AKSIONI / Vodhën fondin e rimbursimit të ilaçeve, 13 të arrestuar në Tiranë

October 31, 2015 19:04

AKSIONI / Vodhën fondin e rimbursimit të ilaçeve, 13 të arrestuar në Tiranë

Skandali me rimbursimin e ilaçeve çon në pranga edhe 13 persona të tjerë, mes të cilëve pronari i një depoje farmaceutike, 3 punonjësit e tij, 6 pronarë dhe teknikë farmacish në Tiranë, si dhe 2 zyrtarë të Fondit të Rimbursimeve të Detyrueshme, përkatësisht magazinieren dhe specialistin e Statistikave.

Prokuroria e Rrethit ka zbuluar një tjetër skemë mashtrimi me recetat, pas të parës ku u arrestuan 9 persona, përfshi ish-drejtorin e Fondit, 3 zyrtarë, pronarin e 4 farmacive dhe po kaq punonjëse të tij farmaciste.

Dëmi shkon në mbi 500 mijë euro dhe ende është në verifikim. Policia e Tiranës konfirmoi mbrëmë se finalizoi operacionin kundër informalitetit me arrestimet e kryera të të dyshuarve.

Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Forcë urdhëroi dje arrestimin e Nadir Çaushollit, administrator i depos farmaceutike “Omega Pharma”, i përfshirë në skemën e mashtruese me rimbursimin e medikamenteve.

Gjithashtu edhe disa farmacistëve, punonjësve dhe zyrtarëve të Drejtorisë së Fondit të Rimbursimit të Detyrueshëm. Bëhet fjalë për recetat e ilaçeve për 4 farmaci në Lundër, “Nutrimed 2012”, Bërzhitë, dhe “Adelina”.

Gjithashtu nën hetim janë edhe disa farmaci të tjera sipas prokurorisë. “Rimbursimi me ligj bëhet vetëm për ilaçet e shpërndara nga depoja që ka kontratë me Fondin. Nga verifikimet rezulton se këto farmaci kanë bërë receta fiktive për ilaçet gjoja të blera nga depoja e të dyshuarit administrator”, sqaroi Prokuroria.

Dhe furnizimet bëheshin kryesisht nga “Omega Pharma”. Sipas prokurorisë, medikamenti “Ketosteril” shpërndahet vetëm nga depoja farmaceutike “R… F”, por verifikimet zbuluan se disa farmaci kanë deklaruar fletë-hyrje të barit “Ketosteril” me furnitor “Omega Farma Group”, për periudhën qershor 2013-maj 2015. Por “R…F” nuk i ka shitur këtë medikament “Omega Farma”, ndërsa te kjo e fundit u zbuluan fatura cash me shitje minus, ku përmenden edhe medikamentet “Ketosteril” dhe “Insulina”.

Por nuk zbulohet emri i kompanisë ku janë blerë. Pra depoja “Omega Farma” ka bërë blerje dhe shitje fiktive, me qëllim rimbursimin.

Ndaj Çaushollit janë ngritur akuzat “falsifikimi i dokumenteve” në bashkëpunim dhe “mashtrimi” në bashkëpunim.

Bashkë me të akuzohen edhe Fisnik Kollçaku, drejtues teknik i “Omega Pharma Group” gjatë vitit 2014, Valbona Kraja, shefe e financës së firmës dhe Arjola Pipera, financiere. Gjithashtu u nxor urdhër-ndalimi për Ela Malaj, drejtuese e farmacisë “Alice”, Mariela Përnoci, Arbi Teqja dhe Arbër Tereska, administratorë dhe drejtues të farmacisë “Express”, Erind Hajdari, drejtues teknik i “Farmacia nr.6 ” dhe Ornela Plepi, administratore e farmacisë “Katroshi”.

Këto të dyshuar kanë përfituar rimbursim të paligjshëm me receta false dhe gjithashtu nën akuzë është edhe Violeta Bejko, në cilësinë e magazinieres së Fondit të Rimbursimit, që ka lejuar kalimin e recetave false pa u verifikuar.

Gjithashtu Prokuroria ka nën hetim edhe Tasim Toçin, zyrtar i Sektorit të Statistikës në Fond, pasi ka firmosur dokumentet pa pasur autoritet për rakordimin e recetave, detyrë që e kishte shefja e sektorit.

 

Nën akuzë nga Prokuroria:

Nadir Çausholli, pronar i “Omega Farma”

Fisnik Kollçaku, drejtues teknik deri në 2014

Valbona Kraja, shefe e financës së firmës

Arjola Pipera, financiere e firmës

Ela Malaj, drejtuese e farmacisë “Alice”

Mariela Përnoci,, administratore e “Express”

Arbi Teqja, farmacist i “Express”

Arbër Thereska, farmacist i “Express”

Erind Hajdari, drejtues teknik i “Farmacia 6”

Ornela Plepi, administratore e “Katroshi”

Violeta Bejko, magaziniere e Fondit

Tasim Toçi, specialist i Statistikave në Fond

Vangjelica Qerushi (Ndreu)

October 31, 2015 19:04
Komento

13 Komente

  1. info analitike October 31, 19:28

    Po Beqen kur do ta arrestoni apo ai nuk preket se keshtu do Rama.

    Reply to this comment
  2. SuloKapedani October 31, 19:37

    SOT I ARRESTONI DHE NESER I LIRONI SI ARDIAN FULLANI,TE TJERET I LINI TE LEHIN SI LULI DHE SAL ZAGARI.

    Reply to this comment
  3. Darius October 31, 20:01

    Nga Fotografite djemte e BRAVO CUNA,shoqerojne te arrestuarit sikur jane terroriste,se te jete per Narkotrafikantet i RRUAJNE LESHTE,shikoni shoqerimet qe i jane bere FullHajnit dhe Frrokut psh….!??
    Ne Cyrykstan jane te gjithe te cmendur nga i pari tek i fundit!!!

    Reply to this comment
  4. Aranit Pojani October 31, 20:08

    Ky Therecka do lirohet qysh sote se eshte kusheriri i pare i gruas se Nasip Nacos e babin e ka shokun e ngushte te Saliut,eshte kryetari i KQZ-se ne zgjedhjet e mait 1996

    Reply to this comment
  5. Toleranti October 31, 20:19

    Kot i keni arrestuar, neser i liron prokuroria dhe gjykata.

    Reply to this comment
  6. shpatar October 31, 20:22

    Kryehajduti Ali Pash Tepelena kur pa se hajdutet ne Pashallekun, qe komandonte ,u perhapen shume, mori masa .Sipas shkalles se vjedhjes i fuste ne burg ose u priste koken. Me qe jemi ne demokraci Pashallaret ,qe drejtojne shtetin shqiptare ,nuk kane zemer te hekurt te denojne se i quajne komuniste si Dulla .Me kete llogjike kap hajdut e nxirr hajdute mbas 10 vjetve shqiptaret do etikohen si hajdutet e botes .Nuk do thone me ruajuni nga rumunet e marokenet por nga shqiptaret .
    Me pelqeu deklarata e Ambasadorit italjan kur u largu .Nese don te beni reforme ne Drejtesi behen dhe mos pyesni askend .Po kujte tua thuash .Ne nje vesh hyne dhe ne tjetrin dalin . Hajde Albanistan qe nuk beni ate qe kane bere te paret tane .Koqet ne bige duan gjithe hajdutet nga larte e deri poshte .Ptu fare e qelbur .

    Reply to this comment
  7. Hurma Arabie. October 31, 21:40

    Shuma e vjedhur ne bashkepunim e ketyre HAJDUTEVE eshte shume me teper se sa eshte deklaruar, deri me tani eshte bere e ditur vetem maja e ajsbergut, beni kujdes se pervec CIRONKAVE ka edhe PESHKAQEN per t’u arrestuar. Burgu per keta bajga dhe per ata qe do te arrestohen eshte pak, t’u bllokohen pasurite dhe parate ne banka para se ti transferojne ne drejtim te paditur, sekuestro te plote deri cfare u permban Pragu i Shtepise.

    Reply to this comment
  8. fteri November 1, 06:47

    *****…..keta bejne se po i arrestojne ! ,ata bejne se po i denojne !,edhe ne funde gjykata per “mungese ” provash i lirojn ! .
    —Ate qe dime ne populli per vjedhjen e skemes se ilaqeve ,omega – farma eshte nje pike uje,ate qe nuk e dime eshte nje dete.
    —Populli vetem kete skandal di,se asgje nuk di.
    —Mashtrimet falsifikimet ,vjedhjet qe bejne ,tregu I zi po bejne kerdine ne shqiperi……….. —Keshtu shume farmacist qe ishin te punsuar ne shtet pas vitit 90 privatizuan farmacit shterore gati çmime me falas i kthyen ne private dhe filluan tregun e zi duke shitur ilaçe per popullin te ardhura nga te kater anet e globit ,pa asnje kontreoll ,vjedhjet ,korrupsioni dhe diskreminimi nga farmacistet shqiptar beri kerdine,vjdhje e flsifikime te tmerrshme u bene me fondacionet e huaja qe ilaqet i binin falas qofte edhe te skaduara neprmjet I grumbullonin ne magazina si -unicefi – dhe ato shiteshin me para ne dore ,nje dite ne Magazinen e Lezhes munde te fitohej 30-80 miljon lek vjetra ne dit.
    —SHume nga keto ishe farmacist me brek te grisura ,sot jane super miloner ,kane pasuri te madhe krimi e korrupsioni.
    —KETA FARMACISTE SOT KANE KOMPANI TE FUQISHME ILAQESH IMPORT -EKSPORT,TE NGRITURA ME PARA VJEDHJE E KRIMI ,JANE SHFRYTEZUESIT TE PA MESHIRSHEM TE POPULLIT ME SKEMA NGA ME TE NDRYSHME VJDHJE E ABUZIME ME ILAQE QOFTE EDHE TE SKADUARA.!.SHTETI DUHET TE NDERHY TU SEKUESTROI KETO PASURI TE KRIMIT,pasuri ne prona te pa tundeshme me vila dhe pallate luksozeapo toka ne bregdet.Kjo klike po bene kerdine.

    Reply to this comment
  9. PD pergenjeshtron November 1, 10:08

    Arber Thereska eshte djali i Nestor Thereskes. Babi shkruan receta per veshka, djali i egzekuton…. Arberi ka qene Drejtor i Kujdesit Shendetesor per Tiranen ne kohen e PD.
    Por ,” fajin” e ka Beqja i PS….

    Reply to this comment
  10. Kujtim Kola November 1, 10:51

    Dinastia Strakosha-Thereska kane vene miliona duke vjedhur. Nuk u mjaftuan vet por futen ne valle djemt, nuset te qendra e kontrollit te barnave. Keto persona duhen damkos perjet qe te mos puthin ne administrate se nuk kane per ta harruar zakonin e te vjedhurit. Valle a do i thote Arjana teta Netes, Olsit, Edit, Beqes apo motres shushunjes tjeter per tja nxjerr djalin nga burgu.

    Reply to this comment
  11. Nuk kam cte bej November 1, 12:13

    Po zonjeza Pipera mos ka te beje me shokun Pipero, grabitesin me te madh te farmaceutikes ? Eshte fjala per LSI-stin me te felliqur i cili punoi per shume vite ne Ministrine e Shendetesise , ne kohen kir minister ishte hajduti tjeter Petrit Vasili, servili me i shpelare i Like Floririt.

    Reply to this comment
  12. Kusaxhe November 1, 14:22

    Po qe se eshte e vertete shume mire i behet te vjen mend te tjeret

    Reply to this comment
  13. Cunami November 1, 16:29

    mire keta u arrestuan…po me te paret cu be…Pjerin Xhuvani, ish drejtori i fondit te rimbursimit dhe ish kryetari LSI-se Elbasan, ky felliqsire qe dhe ne Elbasan instucionet e shtetit i kishte kthyerne kuplara….normalisht eshte ne arrest shtepije…por ne fakt eshte non stop me banden e tij te kurvareve dhe putanave ne Llixhat e Elbasani…ne hotelin e hajdutit dhe kryekurvarit mjekut te handikapeve ne Sherbimin social rajonal, elbasan…Keta felliqsira jane miq te Beqajt…Na e rrofte Rilindja ( ndjese per shprehjen)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*