Vlorë, gjenden pas 4 ditësh në ujërat italiane tre shqiptarët e humbur

November 9, 2013 09:50

Vlorë, gjenden pas 4 ditësh në ujërat italiane tre shqiptarët e humbur

Tre personat që u denoncuan të zhdukur në Vlorë janë gjetur dhe shpëtuar nga Guardia Di Financia. Mediat italiane bëjnë të ditur se një avari në motorin e gomones në të cilën ndodheshin 3 shqiptarë ka bërë që të qëndrojnë 4 ditë në det të hapur.

Mbrëmjen e djeshme  policia italiane ka pikasur gomonen e 3 shqiptareve Gaqo Gjini, Edmond dhe Juxhin Osmanaj të cilët kanë mundur të mbijetojnë.

Tre të mbijetuarit u nisën drejt Vlorës të hënën e kaluar nga porti i San Foca de Melendugno, me një gomone të cilën e kishin blerë dhe e kishin pajisur me vetëm një motor. Por pas nisjes ata humbën të gjitha gjurmët.

Të mbijetuarit i janë dorëzuar autoriteteve italiane e më pas janë dërguar në spital pasi kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore e më pas do të riatdhesohen.

November 9, 2013 09:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim