Vlorë, OSHEE u rikthen energjinë 90 familjeve

December 12, 2014 22:36

Vlorë, OSHEE u rikthen energjinë 90 familjeve

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike u ka rikthyer energjinë 90 familjeve që banojnë në zonën e ish-kabinave të plazhit. OSHEE u ka lënë afat deri të dielën në mbrëmje këtyre familjeve për t’u paraqitur pranë zyrave për të lidhur kontratë dhe paguar debitë.

Problemi  ndërlikohet, pasi këta banorë nuk kanë dokumentet e duhura për të lidhur kontratë me OSHEE, pasi ish-kabinat e plazhit ku jetojnë janë në pronësi të Bashkisë së Vlorës.

Ndërkohë, deputeti i PD-së për Qarkun e Vlorës Arben Ristani është takuar me banorët e lagjes “1 Maji” të cilët jetojnë në kabinat e plazhit. Ristani u premtoi banorëve se do të dërgojë çështjen e tyre në Kuvendin e Shqipërisë dhe se opozita do të jetë në krah të tyre.

December 12, 2014 22:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*