VOA, shkëlqimi dhe venitja e radios së famshme, nga Drizari te Biberaj

October 28, 2017 11:51

VOA, shkëlqimi dhe venitja e radios së famshme, nga Drizari te Biberaj

(Vijon nga numri i kaluar)

Shaqir Salihu

Fillimet…

Lufta e Dytë Botërore hyri në vitin e tretë në vjeshtë 1941. Sunduesit autori- tarë që kishin marrë pushtetin në Gjermani, Itali e Japoni po nënshtronin një nga një vendet e pavarura të Botës së Vjetër. Popujt po përjetonin tmerrin e konfliktit më të egër të historisë dhe në mbarë rruzullin qenë përhapur drithërimat për ekzistencën e qytetërimit njerëzor. Shtetet e Bashkuara ishin përpjekur të ruanin deri vonë neutralitetin. Por si vend demokratik, Amerika nuk e shihte me sy të mirë përhapjen e Fuqive të Boshtit dhe filloi të përkrahte kundërshtarët e tyre. Amerikanët, megjithatë, nuk ishin të gatshëm për luftë. Shtetet e Bashkuara nuk ishin këndellur ende mirë nga vuajtjet e “Depresionit të Madh”, krizës më të rëndë ekonomike në historinë e vendit. Ndërsa edhe kujtimet e Luftës së Parë Botërore i kishin shtyrë shumë amerikanë të urrenin konfliktin e armatosur dhe të besonin në paqe dhe dialog si rrugë për zgjidhjen e problemeve.

Mirëpo, siç thotë kolegu Dejvid Xharmul, duke përshkruar periudhën mes luftërave botërore, udhëheqësit autoritarë të asaj kohe, “ishin më fort të dëgjueshëm ndaj rraptimave të çizmeve të ushtarëve sesa ndaj fjalëve fisnike të paqes.”  Lufta qe e pashmangshme, çfarë u vërtetua në mëngjesin e 7 dhjetorit, kur japonezët sulmuan territorin sovran të ShBA-së. Avionët luftarakë të shtetit aziatik zunë amerikanët të papërgatitur, duke sulmuar befasishëm bazën ushtarake në Përl- Harbor, në ishujt e Havait në Paqësor. Ngjarja tronditi publikun në tokën amë apo trevat kryesore të vendit në Amerikën Veriore. Ajo ditë, tha presidenti Franklin Delano Ruzvelt, është “datë që do të jetojë në turp”.

Kongresi i shpalli luftë Japonisë më 8 dhjetor, duke shënuar hyrjen e ShBA-së në Luftën e Dytë Botërore. Sakaq, vendi u gjend në një konflikt për të cilin nevojiteshin përgatitje të shumëfishta dhe të gjithanshme. Për dallim nga regjimet autoritare, Shtetet e Bashkuara nuk ishin përqendruar në ngritjen e kapaciteteve ushtarake. Por përveç armëve e municionit, amerikanët po përballeshin me sfida në shumë fusha të tjera. Ndërsa kishin hyrë në një luftë ku do të luftonin përkrah popujve të tjerë, ata panë nevojën edhe për të fuqizuar mjetet e informi- mit dhe komunikimin me botën e jashtme.

Elez Biberaj

Në orvatjet e para drejt atij qëllimi, Zyra e Bashkërendimit të Informimit (Office of the Coordination of Information, COI), agjenci e administratës së presidentit Ruzvelt, u angazhua për themelimin e një transmetuesi publik të ShBA-së. Valët e radios mundësonin një platformë të volitshme për komunikim dhe shfrytëzimi i tyre qe bërë i patjetërsueshëm që prej fillimit të luftës. COI mblodhi mendje të shquara të kohës nga fusha të ndryshme — gazetari, gjuhësi, letërsi, diplomaci, art, teatër e inxhinieri — me qëllimin e vetëm për t’i sjellë publikut ndër- kombëtar the Voice of America — Zërin e Amerikës.

Në atë periudhë, transmetimet në radio, përfshirë programet në gjuhë të huaja, ishin veprimtari e kompanive private në Shtetet e Bashkuara. Siç kujton gazetari Alan Hajll,  qeveria amerikane i hyri kësaj pune shumë vonë. “Bashkimi Sovjetik,” shkruan ai, “kishte dy dekada përvojë; Britania, një dekadë; dhe Franca e Gjermania, gati një dekadë.”  E vetmja përvojë në transmetime ndërkombëtare e amerikanëve kishte qenë në vitin 1940, kur ishin përgatitur disa programe radioje për Amerikën Latine.  Por tani rrethanat dhe nevojat po shënonin një kthesë dhe amerikanët ishin gati të linin gjurmët e tyre në një punë të re.

Në shkurt 1942, Zëri i Amerikës filloi transmetimin me një program në gjuhën gjermane. Uilliam Harlan Hejll, “autor librash dhe moderator me përvojë që fliste gjermanishten me një çik theksi amerikan,”  lexoi fjalët e para për dëgjuesit në kontinentit e vjetër: “Ju flet Zëri i Amerikës… Sot, e prej tani përditë, do t’ju flasim për Amerikën dhe luftën… Lajmet mund të jenë të mira ose të këqija për ne. Por ne do t’ju themi të vërtetën.”

Zëri i Amerikës kremton themelimin më 24 shkurt. Siç rikujton Alan Hajll, autor i një libri gjithëpërfshirës mbi Zërin e Amerikës, programi i parë u përgatit në atë datë por nuk arriti të transmetohej në Europë deri më 25 shkurt.  Mirëpo fotografi Kris Kern, ish-punonjës i VOA-së, mendon se emisionet e radios duhet të kenë filluar shumë më herët, të paktën më 1 shkurt.  Në këtë përfundim, Kerni arrin duke marrë për bazë skriptin më të hershëm që kemi në dispozicion për emisionin në gjuhën gjermane. Në atë dokument figuron data 3 shkurt dhe nga përmbajtja kuptohet mirë që nuk është emisioni i parë. Dokumente që vërtetojnë datën 1 shkurt nuk janë ruajtur. Por duke marrë për bazë skriptin e 3 shkurtit, në të cilin vërehet edhe numri romak III, autori Kern sugjeron se Zëri i Amerikës mund të ketë filluar transmetimet më herët qysh më datën 1 të muajit.  Fillimin e misioneve të radios ditën e parë të muajit e pranon edhe historia zyrtare e Zërit të Amerikës, që për më tepër thekson se programi i parë u transmetua “56 ditë pas sulmit japonez në Përl-Harbor dhe hyrjes së Shteteve të Bashkuara në LIIB.” Cilado qoftë data e saktë, puna në vazhdim u intensifikua dhe shpejt nisën transmetimet edhe frëngjisht, italisht dhe anglisht në programe çerekoresh. Zëri i Amerikës filloi të bënte bujë dalëngadalë dhe të krijonte risi me mënyrën e veçantë të transmetimit.

Ditët e para të Zërit të Amerikës nuk ishin aspak të lehta. Gazetarët, redaktorët, teknikët e inxhinierët po përgatisnin materialet në hapësirë të pamjaftueshme për punë në zyrat e ndërtesave që ishin marrë me qira në qytetin e Nju-Jorkut. Sa për ta rritur edhe më shumë tollovinë, për të gjithë institucionin ishin në gatishmëri fillimisht vetëm dy studio. S’kishin faj folësit që, siç rikujton Hejlli, duke hyrë e dalë shpejt e shpejt nga studiot t’i shkelnin këmbën njëri-tjetrit apo prej ngarkesës së punës të këmbenin dhe ndonjë fjalë të pakëndshme.  Por ato nuk paraqitën pengesë që lajmet e Zërit të Amerikës të linin vragën e tyre anembanë dhe t’u sillnin shpresë popujve të pushtuar. Dëgjuesit nga Franca dërguan letër qysh në atë kohë, duke përshkruar me mirënjohje rolin e radios amerikane. “Me aq padurim i presim fjalët tuaja,” shkruan francezët, “dhe aq shpejt përhapen ato në mesin tonë.”  Mbase po aq me ngut sa edhe përgatiteshin lajmet për transmetim nga brigjet perëndimore të Atlantikut.

Qeveria federale u përpoq të vërë në dukje sukseset e Zërit të Amerikës edhe përmes një hulumtimi më 1943. Siç shkruante revista Time, raporti qeveritar ishte vetëm një përmbledhje e njoftimeve të rastit.  Por për kohën, ato mund të shërbenin si tregues i mirë për fuqinë e tejçuesit amerikan në Europën e kapluar nga lufta. Në Zvicrën e papushtuar, shtypi botonte reklama për programin e Zërit të Amerikës, kurse gazetat ilegale të Polonisë ishin përplot me lajme nga radioja amerikane. Aq më tepër, vetë transmetuesit gjermanë dhe italianë kishin filluar të kundërshtonin Zërin e Amerikës.

Një shkrim i po atij viti, ndërkaq, është tejet kritik ndaj radios amerikane. Duke përmendur si burim të dhëna zbulimi në Itali, revista Time thotë se disa dëgjues antifashistë nuk ishin të kënaqur me programet e Zërit të Amerikës.  Për nga toni mund të dyshohet se artikulli paraqet vetëm ankesat, por jo dhe lëvdatat e italianëve, ndonëse përmenden hapa konkretë që amerikanët kanë ndërmarrë për të përmirësuar dhe zgjeruar rolin e radios së tyre.  Në fakt, kritikat e mediave private përsëriteshin herahershëm dhe nuk duhet parë më shumë se një zhvillim i konkurrencës. Ishin gazetat amerikane ato që e bënë të madhe një koment jodiplomatik të Zërit të Amerikës, që quante Viktor Emanuelin III “mbret i vocërr e tutkun” (“moronic little king”), në një kohë kur ai po kalonte në anën e Aleatëve.

Mirëpo gjuha e ashpër në rastin e monarkut italian flet për pavarësinë që gëzonte Zëri i Amerikës. Komenti pati pasoja për disa prej drejtuesve të Zërit që u detyruan të largohen, por radioja vetëm sa intensifikoi përpjekjet e vazhdueshme në ndjekje të së vërtetës.

Zëri i Amerikës u ndodh në ballë të njoftimeve për zhvillimet e luftës, si në ditët e vështira por edhe gjatë kthesës së madhe. Në fakt, vetëm duke tejçuar pa hile të vërtetën, përkundër lajmeve të këqija për Aleatët, VOA ia doli të fitonte besimin e dëgjuesve, madje dhe armiqve të Amerikës. Në edicionet e lajmeve të asaj kohe, u njoftua për disfatat e Aleatëve në Paqësor dhe gjetkë, sikur për të përgatitur terrenin për lajmet e mira që do të vinin. Xhon Hauzmen, kreu i Zërit të Amerikës në atë kohë, shpjegoi më vonë se vetëm duke treguar të vërtetën “do të mund të fitonim namin për ndershmëri, që shpresonin të na shpaguhej në atë ditë të largët por të pashmangshme kur do të fillonim të transmetonim për pushtimet dhe fitoret tona.”  Kjo me gjasë luajti rol edhe në fillimin e kthesës në rrjedhën e luftës, kur njoftimet e Zërit të Amerikës për zbarkimin e amerikanëve e britanikëve në Afrikën Veriore patën jehonë të vërtetë në Europë.

Vazhdimi i përpjekjeve të luftës ndikoi edhe në kushtet e punës së tejçuesit amerikan. Nga kthinat e vogla ku zuri fill transmetimi më 1942, Zëri i Amerikës u zgjerua në disa ndërtesa në Nju-Jork dhe hapi zyra edhe në Los-Anxheles për të shërbyer si urë komunikimi mes Shteteve të Bashkuara dhe botës, përfshirë dëgjuesit e programit në gjuhën shqipe. Më 30 prill 1944, amerikanët hapën një radiostacion të ri në Europë. Ndërsa në verën e atij viti, shërbimi në Amerikë arriti kulmin me 3 mijë punëtorë dhe me programe në 40 gjuhë, pa njehur dialektet. Kur flitet për dialektet, ato patën rëndësi të veçantë edhe për anglishtfolësit. Britanikët, që dallohen nga amerikanët me të folurën e tyre, dhanë ndihmesë të pamohueshme në realizimin e programeve të Zërit të Amerikës. Transmetuesi britanik BBC, që shquhej për veprimtarinë e tij në Europë, vuri në dispozicion antenat dhe valët e veta dhe emitoi disa nga programet e para të VOA-së.  Ndërkaq, për të këshilluar njomëzakët amerikanë, nga mediumi britanik u angazhuan edhe specialistë, të cilët lanë gjurmët e tyre të pamohueshme.

Përveç përvojave të tyre profesionale, britanikët sillnin edhe njohuri praktike që u mungonin amerikanëve. Në transmetimin e parë, për shembull, ata zbuluan se sigla muzikore që kishte përgatitur Zëri i Amerikës rastisi të kishte partiturë identike me një këngë ushtarake të nazistëve. Kështu që amerikanët flakën tej orkestrimin gjigant të asaj vepre dhe bënë gati për ngut siglën “Yankee Doodle” (Jenki Dudëll), që dëgjohet edhe sot në emetimet e VOA-së.  Ndihmesa të tilla ndihmuan në krijimin dhe ruajtjen e identitetin të veçantë të tejçuesit amerikan.

Përpjekjet e hershme

Nëse dikush zgjedh të flasë apo të shkruajë drejt e ndershmërisht për shërbi- min në shqip të Zërit të Amerikës, kurrsesi nuk mund të shpërfillë zanafillën e këtij shërbimi. Dhe zanafilla e redaksisë shqiptare të kësaj medie kaq të famshme, mban vetëm një emër: Nelo Drizari. Ai ishte gazetari dhe drejtuesi i parë i programit në shqip të VOA-së që u themelua në maj të 1943-it, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Unë madje, jo vetëm që nuk mund ta anashkaloja, por po e vendos që në krye të herës, para se të tregoj zanafillën e punës sime te Zëri i Amerikës.

CILI ISHTE NELO DRIZARI, SHEFI I PARË?

Zenel “Nelo” Drizari lindi në vitin 1902 në Drizar të Mallakastrës, në një familje atdhetare. Rruga e jetës së tij është tipike e emigrantit shqiptaro-amerikan. Ende adoleshent, mërgoi së bashku me të vëllanë. Fati nuk e ndihmoi djaloshin që përpiqej t’ia dilte me punë e me mund në tokën e ëndrrave. Ai pësoi një paralizë në gjymtyrë, që i shkaktoi shumë dhimbje fizike dhe shpirtërore. Por, me ndihmën e të vëllait, i hyri shkollës dhe me vullnet të hekurt dhe etje të pashuar, arriti më në fund të marrë diplomën për gazetari në Universitetin “Kolumbia” të Nju-Jorkut.

Nelo Drizari

Ndërkohë, Neloja i ri u aktivizua në veprimtaritë patriotike të Federatës “Vatra”, dhe pas studimeve punoi si gazetar dhe editor i gazetës Dielli, në faqet e së cilës gjendet e pasqyruar publicistika e tij e pasur – artikuj, analiza, reportazhe e intervista. Prej tyre mund të përmendim një intervistë me aktorin e njohur ndërkombëtar, me origjinë nga Shqipëria, Aleksandër Moisiun gjatë një turneu që ai zhvilloi në ShBA.

Nelo Drizari u kthye rishtazi në Universitetin “Kolumbia”, po kësaj here si lektor i gjuhës shqipe. Një detyrë e tillë e bëri atë t’i përkushtohej punës shkencore në fushën e shqipes si studiues i gjuhës, mësimdhënës dhe leksikolog. Fryt i kësaj veprimtarie janë veprat Fjalor shqip-anglisht dhe anglisht-shqip dhe Shqipja e folur dhe e shkruar: Doracak praktik.

Nuk është e rastit që ai, në vitet e vështira të Luftës së Dytë Botërore, u ngarkua me detyra të rëndësishme dhe delikate. Kështu, Neloja u emërua shef i Departamentit për Shqipërinë në Zyrën e Amerikës për Informata të Luftës. Aty bashkëpunoi madje edhe me Fan Nolin, dhe më pas hodhi themelet dhe drejtoi programin shqip të Zërit të Amerikës (1943-1945). Në poste të tilla, me punën e tij serioze dhe me aftësitë e kualifikuara, ai kontribuoi në kauzën e madhe të fitores mbi fashizmin.

Pas Luftës, Neloja iu kthye veprimtarisë shkencore dhe mësimdhënies së gjuhës shqipe si shef Departamenti në Institutin e Lartë Ush- tarak të Gjuhëve në Monterei të Kalifornisë. Në vitet që pasuan, ai u shqua për një veprimtari akoma më të gjerë, duke kaluar në fusha të tjera të dijes e të krijimtarisë. Nënshkrimi i tij u shfaq në shtypin autoritar amerikan si New York Times, Boston Globe, Current History Magazine, Brooklyn Eagle Magazine etj. Ai u dha pas studimeve shqip- tare, duke botuar në anglisht veprën Skënderbeu, një kalorës i shek. XX.

Studiuesi shqiptaro-amerikan mori pjesë dhe në hartimin e disa veprave kolektive shkencore si Historia e dramës moderne, Enciklopedia e Kollierit, Fjalori i Kolumbias për letërsinë moderne amerikane etj. Përktheu anglisht dramën Besa të Sami Frashërit.

Më 18 shtator 1978, mbylli sytë në moshën 76-vjeçare në qytetin Karmel të Kalifornisë.

 

Lamtumirë VOA!

Historia ime në Zërin e Amerikës u mbyll më 31 dhjetor 2012. Por një epilog i pakëndshëm do të shënohej disa muaj më vonë. Në maj 2013, shënohej 70-vjetori i transmetimeve të para në gjuhën shqipe të Zërit të Amerikës. Puna e Nelo Drizarit, i pari gazetar dhe drejtor i shërbimit në shqip të Zërit të Amerikës do të mbetet e paharrueshme. Shërbimi në shqip i Zërit të Amerikës kishte organizuar një goxha aktivitet, me të ftuar dhe me ceremoni zyrtare. Sigurisht, siç ndodh normalisht prej shumë vitesh, ndonëse Elez Biberaj nuk është më shef i atij shërbimi, çdo gjë në atë redaksi bëhet nën kontrollin dhe nën kujdesin e tij të rreptë. Ai kishte bërë organizimet dhe kishte dërguar pjesën më te madhe të ftesave. Ftesa më erdhi edhe mua, por nga shefi i shërbimit në shqip, Arben Xhixho dhe jo nga Biberaj. U mendova gjatë nëse duhet të shkoja apo jo. Në fund vendosa të merrja pjesë, pasi pjesë e atij shërbimi kisha qenë dhe unë, e këtë kurrkush nuk mund ta mohonte.

Por, ajo që binte në sy atë ditë ishte se e tërë festa u bë si një one-man show, siç thonë amerikanët në botën e spektaklit. Biberaj e nisi ta rrëfente historinë e Zërit të Amerikës, seksioni në shqip, nga viti 1986 e deri në atë ditë. U harrua fare e nuk u përmend njeriu që e themeloi atë shërbim, Nelo Drizari, i cili i vetëm e drejtoi dhe e përgatiti çdo ditë emisionin, në ditët e vështira të Luftës së Dytë Botërore. U harrua Xhozef Paskali, i cili e drejtoi për 29 vjet atë shërbim, që nga ri- hapja e tij në vitin 1951 – pasi shërbimi u mbyll nga viti 1945 deri më 1951 — e deri kur doli në pension më 1979-n. U harrua Talat Karagjozi, njeriu që e mori në punë dhe duke bërë një gjë të tillë, shkeli çdo rregullore të Zërit, më së pari me Elezin. U harrua historia e shërbimit në shqip të Zërit të Amerikës. Nuk e di pse Biberaj u tregua kaq i pakujdesshëm me historinë e këtij institucioni. Mbase ai kujton që kështu aureola do të ndriste vetëm mbi të atë natë. Duket se ky njeri do të ngopej derisa sa ta shpallin shpëtimtar i kombit shqiptar. Të kujton mendësinë diktatoriale të shumë njerëzve që kanë marrë në qafë kombin tonë, mbi të cilët spikat Enver Hoxha. Biberaj edhe atë ditë bëri atë që ka bërë më së miri, qëkurse u bë shef i shërbimit në shqip të Zërit të Amerikës më 1986-n, ngritjen e kultit të individit për vetveten.

***

Elez Biberaj e nisi me përçarje dhe e bitisi me përçarje. Fara e dasive, e mbjellë prej tij dhe Kiçit, do të vazhdojë të japë fryte. Biberaj mund të mos jetë më zyrtarisht në krye të shërbimit në shqip, po edhe kjo duket punë e tij. Ajo farë e keqe që ka shoqëruar prej vitit 1986 shërbimin në shqip të Zërit të Amerikës, shumë shpejt u bë bimë e keqe, që i ka hedhur mirë rrënjët në ato themele dhe zor se do të shkulet më që andej.

Epilogu i një radioje të famshme

Në vitin 2015, Zëri i Amerikës në shqip, me të mirat dhe të këqijat e tij, kishte arritur një gur kilometrik. Një etapë e lavdishme po merrte fund. Radioja Zëri i Amerikës nisi të fliste shqip më 13 maj 1943. Për rastësi të fatit, ky zë u shua po një ditë maji, më 16 maj 2015. Ishte e vështirë kjo periudhë e viteve të fundit për shërbimin tonë. Kërkesat e vazhdueshme të qeverisë për shkurtime në buxhet kërcënonin me mbyllje të shërbimit. Por, mbase për fatin e mirë të shërbimit në shqip dhe të shumë shërbimeve të tjera në Zërin e Amerikës nisi lufta në Ukrainë dhe përpjekjet e Rusisë për më shumë ndikim dhe faktorizim më të madh ndërkombëtar. Kjo bëri që qeveria amerikane të mendohej dy herë dhe ta shtonte jetë- gjatësinë e disa shërbimeve të Europës, mes tyre edhe atij në shqip.

(Vijon)

October 28, 2017 11:51
Komento

13 Komente

  1. fllad October 28, 12:22

    Elez Biberaj ishte nga i njejti gen i saliserbit te Tropojes. Ata kishin per qellim shakterrimin e kombit shqiptar dhe cdo buton u shtypej ne Beograd. Ajo qe ka bere ky pusht ka qene normale per te.

    Reply to this comment
    • Nero October 28, 15:42

      Perse na e nxirrni foton e ketij qeni Biberajt se na krijon te njejeten alergji si ajo e salukut,

      Mjere Shqieprian qe gjithmone ngelet ne duar te gjakprishurve!

      Reply to this comment
  2. nipi i A.Rustemit October 28, 13:03

    ‘ZERI I AMERIKES’ DHE AGJENTI SERB ELEZ BIBERAJ DUHET TE DENOHEN ME VARJE NE MES TE TIRANES PER TRADHETI TE LARTE NDAJ ATEDHEUT E POPULLIT SHQIPETAR!!!!

    Reply to this comment
    • Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. October 28, 16:56

      O nip i A.Rustmit,o dobic i palles se diktatures komuniste ne zyrat e saje,o mije kenete dhe avokat i djallit.ZERIAMERIKES eshte dhe do te mbetet ZERI I SE VERTETES,packa se diktatura enveriste arriti te penetroje me soin e elezbiberovicerve tek ZERIAMERIKES,perseri kesaje qendre te medjas AMERIKANE dhe boterore nuke ju zbe kurre e verteta.ZERIAMERIKES sido qe te levrini ju o mije kenetash dhe avoketer te djallit,ZERIAMERIKES do te mbetet pishtare ne mes pishtareve te fjales se lire per vendet qe luftoje e sakrifikojne per liri e demokraci.
      Reforma ne drejtesi,Vettingu si dhe ligji i dekriminalizimit shume shpejt do te vendose pikat mbi I-ne.Besoni o djaj me fytyre njeriu,frut i pandeshkueshmerise se krimeve makabre te diktatures komuniste dhe persekutoreve ne to, qe si dje e sot derdhin lot krokodili vetem per te mashtruar e shqyer prene e rradhes,pra popullin e popujt.Mjaft me,MJAFT.Doni apo nuke doni ju o mije kenetash,drejtesia do te behet,se e kerkon SOVRANI,USA dhe BE-ja.Prisni se nuke keni pare gje akoma,kur e djeshmja dhe e sotmja do t’u duket nje enderr dhe e nesermja ne burg ne nje ferr pa fund.Mallkimi i mijra nenave e grave te veshura me te zeza,dhe i mijra femijeve te mbetur jetim shume shpejt do te bjere mbi ju dhe mostrat tuaja kudo qe jane.Ju sado leke te piset e pushtet qe te keni,kurre nuke do te mundeni t’i shpetoni banges se akuzes si autore,apo bashkeautore ne mijra krime makabre e superkorrupsione ne dite e vite deri me sot.Tani per ju Ora tik-tak,tik-tak,tik-tak,tik-tak,tik-tak,ajo bie,koha hecen ate nuke ka fuqi ta ndaloje askush nga ju o mije kenetash,se e ka bekuar Zoti.

      Reply to this comment
  3. maxi October 28, 13:35

    Kur ndegjonja Zerin e Amerikes ne kohen e E.Biberajt ndegjhonja shpresen e shpetimit te shqiptareve nga thundra sllavo serbo maqedone,te cilet radio Prishtinen e kishin bere radio pristina ,radio shkupin ,radio skopje..Toponimet e vendeve ku kishe lindur dueshte ti permendish variantin sllave se perndryshe hynje ne burge.Zeri i Amerikes e afirmoje UCK ne kohen kur Bota Sote me keqe se edhe gazetat serbe e quante teroriste..Kjo radio krijoi miqesine qe kemi tash me SHBA.Ka shume serbofile grekofile ,botasot……

    Reply to this comment
  4. Arber I October 28, 14:39

    Shkrim i shkelqyer nga nje patriot i verete; eshte fat qe ka shpetuar gjalle nga perbindeshi udebash Elez Sali Biberaj-Berisha!

    Reply to this comment
    • Libri October 29, 13:46

      Libri Rrefime lirie i Shaqir Salihut i ngjan Mergates se qyqeve te Nasho Jorgaqit, te dy shpifin, i pari per te lartesuar veten, i dyti t’i thurur lavde sigurimit, pas pasur asnje merite.

      Reply to this comment
  5. Vicenc October 29, 12:15

    Etja per lavdi personale ku njerez si Biberaj Sali Berisha, dhe lili puti LulBasha i bejne me te pishtire figurat e tyre djallzore ne syte e publikut shqiptar ! Mashtruesa te medhenje ! Shume te poshter !
    Vetem koha i nxjerr ne pah te verteten e karakterit te ketyre njerzeve dhe qellimin e vertete qe rastesia ne momente historike, i ka nxjerr ne krye keta lapanjoze politike, dhe rufian ! Everteta zhytet por kurre nuk mbytet ! Ndjej neveri per keta lloje mashtruesit qe vitet e fundit i kane shkaktuar shume veshtirsi per zhvillim popullit shqiptar !

    Reply to this comment
    • folja October 30, 13:11

      fol fol se dicka do te mbetet. me kete natyre shpifjesh veprojne komunistat eneveristat e ndyre si shakir salihii qe e shplafte mortja imbaciil moron idiot

      Reply to this comment
  6. vasili October 29, 13:04

    Vecanerisht,ne keto dekadat e fundit,kemi pare dhe ndjere qarte,vrasjet dhe persekutimet masive para dhe mbrapa shpine,mega-grabitjet dhe shkaterrime te identitetit kombetar,shpifje dhe sharje ordinere pa fund deri ne permasa cmendurake,te specieve berisha-biberej,ku del dhe qarte,nga perjetimet e z. Salihu,qe biberaj ka bere qe dhe VOA-shqip,te funksionoje qarte si nje kulle vicidoli.
    Ajo qe te habit eshte nje pa kontroll i plote,nga punedhenesi amerikan.
    Jo vetem kaq,por biberaj arrin ta perdore si dordolec-marionet,duke e sjelle dhe ne Shkoder,drejtoreshen e pergjitheshme,ku ajo na prrallisi per paanshmerine te politikes bere nga kulla e erret biberaj.
    Keshtu qe i del detyra qe dhe ambasadori amerikan,se pari duhet te filloje te pastroje shtepine e tij,nga biberajt,mbasandaj te hidhet ketej.

    Reply to this comment
  7. Lili October 30, 08:05

    Vasili,
    Vertet mendon ti se amerika po punojka vetem sipas kokes se nje njeriut?
    Atehere mjere per tu!
    Amerika shikon interesat e veta,cdo here,sot te mba neser jo sipas interesat e veta.
    Pyetja qe duhet t’i bejsh vetit eshte pse po na dell pikerisht tash ky shkrim…asgje tjeter.
    Edhe sa per biberaj .berisha, e pseudo lidhjet e tyre po te tregoj : biberaj ka pasur urdher me perkrah berishen, i cili ishte njeri i Sigurimeve,jo vetem te amerikes po te frances,serbise,anglise e amerikes,me pelqimin e Ramiz Alise…
    Edhe me pleqimin e Ramiz Alise erdhi biberaj n’amerike edhe po po me pelqimin e Gramoz Rucit e bete kete
    Kulle vicidolli ,se ju jeni te paafte e cdo here rezikoni equilibrete qe keto sigurime ju kane caktuar me mbjat.

    Reply to this comment
  8. Shume keq November 2, 04:21

    Asht per keqardhje qe shume prej komenteve jane kunder VOA pra kunder Amerikes, a thu se shqiptaret nuk din se ckan vujt prej diktatures komuniste ose keto 25 vjet u veleriten a u ngopen dhe harruan se gjate diktatures jetonin me bark bosh, flinin 4-5 veta ne nje dhome, dhe gatuanin ne hale. Nuk kishin as makina e as vende pushimi, per te shkuar jasht shtetit as qe mund te flitej se shkoje ne burgje e kampe pune. Vertet Shqiperia po kalon periudhe te veshtire, korrupsion, papunesi, varferi megjithate asht ma mire se me pare ne te gjitha drejtimet. Kjo prriudhe e veshtirsie vetem tregon se ish mbajtesit e diktarures po japin shpirt dhe shpifja asht fuqia e fundit qe kane, ata po japin shpirt, dhe ky liber i agjentit te tyre ne VOA me akuza te perseritura nga koha e PPSH se viteve 1980 ndaj Biberajt, Shkrelit, Sherbimit Shqip dhe gjithe VOA sikur i ringjall ata, por kot e kane, koha e tyre vrastare ka mar fund sado te perpiqen per te kunderten, popullin perseri nuk do ta sundojne.

    Reply to this comment
  9. igashi September 2, 23:55

    Rrëfime lirie: Blijeni në Amazon https://shaqirsalihu.com/rrefime-lirie-libri/

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*