Vodhën 600 mijë lekë në dyqan, arrestohen

August 4, 2016 10:32

Vodhën 600 mijë lekë në dyqan, arrestohen

Dy persona u arrestuan nga policia e Elbasanit, ndërsa po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve të identifikuar. Në pranga përfunduan Leonard Pepa, 25 vjeç, banues në fshatin Shalës, si dhe Roni Plaku, 31 vjeç, banues në fshatin Pajovë, Peqin.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin më datë 14. 07. 2016, në fshatin Shalës dyshohen të kenë vjedhur dyqanin e shtetasit B.P ku dyshohen të kenë marrë 600. 000 lekë dhe një sasi kartash rimbushëse.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 60. 000 lekë si dhe 8 karta rimbushëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje kryer në bashkëpunim”.

August 4, 2016 10:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*