Vlorë/ Fëmijët që mësojnë në mënyrë kolektive, në klasën e 5-të ende analfabetë

October 9, 2018 21:34

Vlorë/ Fëmijët që mësojnë në mënyrë kolektive, në klasën e 5-të ende analfabetë

Emisioni “Fiks fare” denoncoi mbrëmjen e së martës analfabetizmin në shkollat shqiptare. Disa fëmijë në klasë të pestë, në shkollën 9-vjeçare në fshatin Karbunarë të Vlorës, nuk dinin të lexonin, shkruanin apo të bënin mbledhje e zbritje. Megjithëse në të gjitha shkollat e tjera mësimi filloi më datë 17 shtator, në atë shkollë, 10 nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, e filluan në datën 8 tetor.

Shkak u bë mungesa e një mësuese/i. Banorët e fshatit u ankuan në Fiks fare se, edhe në të kaluarën situata ka qenë e njëjtë, pasi askush nuk preferon të shkojë në atë shkollë, për shkak të largësisë dhe rrugës së keqe. Ata thanë se fshati është lënë në harresë nga qeveria dhe pushteti lokal, aq sa investimet e fundit janë bërë para viteve ’90. Ata thanë se, megjithëse janë vetëm 8-9 kilometra larg nga Selenica dhe nga Poçemi, duhet një kohë rreth 50-60 minuta për të përshkuar. Rruga është e shtruar me kalldrëm, ndërsa në të janë hapur gropa të mëdha, duke vështirësuar edhe qarkullimin. Banorët thanë se, nisur nga kjo situatë, edhe mësuesit e kanë braktisur këtë shkollë.

Disa prindër pohuan se, fëmijët e tyre të mitur, nga klasa e parë deri në të 5-ën, nuk kanë bërë mësim. Mësuesja është caktuar vetëm në datën 8 tetor, ndërsa Fiksi shkoi në atë klasë. 10 fëmijët kishin probleme të mëdha në dije, aq sa dy nxënës të klasës së pestë nuk dinin të lexonin dhe shkruanin.

 

 

v.l/ Dita

October 9, 2018 21:34
Komento

2 Komente

  1. mirel October 10, 15:38

    C’ domethene ne menyre kolektive?
    Ku keni pare ju qe shkolla te jete institucion individual?
    Pse nuk thoni shteti i degjeneruar qe prish rruget nga qe nuk i miremban dhe merr me qafe popullin duke e lene injorant dhe duke e detyruar te coje femijet me shkolla private?
    Dhe titulli i ketijshkrimi eshte shkruar nga nje me keq se nje analfabet . Idiotik dhe i paspjegueshem. idiotizmi eshte i pasherueshem.
    Shkollat kolektive thote…mos do thuash stalle?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim