Vlorë, linjë e re trageti për në Brindizi

May 9, 2015 12:53

Vlorë, linjë e re trageti për në Brindizi

Prej kësaj të shtune, në Portin e Vlorës ka hyrë në linjë një tjetër traget për intinerarin Vlorë-Brindizi.

Prej më shumë se pesë vitesh, Porti i Vlorës ka operuar vetëm me një traget, gjë që ka sjellë vonesa në imbarkim, si dhe abuzime me çmimin e biletave.

Gjithashtu, shumë nga udhëtarët dhe automjetet kanë qenë të detyruar që, për të shkuar në Itali të niseshin nga Durrësi, pasi një traget i vetëm nuk i përballonte dot.

Drejtori i Portit të Vlorës, Xhevahir Çeloalaiaj është shprehur i kënaqur, sepse me ardhjen e sezonit turistik dhe fluksit të hyrjes së emigranteve, kjo linjë e re sjell një frymëmarrje për këtë port dhe për qytetarët.

Ky traget sjell një konkurrencë të ndershme dhe zhbën monopolizimin e linjës Vlorë-Brindizi. Po ashtu, së shpejti në Vlorë do të nisë dhe rehabilitimi i portit të qytetit, premtim i qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Rama.

May 9, 2015 12:53
Komento

1 Koment

  1. Elsi May 9, 17:19

    Filloi me mashtrimet dhe genjeshtrat e rradhes ky gjatavili . Ce ka kete linjen e re te tragetit per ne Brindizi kryeministri jone , ai eshte ne gjendje te beje edhe anije kozmike e jo me linje trageti . Fol fol se premtime elektorale i ke dhe cdo gje ne leter .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*