Vlorë-Orikum bllokon turistët, kaos në trafik

July 11, 2018 20:17

Vlorë-Orikum bllokon turistët, kaos në trafik

Reshjet e shiut që ranë vitin e kaluar kanë dëmtuar në disa segmente edhe rrugën Vlorë-Orikum. Në këtë aks rrugor, që është i vetmi që të çon në Rivierën e Jugut, puna për riparim nisi në muajin qershor, pas çeljes së sezonit turistik.

Mjetet e firmës “Salillari”, e cila e mirëmban rrugën dhe që duhej ta kishte riparuar kohë më parë, vazhdojnë punën, në një kohë që qarkullimi është më i madh sesa në pjesën tjetër të vitit. Punimet në rrugë krijojnë radhë të gjata dhe vonesa për pushuesit.

Makthin e bllokimit, në një makinë që pret në radhë të gjatë, nën temperaturat përvëluese të verës, e provuan ata që vizituan bregdetin fundjavën e kaluar. Për të përshkuar 20 kilometra, automjeteve iu deshën 2 orë, në një kohë që duhet kujtuar se sezoni nuk është ende në kulmin e tij.

l.h/ dita

July 11, 2018 20:17
Komento

1 Koment

  1. Arben July 11, 21:12

    strategjia turizmi elitar

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*