Zëri i Amerikës: Paqartësi për burimin e fondeve për lobim të PD

March 8, 2018 10:48

Zëri i Amerikës: Paqartësi për burimin e fondeve për lobim të PD

 

Partia Demokratike hodhi poshtë të mërkurën një shkrim të botuar në revistën amerikane “Mother Jones” lidhur me fondet, që kjo parti ka paguar për aktivitete të lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para zgjedhjeve të qershorit të vitit të kaluar.

Artikulli ngre dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP”, me bazë në Skoci, qëndrojnë biznesmenë rusë.

“Makina e propagandës së Edi Ramës ka prodhuar dje një shkrim me pagesë në një media të majtë të dorës së dytë për të shpifur për financimin e Partisë Demokratike. Shkrimi është qesharak për nga përmbajtja dhe skandaloz për nga falsifikimi i fakteve dhe kapërcimet logjike”, thuhet në deklaratën e PD-së, duke theksuar se ajo nuk ka asnjë lidhje me individë apo kompani ruse.

Çështja e pagesave për lobim të kryera nga ana e PD-së u hap në nëntorin e kaluar, kur firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë.

Sipas deklarimeve të kompanisë ‘Muzin’ ajo ka marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017: pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.

Nga këto deklarime të firmës Muzin, vetëm ajo prej 25 mijë dollarësh, është pranuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha që është paguar nga PD-ja. Dy të tjerat janë të paqarta.

Partia Demokratike nuk ka pranuar asnjë lidhje me firmën ‘Biniatta Trade LP”, e cila rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë – një shtet i Amerikës Qendrore, i njohur si parajsë fiskale.

Sipas investigimit të revistës “Mother Jones”, “Biniatta Trade LP” është një partneritet i krijuar nga dy kompani: Asverro Corp dhe Liminez Commerce, për të cilat “nuk ka të dhëna publike për ndonjë aktivitet tregtar”.

Pas këtyre dy kompanive, sipas “Mother Jones”, qëndrojnë dy shoqëri të tjera të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar, “Babyonica” dhe “KF Global Management”, aksionet e të cilave zotërohen në masën 75 për qind nga dy shtetas rus, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev.

Në deklaratën e saj PD thekson se ajo “nuk ka thyer asnjë ligj, as shqiptar, as amerikan dhe të asnjë vendi tjetër. Partia Demokratike nuk ka pasur e nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte me individë apo kompani ruse”.

Megjithatë mbetet i paqartë angazhimi i “Biniatta Trade LP” në favor të Partisë Demokratike, duke paguar 150 mijë dollarë.

“Muzin Capitol Partners” deklaron se është “kompensuar nga “Biniatta Trade LP” për aktivitetet e organizuara në emër të Partisë Demokratike për të promovuar lidershipin konservator shqiptar pranë biznesve dhe udhëheqësve politikë​ në Shtetet e Bashkuara”.

Sipas ligjeve shqiptare, partitë duhet t’i deklarojnë në KQZ shpenzimet për aktivitetet e tyre. Në dokumentacionin e dorëzuar nga PD në KQZ, rezulton se ajo ka paguar 100 mijë dollarë për një firmë tjetër lobuese në ShBA, “Barnes&Thornburg”.

Deklarimi i PD-së, nuk përfshin kompensimet e tjera që firma Muzin i ka deklaruar në Departamentin amerikan të Drejtësisë se i ka marrë nga PD-ja (500 mijë dollarë), ose për punë në favor të saj (150 mijë dollarë nga Bienatta).

Për herë të parë çështja e shpenzimeve të padeklaruara nga PD-ja, u zbardh nga një shkrim i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative, BIRN, në nëntor të vitit të kaluar.

Në reagimin e saj Partia Demokratike theksoi se “Kontratat e lobimit të Partisë Demokratike janë dokument publik që janë të depozituara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë. Kontratat dhe pagesat e bëra janë subjekt i ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe janë audituar dhe kontrolluar nga qeveria amerikane”.

Por gati një muaj më pas, gjatë emisionit “Opinion”, në TV Klan, zoti Basha do të jepte shpjegime dhe për shumën prej 500 mijë dollarësh për “Muzin Capitol Partners”.

“Kjo kompani ka marrë dhe kontribute të tjera. Ka marrë një kontribut me një shumë prej 500 mijë dollarësh, përmes një skeme plotësisht në përputhje me ligjin amerikan, nga shqiptaro-amerikanët që kanë bërë grumbullim fondesh. Ky është një transaksion i drejtpërdrejtë, mes këtij fondi dhe kompanisë së lobimit. Këto para as nuk kanë ardhur në PD dhe as nuk janë paguar nga PD”, u shpreh zoti Basha, sipas të cilit kanë qenë të paktën 100 shqiptaro-amerikanë që kanë kontribuar për këtë fond.

Mbetet ende e paqartë kjo mospërputhje faktesh, ku “Muzin Capitol Partners”, deklaron se është paguar nga PD-ja, ndërsa zoti Basha deklaron se pagesa është bërë nga shqiptaro-amerikanët.

Për ta komplikuar çështjen edhe më tej, një shifër prej 500 mijë dollarësh, përmendet edhe në kontratën fillestare midis firmës Muzin dhe firmës “Biniatta Trade LP”, të depozituar në Departamentin amerikan të Drejtësisë, si një pagesë që Biniatta duhet t’ia bënte firmës Muzin.

Si përmbledhje, PD ka deklaruar në KQZ 100 mijë dollarë për firmën “Barnes&Thornburg”. Zoti Basha ka pranuar edhe 25 mijë dollarë pagesë për firmën Muzin, ndërkohë që mungojnë nga deklarimet në KQZ 150 mijë të bëra për PD-në nga Biniatta dhe 500 mijë, që Muzin thotë i ka bërë PD. Ndërsa PD pretendon se i ka paguar komuniteti shqiptaro-amerikan.

Në fund të nëntorit, kur çështja u bë publike, Prokuroria e Tiranës, njoftoi se kishte nisur verifikimet dhe se kishte kërkuar dokumentacionet përkatëse si nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për deklarimet e PD-së, ashtu dhe nga vetë Partia Demokratike për të marrë kontratat e lidhura me kompanitë amerikane. Por për rezultatet e këtyre verifikimeve nuk ka pasur deri më tani asnjë njoftim zyrtar.(VOA)

l.h/ dita

March 8, 2018 10:48
Komento

7 Komente

  1. Granit Boni March 8, 16:21

    Ore spo shoh as InfoAnalin as Intelektu-halene dhe as mark uk keto hordhi te zbritura nga malesite e Qoftelargut ti bejne mbrojtjen ne blog cetes kriminale me emrin PeDe ose PIDH(Partia Idealeve Dhjetorit)

    Reply to this comment
  2. ramiu March 8, 18:54

    ku ti shohesh jane fshehur ne nonje vrime haleje dhe ashtu te lyer po te dalin qelbin boten

    Reply to this comment
  3. MH March 8, 19:54

    Ju qe komentoni pse nuk dalin minjet ne mejdan.Mendoj qe ato si te paret e tyre ne luften clirimtare u bashkuan me pushtuesit.Keshtu dhe keto trashigimtare po derdellisin vrimave e skutave e nuk i’u a mban bitha te perballen.Do presim tarshigimtaret mbas 50 -60 vitesh qe do i dalin zot ketyre sot si keta sot atyre tradhetarve te para 70 vitesh.
    Hora tradhetar kriminel aventurier hajdut te korruptuar do ngelin mizeria shekullore historikete pa korigjuesh.Deri ne nji dite nese u nderhyhet per ti ndryshuar genin ne ADN.

    Reply to this comment
  4. kRIST March 8, 21:08

    Zeri i amerikes,nuk ben keq,qe merret me problemet e lobingjeve,por me ben shume pershtypje,qe nuk thote asnje fjale per kokainen e mbritur ne Durres,menyren si u kap,kush e kapi,si e kapi,kush informoi,apo nuk informoi e te tjera.Pse kjo qetesi absolute,per kete problem????

    Reply to this comment
  5. Alban Dega March 8, 22:13

    From: Alban Dega
    Date: March 27, 2017 at 13:42:15

    SI QENE TE RRAHUR ….

    – Kronike e nje deshtimi te paralajmeruar…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Lelezim Basha u kthye nga Uashingtoni me nje thes plot rrena qe nuk i besonte as vet.
    U nis nga cadra si Skenderbeu…
    U kthye ne cader si Sulltan Murati i mundur, i drobitur, i rrahur keqazi ne fushen e betejes se tij te rrenave donkishoteske !
    U kthye si i nakatosur si mos me keq!
    I dhjere por krenar!
    Pse?
    Sepse Uashingtoni ka mik e aleat Shqiperine e lire demokratike dhe me drejtesi te gezueshme e te barabarte per te gjithe shqiptaret e jo per P…. politikanet!
    Pse?
    Sepse politikanet jane te perkohshem!
    Sepse Shqiperia dhe shqiptaret si populli e kombi mbi 95 per qind proamerikane e properendimor jane te perjetshem dhe te pavdekshem!
    Pse!?
    Sepse kush ka mik Ameriken e ka Zotin me vete!
    Sepse rruga e shqiptareve drejt ardhmerise eshte:
    – E duam Shqiperine se Ameriken demokratike !
    Pse!?
    Sepse Amerika te shikon punen e jo gunen, te vlereson jo proamerikanizmin me fjale por me vepra ne sinkron me aspiratat e popullit tend!
    Kujtoni vetem se si e zgerlaqi ” Zeri i Amerikes ” Lulezim Bashen !
    Pse?
    Sepse ka edhe me..
    Amerika demokratike di dhe e njeh jo vetem Lulezim Bashen, por edhe cilindo politikan shqiptar kudo me mire se ata e njohin vetveten sado te sofistikuara e ” Koka Zeusi” tu duket vetja…
    Pse!
    Sepse jo vetem sot por sot gati prej nje shekulli, politikanet shqiptare nga Ahmet Zoti e Enver Hoxha, nga Ramiz Alia e Sali Berisha, nga Fatos Nano e Lulezim Basha… jane mesuar te drejtojne me rrena e mashtrime, me dallavere e pazarlleqe te felliqta, me kurthe thika pas shpine, me hu e me litar …
    Sepse eshte veshtire te gjesh politike me dallkauke se politika shqiptare ku secili politikan spiunon tjetrin, secili orvatet ti beje sterkembeshin e deri edhe varrin jo vetem politik por edhe fizik tjetrit. Jo vetem jashte por edhe brenda llojit te vet.
    Zogu kunder Nolit me bajonetat e Pashicit!
    Enveri kunder Mehmetit, Nakoja e Koci Xoxe… kunder te dyve duke spiunuar fillimisht tek Beogradi pastaj tek Moska.
    Berisha kunder Azemit e Cekes, Pashkos e Imamit, Arbnorit e Olldashit po aq bile edhe me eger se kunder Nanos te cilin e burgosi por nuk e nxori ne prite si Azemin !
    Marreveshjet e felliqta si ajo e Triestes, apo pazaret e pista te 97-es e te 2004- 2005… ti kryeminister une president etj. etj, jane fytyra e shemtuar e kesaj politike te felliqte sa edhe perverse… qe e ka rrenuar disa here Shqiperine.
    Cikli vazhdon!
    Rrenat e Lulezim Bashes diten per Diell pas kthimit nga Uashingtoni ne cadren e ngritur mbi nje vendi krimi eshte akti me i ri por jo i fundit i kesaj komedie butaforike te politikes shqiptare dhe i tragjedise afatgjate te shqiptareve si popull e si komb!
    Qofte i fundit!
    Ishallah …
    Marshallah!

    Reply to this comment
  6. Alban March 9, 03:41

    ANTIAMERIKANET ME TE KEQINJ…. !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Askush me shume se Nena e demokracise Boterore Amerikan nuk i perbuz servilet, hipokritet, mashtruesit, dyfytyreshat, proamerikane me fjale e antiamerikanet ne veprime.
    Nuk ka antiamerikan me te keq se proamerikanet me pallavra dhe antiamerikanet me veprime.
    A e di se cka i quajne amerikanet keta sojsez personash : asskisers fjale per fjale, me nje fjale bythelepires !
    A nuk ishin lideret politike te PD-se dhe LSI-se dhe kazani mediatik i tyre qe vetem nje jave me pare nuk lane helm pa vjellur e shpifje pa bere kunder SHBA-se, Ambasadorit te nderuar Donald Lu e BE-se!?
    A nuk ishin kapobanda i kesaj bande gangsteresh Sali Berisha, Lulezim Basha, Edi Paloka, Dritan Shehu, Alibeaj, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Keida Mehmeti … Blendi Koran Toptani, Artur Zheji, Ylli Rakipi, Prec Zogaj, Rakipllari, Kastriot Islami, Artan Hoxha, Ylli Manjani e co. qe I shpallen lufte “imperializmit Amerikan”
    A nuk jane e njejta shpure qe brenda 24 oresh kaluan krejt ne polin e kundert dhe u bene mbrojtesit me te flakte, gardistet e kuq te Trampit dhe Heidi, te SHBA -se lidhur me Voten e Shqiperise per Rezoluten te Jetuzalemit !
    Skajet gjithnje puqen kur behet fjale per politiken Albanus Adversus Albanus” , pra shqiptaret kunder shqiptareve te politikaneve sa antishqiptare te sprovuar si antiamerikane e si antishqiptare!
    Si mund te jene proamerikane te thekur ata qe e rrenuan e zhbene, dogjen e sakatuan, plackiten e vrane te pakten shtate here Atdheun e vet ne 27 vjet.
    Si mund te doje nje shtet mik e aleat strategjik te Shqiperise si SHBA-ne ata qe e shiten e shituan Atdheun, dheun ku u ka rene koka !
    Kur flasin profesoret me diploma prej verteti, duhet te heshtin plepistat e Universiteteve te Plepave dhe akademiket e Akademive te Domosdoves sic i stigmatizinte Noli i madh, duhet te heshtin diplomatet, politikanet, sabelitodos- gjithckaditesit “ Dru me pre” ala Petrit Vasilit, Kastriot Islami, Agim Nesho, Prec Zogaj, Artur Zheji…Blendi Fevziu e co.
    Nje fakt flet me shume se nje thes me pallavra! Po shume faktet ?
    Politika dhe diplomacia jane jo vetem shkence, por edhe art, mjeshtri, zanat teper i veshtire.
    Si njera edhe tjetra jane Shkenca, Arti, Mjeshteria e se pamundures qe edhe te pamunduren e ben te mundur, sic thoshte Churchilli.
    Diplomacia eshte arti qe ne vend te gjyleve nxjerr pellumba nga grykat e topave !
    Lufta, dhuna, padrejtesia… jane nena e te gjitha te keqijave te kesaj Bote !
    Paqja, drejtesia, miqesia, mirekuptimi, dashuria, miqesia, miresia… jane gjerat qe sa me shume ti kemi aq me shume na mungojne, aq me shume na nevojiten per nje Bote me te mire !
    Ndaj te mendojme, te punojme e te luftojme per to si per jeten !

    Reply to this comment
    • Beni USA March 9, 17:00

      Brovo o Amdi Dega dhe jo Alban se e ndyne kete emer ti o kelyshe i PPSH Agjent i sigurimit ne rradhet e Komitet Qendrore te Rinise dhe I ministris se jashtme ne vitet 1980-1990

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*