Vlorë, vrasja e pronarit të anijes, hetohet pista e prostitucionit

January 23, 2016 15:20

Vlorë, vrasja e pronarit të anijes, hetohet pista e prostitucionit

Policia po heton pistën e shfrytëzimit të prostitucionit në lidhje me vrasjen e pronarit të anijes së peshkimit, Hyqmet Nexhipi.

Nga hetimet paraprake të policisë së qytetit bregdetare dyshimet janë për larje hesapesh, pasi viktima rezulton me precedentë për shfrytëzim prostitucioni në vendin fqinj, Itali, ku edhe ka qenë i dënuar rreth 3 vjet më parë.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarët e 52 vjecarit Hyqmet Nexhipi, i njohur edhe si Pëllumb Nexhipi, për të hedhur dritë mbi lëvizjet e fundit të viktimës, i cili është vrarë në rrugë, në një orar të pazakontë për të qarkulluar.

Mësohet se 52 vjeçari ishte i divorcuar.

Janë ngritur të gjitha Shërbimet e Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Deri tani janë shoqëruar 16 persona ndërsa autorët mendohet të kenë qenë dy.

January 23, 2016 15:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim