VoA e ve në dukje: Drejtori i DASH në Tiranë, nuk takon Metën

September 4, 2019 21:11

VoA e ve në dukje: Drejtori i DASH në Tiranë, nuk takon Metën

Drejtori i Zyrës për Europën Jugore e Qëndrore në Departamentin amerikan të Shtetit David Kostelancik, zhvilloi sot një seri takimesh me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe përfaqësues të ndryshëm të spektrit politik.

Ajo që ra në sy ishte mungesa e një takimi me Presidentin Ilir Meta, ndërkohë që zyrtari i lartë amerikan pati bisedime me Kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi dhe kryeministrin Edi Rama, ndërsa në nivel politik me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, Sekretarin e Përgjithshëm socialist Taulant Balla si dhe dy deputetët opozitarë që janë pjesë e parlamentit Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni.

Nga sa kanë bërë të ditur përfaqësuesit shqiptarë mbi takimet me zotin Kostelancik, mësohet se zhvillimet politike në vend, dhe çuarja përpara e reformave, si ajo e Drejtësisë dhe Reforma zgjedhore, duket të kenë qenë temat kryesore të bisedimeve. Sipas njoftimit të shpërndarë nga Parlamenti shqiptar, në takimin me zotin Ruçi, zyrtari amerikan “ka vënë në dukje nevojën për kryerjen e reformës zgjedhore dhe rekomandoi se është përgjegjësi e qeverisë që dora e shtrirë për opozitën duhet të mundësojë tërheqjen e saj në realizimin e kësaj reforme.

Kryerja e reformës zgjedhore brenda vitit do të mundësoje edhe një presidencë shqiptare të suksesshme të OSBE-së në vitin 2020”. Nga ana e tij zoti Ruçi ka nënvizuar se “shumica qeverisëse dhe ai personalisht janë të angazhuar për kryerjen e reformës zgjedhore dhe për këtë do të bashkëpunojë edhe me opozitën parlamentare e joparlamentare, e cila ka të drejtën e vetos në komisionin e ri të reformës”, thekson njoftimi sipas të cilit, Drejtori Kostelancik ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Reformën në Drejtësi, ndërsa është shprehur se “institucionet e reja të sistemit do tu shërbejnë qytetarëve sot e në të ardhmen dhe do të mundësojnë që shqiptarët të jetojnë në paqe e mirëqenie. Vettingu është mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështetet fort nga SHBA”.

Lidhur me takimin e tij me zyrtarin e Departamentit amerikan të Shtetit, kryetari demokrat Basha ka shpjeguar përmes një statusi në Twitter se në fokus të bisedës ka qenë “fund pandëshkueshmërisë së politikanëve, rikthim i Sundimit të Ligjit, dhënie fund kapjes së shtetit dhe korrupsionit dhe forcimi i partneritetit strategjik të Shqipërisë me SHBA”.

Ndërsa kryetarja e LSI-së Kryemadhi, duke folur për krizën politike në vend, gjatë takimit me zotin Kostelancik, ka theksuar se “Shqipëria ka nevojë kritike për hapjen e negociatave në tetor. Hapja e negociatave është e kushtëzuar vetëm me zgjedhje të lira e të ndershme. Për këtë arsye, zgjedhjet duhet të zhvillohen sa më parë dhe me standarte, pasi kjo është e vetmja rrugë për integrimin europian të Shqipërisë”.

Zoti Kostelancik është emëruar në detyrën e Drejtorit të Zyrës për Europën Jugore e Qëndrore vetëm dy muaj më parë, në përfundim të misionit diplomatik në Hungari, si zëvendës ambasador i Shteteve të Bashkuara. Vizita e tij në Tiranë është e para në rajonin e Ballkanit, i cili duket se ka rifituar një tjetër vëmëndje pas emërimit pak ditë më parë të Zëvendës Ndihmës Sekretarit për Çështjet Evropiane, Matthew Palmer si përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Burimi: VoA

e.ll./dita

September 4, 2019 21:11
Komento

10 Komente

  1. demo September 4, 21:46

    Deri tani qeverisja e hajduterise demokratike eshte karakterizuar nga kapriciot e paparashikueshme te malokeve ne pushtet.
    Sa shume mund i este dashur diplomacise Amerikane dhe evropiane te binde Berishen per zgjedhje te ndershme ne 1996,te mos bjere ne kurthin e fajdeve,te vleresoje rikthimin e pronave tek pronaret e ligjshem etj,po maloku aq sa ishte harbut dhe pordhac,aq ishte edhe i pabese.Vajti theu embargon e OKB kunder Serbise,duke u bere furnitor i makines luftarake te Serbise.
    Edhe ky maloku Skraparit kujton se do te hedhe vicka me pushtetin honorifik te Presidentit,si Berisha ne 92-97..Po tani presidenti eshte kukull dhe dekretet e tij nuk jane as ligj,as Maligji,por jane ca pacavure qe Edi Rama fshin menderen.Tentativen per te destabilizuar vendin e denoi edhe Amerika edhe BE,prandaj pas kesaj braktisje nga zyrtari i larte Amerikan,Ilir Meta eshte realisht i pushuar nga puna.Ose duhet te jape doreheqje,ose duhet te vrase veten.Meqe asnje malok nuk ka vrare veten deri tani,le ta rekrutoje baba Mondi dervish ne teqene e Kulmakut,se i ka qejf lartesite.

    Reply to this comment
    • Alpinisti guximtar September 4, 23:45

      Ku pjerdh Likja per Amerikanet

      Sa te kete qim Peken dhe Bes Kallakun, ehahaa

      Reply to this comment
      • Raimond vlonjati September 5, 05:32

        Ai Amerikani duke mos takuar Presidentin e Shqiperise tregoi edhe nje here se per politken Amerikane , Muxhahedinet jane gjitheshka,

        Ai duhet ta dije se Presidenti eshte pergfaqesues i Kombit shqiptar,
        dhe ai duhej takuar i pari, pastaj Kryeministri hajdut , me aradhen e partiakeve

        Une te isha si Meta, direkt do kerkoja largimine Muxhahedineve nga Shqiperia
        Ata jane nje ciban islamik qe vene ne rezik unitetin e shoqerise sone

        Ndaj duhet te ngrihet gjithe Intelektualet dhe te kerkojne largimin e atyre arixhinjve islamike.nga toka jone

        Reply to this comment
  2. s.g. September 4, 22:26

    E joshi Salih Berisha që pushteti të përdoret për tu pasuru dhe si po duket ky ka për ta pagu edhe për Salihin cub i badh Salih opinga

    Reply to this comment
  3. DALLTON September 4, 22:46

    Eh more Like sa shume te shkon roli I “Fallxhorit”ngele me filxhan ne dore ,kush e luajti “dixhitalin “ne kuvend dhe ne media dhe kush e pesoi ,kesaj I thone :Dardha e ka bishtin mbrapa ,por mos u merzit sa te kesh Petrit -Vasilin dhe Monen ,nuk te lene vetem ata do sakrifikojne per ty po te jete nevoja edhe ne Rec-te-SHkodres do te vine me ty ,se helbete do lozni me letra ,kujdes se Petriti ka per ta lene ,derrin-mach ne dore .

    Reply to this comment
  4. Olsi September 4, 23:36

    Like Pordhes nuk ja var as Ard Daullja mo.Like Pordhes i ka ngel vetem Qim Peka me Bes Koqekallakun dy budallenjt ne rang kombtar.

    Reply to this comment
  5. Komentuesi September 4, 23:45

    Bravo i qoft Amerikanit qe ja ka dhjer presidentit Meta duke e shmangur komplet per takim.Kjo tregon se Meta eshte vene ne rrethin e kuq te amerikaneve si nje politikan super i korruptuar.

    Reply to this comment
    • shtetet e bekueme te gjyshes se hamdi deges September 5, 04:51

      shume budallenj ju komentuesit shqiptare..

      nuk takoi Meten por ama gruan e tij e perqafoi me lezet

      kapeni pak o voamene kete ketu poshte

      /////////

      Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi priti në një takim në selinë e kësaj force politike drejtorin e ri për Europën Qëndrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik.

      Reply to this comment
  6. burregrua September 5, 11:55

    Monikameta (burre e grua mish e thua)

    Reply to this comment
  7. Konti Sbalta September 5, 17:31

    Eh ! C’i vajten dem ato ecejaket ne Amerike per gati dy vjet rresht ketij mashtrusit ordiner me emrin Ilir Meta (d.m.th.me te meta),pa llogaritur parat qe ka paguar tek sekseret apo ndermjetesit(llobistet) per ta pritur neper zyra te ndryshme atje ne Washington.Humbje e madhe edhe per arken e shtetit tone sepse udhetimet ky sharlatani i ka bere me fondet e shtetit ,bile ka marre edhe dieta per udhetimet etija personale!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*