Vlorë, i dënuari për vrasje kapet me 21 kallëpe tritol C4

December 1, 2014 15:37

Vlorë, i dënuari për vrasje kapet me 21 kallëpe tritol C4

21 kallëpe tritoli të llojit C4 janë sekuestruar gjatë një operacioni të policisë së Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person, teksa është kapur me një sasi të konsiderueshme tritoli C4.

Kastriot Prenga nga Mirdita u arrestua gjatë një operacioni policor të zhvilluar paraditen e sotme, sapo zbriti nga autobusi i linjës Durrës-Vlorë.

Të riut iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 kallëpe tritol të fshehur brenda një valixheje.

Arrestimi i 37-vjeçarit erdhi pas 2 muaj hetime të përbashkëta me  Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Mësohet se Prenga eksplozivin e kishte siguruar nga vendi fqinj, Mali i Zi. Sipas bluve,  gjysma e  C4 ishte destinuar për grupet kriminale në Shqipëri dhe pjesa tjeter për në Itali.

Po sipas bluve, Kastriot Prenga figuron në listën e zezë të policisë me preçedent penalë për vrasje, për të cilën ishte dënuar me 12 burg, ndërsa prej kohësh ai jetonte në Durrës.

37-vjeçari  po merret në pyetje nga policia për të mësuar më shumë rreth grupit që siguronte eksplozivin, i cili dyshohet të jetë përdorur edhe për vepra kriminale në vend./ora

7

December 1, 2014 15:37
Komento

1 Koment

  1. Lul December 2, 09:11

    Ti q… Nenen ti presesh 2 krahet cubit te Ed Paloqes dhe Berishes se vetem keta dy e kane paguar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*