Vlorë, një tregtar i mjeteve lundruese, i humbur në det prej 3 ditësh

November 6, 2013 13:10

Vlorë, një tregtar i mjeteve lundruese, i humbur në det prej 3 ditësh

Një tregtar i mjeteve lundruese, nga Vlora, rezulton i zhdukur prej tri ditësh. Edmond Osmënaj, 57 vjeç, rezulton i zhdukur prej së hënës, kur me një motobarkë 6 metra ka qenë duke udhëtuar nga Brindizi drejt Vlorës.

Roja bregdetare në bashkëpunim me Guardia di Finanza kanë nisur kërkimet, të cilat janë ndërprerë disa erë për shkak të motit të keq.

Gjithashtu, në policinë e Vlorës është denoncuar edhe zhdukja e peshkatarit Gaqo Gjini, 27 vjeç, për të cilin familjarët thanë se ishte larguar nga Rradhima për të peshkuar dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi.

Pak orë vonë, Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi për shtyp tha se peshkatari i denoncuar si i zhdukur ishte gjetur në Korçë.

 

 

November 6, 2013 13:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*