Vlorë, sekuestro preventive pronës në bregdet. Pranga 57-vjeçarit, në kërkim ish-juristi

June 9, 2016 21:37

Vlorë, sekuestro preventive pronës në bregdet. Pranga 57-vjeçarit, në kërkim ish-juristi

Një shtetas ka përfunduar në pranga dhe një tjetër në kërkim nga policia e Vlorës, pas dokumentimit të plotë ligjor të një rasti falsifikimi dokumentesh dhe përvetësimi të një prone në bregdetin jugor, për të cilën është vendosur edhe “sekuestroja preventive”.

Sipas komunikatës së policisë, bëhet fjalë për shtetasin Lefter Gjergji, 57 vjeç, banues në Himarë, i cili akuzohet për “falsifikim dokumentesh” dhe “pastrim të produkteve të veprës apo veprimtarisë penale”, ndërkohë që është ndihmuar nga ish-juristi me inicialet A. Sh., 28 vjeç, banues në Vlorë dhe me detyrën e juristit pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, tashmë i shpallur në kërkim.

Procedimi penal është regjistruar më 10 maj për një sipërfaqe trualli prej rreth 33 hektarësh në vendin e quajtur “Dhrale Adhendra” të Palasës, në bregdetin e Himarës. Sipas informacioneve të siguruara në rrugë operative, rezulton se shtetasi Lefter Gjergji, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara regjistroi në ZVRPP-në Vlorë si pronë të tijën sipërfaqen e mësipërme, e cila kap vlerën e 33 milionë eurove.

Policia ka njoftuar në fund se po punon për arrestimin e ish-juristit.

June 9, 2016 21:37
Komento

1 Koment

  1. Zzzz... June 9, 23:00

    ARLINDI JURISTI I HIPOTEKES VLORE PER ZONEN E HIMARES ISHT NIPI KOLLOZIT DHE VIDHIN TOKAT DUKE I TJETERSUAR DOK. E QYTETAREVE PRPKURORIA E VL E PUSHOI CESHTJEN ….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*