Vlorë, operacioni “Antikanabis” asgjëson 130 bimë narkotike

July 29, 2014 08:36

Vlorë, operacioni “Antikanabis” asgjëson 130 bimë narkotike

Efektivët e Komisariatit të Policisë së Vlorës kanë vijuar planin operacional të koduar “Antikanabis” për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike në territorin e fshatit Mazhar, Komuna Kotë. Në vendin e quajtur “Driza e Vreshtës”, u zbuluan gjithsej 130 rrënjë bime narkotike me lartësi nga 1 deri në 1.6 m, e cila ishte kultivuar në 3 parcela të ndryshme në tokë publike. Policia tha se u krye dokumentimi ligjor dhe asgjësimi me djegie i lëndës narkotike ndërsa po punohet për identifikimin e kultivuesve.

July 29, 2014 08:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*