Vlorë, shpërthen në flakë automjeti, dyshohet nga një defekt teknik

October 30, 2014 17:54

Vlorë, shpërthen në flakë automjeti, dyshohet nga një defekt teknik

Një automjet ka shpërthyer pasditen e sotme.

Ngjarja është regjistruar në zonën e Skelës në Vlorë rreth orës 17:10 minuta, ku automjeti tip “Peugeot” ka shpërthyer në flake.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimit zjarrëfikës për të vënë nën kontroll flakët.

Në momentin e shpërthimit, makina ka qenë i parkuar. Fatmirësisht veç dëmtimit të mjetit, nuk ka persona të lënduar.

Burime nga shërbimet zjarrëfikëse, bëjnë me dije se shkak i shpërthimit të “Peugeot” është bërë një defekt teknik.

October 30, 2014 17:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*