Vodhën 2.8 milionë euro kursime të klientëve, pranga 4 bankierëve në Korçë

Redaksia Online December 7, 2013 12:09

Vodhën 2.8 milionë euro kursime të klientëve, pranga 4 bankierëve në Korçë

Pesë persona kanë rënë në pranga pas hetimeve të policisë së Korçës, e cila zbuloi një skemë mashtrimi me llogaritë bankare. Abuzimi konsistonte në hapjen e llogarive të kursimit për qytetarët, të cilëve i jepeshin libreza false, pasi depozitonin paratë e tyre. Shumat shkonin më pas në xhepat e katër bankierëve të një filiali banke dhe një pronari lojërash fati, të përfshirë në mashtrim.

Sipas hetimeve të kryera përgjatë tre muajsh, me anë të kësaj skeme janë grabitur 2.8 milionë euro nga filial i “Raiffeisen Bank” në Bilisht të Korçës.


Të arrestuarit janë:

1 – Lorent Vladimir Ballco, 26 vjeç, banues në qytetin e Korçës, me detyrë bankier personal

2 – Kimet Selim Hoxha, 56 vieç, banues në Cangonj Devoll, me detyre arkëtar pranë filialit të bankës
3 – Fjoralba Koço Andrea, 29 vjeç, banuese në Korçë, me detyre arkëtare
4 – Julian Paskal Kosho, 39 vjeç, banues në Korçë, me detyrë përgjegjës agjencie
5 – Ervin Osman Xhaci, 32 vjeç, banues në Bilisht, i vetëpunësuar në një subjekt lojërash fati

Hetimet nisën më 4 shtator 2013, me arrestimin e drejtorit të filialit në Bilisht të Korçës, Blendi Andrea Topalli. Topalli u arrestua për akuzën e vjedhjes me anë të shpërdorimit të detyrës të 13 milionë lekëve nga llogaria e një klienti banke, të cilat sipas policisë thuhej se i kishte përdorur për blerjen e një pasurie të paluajtshme. Të gjithë punonjësit e filialit të bankës u vunë në hetim dhe u zbulua se me anë të falsifikimit shuma e vjedhur është 2.8 milionë euro. Të arrestuarit e sotëm dyshohet se ishin bashkëpunëtorë me drejtorin për fshehjen e kësaj megavjedhjeje. Ata akuzohen për “Pastrimi i produkteve te vepres penale” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Redaksia Online December 7, 2013 12:09
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim