma me i piset .E tmershme ,do na infektohen femijte , se per ne , na ka infektuar durrsi me kohe.??!!!

    Reply to this comment
  2. petro June 1, 03:16

    Paskeni qene me te vertete shtypi i maskarenjeve .i njerezve me te poshter ne bote.po kjo fotografi qe ju e quani te arkives eshte e kohes para se te behej behej luingo mare.pse cfar do te thoni me perfundimin e lungo mares nuk jane bere kanalizimet .te poshte maskartenj dembela qe me kazanin tuaj helmuat dynjane shqiptare.

    Reply to this comment
  3. Arben June 1, 06:24

    Konkurs per plazhin me te ndotur

    Reply to this comment
  4. spata June 1, 10:17

    Per gazeten Dita .Verifikoni ose ndeshkoni keto te pa verteta . Kjo foto nuk gjendet as ne plazhin e Vjeter drej Sodes apo Treportit .Do ishte mir te reagoj Bashkia Vlor.
    Ka segmente te caktuar kriminal brenda bizneseve qe luftojne kush e kush te demtoj njeri tjetrin per te terhequr pushuesit .Turp e faqe zez qe u fut kjo vellavrasje sic ka ber e be politika .

    Reply to this comment
  5. ZULLUMI June 1, 11:52

    KU SHKUAN PARATE QE DO TE BEHESHIN FILTRAT PER 10 PERRENJ ME FEKALE QE DERDHEN GJATE LUNGOMARES ……????????!!!!!

    Reply to this comment
  6. Janina June 1, 15:11

    Po a ke kontrolluar ti Zulluni a jane vene apo jo filtrat. O njerze dembels vetem fjale fjale fjale, kazan shtypi kazan njerezit qe rrine gjithe diten ne kafene. Po shkoni kerkoni diku per nje problem qe ju interesen dhe pastaj flismi dhe shkruani.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*