Vodafone Albania, gati 4G për tregun tonë

June 19, 2015 13:16

Vodafone Albania, gati 4G për tregun tonë

Vodafone Albania është gati të sjellë në vendin tonë teknologjinë 4G. Drejtori i Teknologjisë në këtë kompani, Genci Hamzaraj shpjegon çfarë është kjo teknologji dhe si mund të vihet në përdorim. Për të sjellë këtë shërbim tek konsumatori, operatorët duhet të zotërojnë frekuencat e nevojshme për të 4G. Përmes frekuencave operatorët transmetojnë sinjalin e mbulimit 4G. Vodafone Albania ka blerë sasinë më të madhe të frekuencave, ose siç thuhet ndryshe spektrin e frekuencave, të vënë në dispozicion si në brezin 1800 Mhz ashtu edhe në brezin 2600 Mhz, me objektivin që të ofrojë shërbimet 4G më cilësore për klientët e saj. Por si mund të bëhesh pjesë e kësaj teknologjie? Hamzaraj jep dhe shpjegimet për përdorimin teknologjisë 4G dhe për ta patur këtë shërbim duhet verifikuar nëse aparati i tyre inteligjent është i përshtatshëm për teknologjinë 4G. Po kështu dhe kartat SIM të shumë viteve më parë duhen ndërruar, por që në shumicën e rasteve nuk do të jetë e nevojshme.

Çfarë është teknologjia 4G dhe cilat janë avantazhet e saj?

Institucionet ndërkombëtare si ITU (Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve) dhe operatorët e telefonisë së levizshme iu referohen shpesh termave teknikë për të shpjeguar teknologjinë 4G. ITU e konsideron ofrimin e shërbimit të LTE 10 si gjeneratën 4G, ndërsa operatorët e telefonisë së lëvizshme konsiderojnë ofrimin e shërbimit të LTE 8 si gjeneratën 4G. Megjithatë, duket se kohët e fundit edhe ITU po konvergon me mendimin e operatorëve celularë.

Në fakt, për konsumatorin e zakonshëm termat teknikë janë të ngatërruar për gjuhën e përditshme dhe kanë pak rëndësi. E rëndësishme është të themi që tani jemi në gjeneratën e katërt të zhvillimit të komunikimeve të lëvizshme, të cilës shpesh i referohemi edhe si LTE (Long Term Evolution), e cila është konceptuar që të ofrojë cilësi superiore të shërbimeve “data”. Me këtë kam parasysh shpejtësi shkarkimi deri (DL) në 150 Mbps dhe ngarkimi (UL) fotosh apo videosh deri në 50 Mbps (me një gjerësi kanali prej 20 MHz).

Gjithashtu, klientët do të vërejnë përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së aplikimeve online, si lojëra të ndryshme që zakonisht i luajnë të rinjtë dhe që kanë si kusht kohë vonesë të ulët (“lag” në gjuhën e përdoruesve), “streaming” të programeve të ndryshëm, etj. Ndonëse në projektin fillestar të 4G shërbimet zanore mbështeteshin në gjeneratat e mëparshme 2G dhe 3G, tashmë ato janë rikthyer në fokus dhe teknologjia 4G do të ofrojë edhe shërbime zanore me cilësi shumë të lartë përmes zhvillimit të teknologjisë VoLTE. Koha e vendosjes së thirrjes do të jetë shumë e shkurtër, përdoruesit do të mund të shkëmbejnë informacione gjatë kohës së bisedës dhe cilësia e zërit do të jetë “high definition”.

Çfarë duhet të bëjnë operatorët për të ofruar shërbimet 4G?

Së pari, operatorët duhet të zotërojnë frekuencat e nevojshme për të ofruar shërbimet 4G. Përmes frekuencave operatorët transmetojnë sinjalin e mbulimit 4G. Procesi i dhënies me tender të frekuencave sapo ka mbaruar dhe shumica e operatorëve kanë blerë këto asete për të përgatitur rrjetet e tyre për shërbimet 4G. Sasia e frekuencave të blera është kushti i parë për të ofruar shërbime cilësore 4G. Vodafone Albania ka blerë sasinë më të madhe të frekuencave, ose siç thuhet ndryshe spektrin e frekuencave, të vënë në dispozicion si në brezin 1800 Mhz ashtu edhe në brezin 2600 Mhz, me objektivin që të ofrojë shërbimet 4G më cilësore për klientët e saj. Në kuptimin figurativ, kemi blerë më shumë korsi në autostradë për të lejuar lëvizjen më shpejt të më shumë mjeteve.

Element i dytë i rëndësishëm janë investimet që do të kryhen në rrjet për të shtrirë teknologjinë 4G në të gjithe territorin e vendit në një kohë të shpejtë. Vodafone është pararojë në shtyllat kryesore të investimeve për të ofruar shërbimet 4G që janë instalimi i pajisjeve më të avancuara 4G, ndërtimi i infrastrukturës transmetuese me fibra optike, si dhe rinovimi i gjeneratës 2G që do të bashkëjetojë për një kohë të gjatë me gjeneratat e avancuara 3G dhe 4G.

Çfarë duhet të bëjnë konsumatorët për të patur teknologjinë 4G në pajisjet e tyre si smartphone, tablet, etj?

Konsumatorët kanë vënë re se me ndërrimin e gjeneratave nga 2G deri në 4G telefonat kanë ndryshuar si në përmasa, dizajn, por edhe në cilësi e veçori apo funksione të reja. Prej telefonave të parë me të cilët mundësohej vetëm komunikim zanor dhe dërgoheshin sms, tani kemi telefonat inteligjentë (smartphone), të cilët përveçse për komunikim zanor i kemi mjet kryesor për t’u informuar, për të qenë në kontakt me miqtë në rrjetet sociale, për të parë video apo për të përdorur aplikime të shumëllojshme sipas prioriteteve, preferencave e shijeve personale. Për të shfrytëzuar teknologjinë 4G konsumatorët duhet të verifikojnë nëse aparati i tyre inteligjent është i përshtatshëm për teknologjinë 4G. Mjafton të kontrolloni në “settings” të aparatit nëse mund të zgjidhni opsionin 4G/3G/2G. Nëse aparati nuk e ofron këtë mundesi, është koha që konsumatori të marrë një të ri që funksionon në rrjetin 4G. Disa konsumatorë që kanë karta SIM të shumë viteve më parë do të duhet gjithashtu të pajisen me karta të reja SIM. Shumica gjithsesi nuk do të kenë nevojë ta bëjnë këtë gjë.

Kemi dëgjuar të flitet së fundmi edhe për teknologjinë 4G+. Sa ndryshon ajo prej teknologjisë 4G dhe çfarë ofron më shumë se 4G ?

Teknologjia 4G+ është një përmirësim i mëtejshëm i teknologjisë 4G. Ashtu siç pamë evoluimin e teknologjisë 3G, me shpejtësi shkarkimi nga 144 kbit/s në fillimet e saj deri në 43.2 Mbps/s sot, edhe teknologjia 4G ka nisur rrugën e evoluimit me 4G+. Në thelb, përmirësimi konsiston në shpejtësi edhe më të larta shkarkimi (DL), të cilat në rastin e teknologjisë 4G+ arrijnë në vlerat e tyre maksimale deri në 300 Mbps me teknologjinë e disponueshme në ditët e sotme. Thënë thjesht, kjo gjë arrihet me kombinimin e dy sinjaleve nga frekuenca të ndryshme 1800 Mhz dhe 2600 Mhz, siç i ka blerë Vodafone dhe një operator tjetër.

Kur do të jetë i mundur për konsumatorët shqiptarë përdorimi i teknologjisë 4G ?

Procesi i dhënies së autorizimeve përkatëse të frekuencave tashmë ka mbaruar. Të gjithë operatorët e interesuar zotërojne spektrin e duhur për të ofruar shërbime 4G dhe janë të lirë ta bëjnë një gjë të tillë. Ne jemi aktualisht duke testuar rrjetin 4G në Tiranë me punonjësit e Vodafone. Përdoruesit e interesuar mund t’i bashkohen ekipit të Vodafone për të testuar rrjetin dhe për të na bërë çdo vërejtje të mundshme për përmirësim, deri në ofrimin publik të shërbimeve 4G sipas udhëzimeve të AKEP. Jemi duke punuar që të mund të ofrojmë shërbim të pjesshëm në zonat turistike për vizitorët e huaj, në plotësim të marrëveshjeve roaming që kemi me operatorët e huaj. Aktualisht, përdoruesit Vodafone mund të shfrytëzojnë rrjetet 4G në roaming në disa vende si Italia, Greqia, Mbretëria e Bashkuar, Spanja, etj.

 

June 19, 2015 13:16
Komento

3 Komente

  1. Darius June 19, 21:23

    Po po….hajt se 4G po perendon,ka 2 vjet 4G u konsumua po del 5G.
    Cfare jane kartat Sim dhe 2-3-4-5G dhe me shume……
    Eshte nje vjedhje globale te cilet njerezit e paguajne me para,frekuencat elektromagnetike te tokes jane ndare ne kategori,e pare e dyte dhe e trete,per ta bere sa me interesante vjedhjen.
    Sinjali apo fusha elektromagnetike merret falas ne NATYRE dhe kanalizohet ne ato frekuenca qe flitet,dergohet ne Antene dhe me pas ne karten sim apo celular.E gjithe kjo procedure marrje dhenie eshte falas dhe gjendet kudo ne NATYRE,dhe per te vjedhur sklleverit ane e mbane botes me numra qe quhen PARA OSE LEKE.
    imagjinoni psh se sa Miliarda e miliarda USD do paguante Ushtria e Amerikes,sikur te gjitha,telefona,radare,fax,sms,…..etj te paguheshin me para.
    Do te fshehesh te verteten…..??Tregojua njerezve para syve.!!!

    Reply to this comment
  2. mira June 21, 18:57

    Edhe O2 oksigjeni ne NATYRE eshte o tuç, falas merret ajri, , por kur e merr si sherbim si oksigjen, do e baguash se ka kosto or bir i Natyres.
    Pi macka uthull dhe bejne koment se nuk rrine dot pa …

    Reply to this comment
  3. Anonim July 18, 11:43

    Kur ta po del ky 4G nuk keni date te caktuar

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*