VLORË / Vriten dy persona me armë zjarri, një i plagosur

July 24, 2016 22:22

VLORË / Vriten dy persona me armë zjarri, një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Raportohet se janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri dhe si pasojë 2 persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta në afërsi të një pikë bastesh.

Viktimat janë dërguar në morg, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të qytetit bregdetar dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Një prej viktimave është identifikuar si I.Deromema, ndërsa si i plagosur është identifikuar K. Runaj 53 vjeç i cili ka marrë dy plumba në trup.

Bëhet e ditur se është qëlluar nga një makinë në lëvizje.

Forca të shumta policore kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

July 24, 2016 22:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*