Vlorë, gjendet një minë e Luftës së II Botërore

January 11, 2018 20:45

Vlorë, gjendet një minë e Luftës së II Botërore

Një minë e Luftës së Dytë Botërore, e cila dyshohet se peshon rreth 500 kg, është nxjerrë ditën e sotme nga deti në qytetin e Vlorës.

Kanë qenë rrjetat e një peshkarexhe, që kanë nxjerrë nga deti minën luftarake. Menjëherë pas zbulimit të minës, peshkarexha është ankoruar në zonën e Triportit, në Vlorë, së bashku me armën e rrezikshme.

Fatmirësisht, mina nuk ka shpërthyer, ndërsa drejtuesi i mjetit lundrues ‘Mikaela’ ka bërë apel për ndihmë.

Ai ka kërkuar që forcat xheniere dhe policia t’i vijnë në ndihmë, pasi shpërthimi i kësaj arme mund të ishte me pasoja fatale.

Ndërkohë, në qytetin bregdetar pritet të mbërrijnë ekspertët për të bërë të mundur çaktivizimin e kontrolluar të minës detare.

January 11, 2018 20:45
Komento

1 Koment

  1. K. Fuzi January 12, 09:38

    do jete nje nga ato qe ka vendosur Enveri me Nexhin ne kanalin e korfuzit. 😛

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*