Vlorë, makina shpërthen në flakë gjatë ecjes, shpëton shoferi

August 15, 2014 08:20

Vlorë, makina shpërthen në flakë gjatë ecjes, shpëton shoferi

Një automjet është përfshirë nga flakët në qytetin bregdetar ditën e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin Vlorë-Skelë, ku automjeti tip “Renault Clio”, me targa FR7124C, ka shpërthyer në flakë, rreth orës 11:00, mes një trafiku të rënduar. Në automjet ka qenë vetëm drejtuesi, i cili ka arritur të dalë përpara shpërthimit, pa u lënduar. Ai ka vënë re një tym dhe zhurmë në motor, duke parandjerë rrezikun. Pronarët e bizneseve aty afër kanë kontribuar me ndihmën e parë, duke hedhur kova me ujë. Dyshimet e para janë për një defekt në motor.

 

 

 

August 15, 2014 08:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*