Vlorë, sekuestrohet 1 ton drogë

May 24, 2017 09:05

Vlorë, sekuestrohet 1 ton drogë

Një furgon i mbushur me drogë është sekuestruar nga policia rreth orës 00:30 të ditës së sotme në qytetin e Vlorës.

Mjeti tip Mercedes-Benz me targë AA 196 AI ka qenë i mbushur me rreth 932 kg kanabis, ndërsa është konstatuar nga blutë në zonën e “Kuzum Baba”, zona ku ka dhe banesa në kodrat e qytetit.

Ka qenë një patrullë e policisë që ka ndaluar furgonin, ndërsa gjatë kontrolleve ka rezultuar se ishte i ngarkuar me sasinë e konsiderueshme të lëndës narkotike të llojit kanabis.

Policia ka bërë shoqërimin e dy personave, ndërsa po punon për identifikimin e personave të tjerë të lidhur me trafikun e drogës.

May 24, 2017 09:05
Komento

1 Koment

  1. Mark uk May 25, 15:00

    Me siguri do jete rren.Don vetem me ja dhie Rames.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*