Vodhën 530 milionë $ përmes internetit, 36 persona nën hetim

February 8, 2018 14:55

Vodhën 530 milionë $ përmes internetit, 36 persona nën hetim

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka ngritur padi ndaj 36 personave për përfshirje në vjedhjen e identitetit të njerëzve në internet, në një skemë që shkaktoi humbjen e 530 milionë dollarëve të klientëve, bizneseve dhe institucioneve financiare.

13 individë janë arrestuar nga autoritetet ndërkombëtare, dy prej të cilëve janë shtetas kosovarë.

Të tjerët janë amerikanë, australianë, britanikë, francezë, italianë e serbë.

Aktakuzat dhe arrestimet e sotme përbëjnë një nga ndjekjet më të mëdha në fushën e kibernetikës të ndërmarra në historinë e Departamentit të Drejtësisë”, deklaroi John Cronan, ndihmës-Prokurori i Përgjithshëm.

Ky departament i publikoi emrat e te akuzuarve e bëri të ditur dhe ato të dy kosovareve: Besart Hoxha dhe Liridon Musliu.

Zyrtarët e tij kanë bërë kërkesë për ekstradimin e tetë të pandehurve nga vendet jashtë SHBA-së.

Padia e ngritur ndaj tyre liston 117 vepra të kriminalitetit kibernetik nga anëtarët e këtij grupi të hakerave, e përfshin keqpërdorime me karta të kreditit dhe shitje të informacioneve të vjedhura në internet.

o.j/dita

February 8, 2018 14:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*