Vodhën kasafortën e firmës private, arrestohen

September 22, 2016 09:42

Vodhën kasafortën e firmës private, arrestohen

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga tre persona me akuzën e vjedhjes së një biznesi.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 6 kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasve:

–  Florjand Lika, 21 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë

– Sabri Çoku, 21 vjeç, banues në Tiranë

– Hazret Zmakaj, 18 vjeç, banues në Tiranë

Sipas bluve, këta shtetas dyshohen se në orët e para të mëngjesit të datës 21.09.2016, kanë hyrë në brendësi të një firme private në pronësi të shtetasit A.N, në rrugën “Dritan Hoxha”.

Të arrestuarit kanë marrë kasafortën e kësaj firme, ku janë marrë rreth 200.000 lekë, 400 paund dhe 245 euro.

Gjithashtu nga hetimet e kryera nga policia, ka rezultuar se këta shtetas janë të dyshuar si autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 15.07.2016, tek kompleksi Malajzian, ku është vjedhur me thyerje, zyra e shtetasit I. D dhe janë marrë  një kompjuter dhe 140 euro.

Në cilësinë e provave materiale, tre të rinjve iu gjetën dhe sekuestruan:

  • Një sasi lekësh prej 100.000 leke
  • Një sasi prej 610 euro
  • Një automjet i tipit “Ford”
  • Aparate celulare
  • Disa vegla pune

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim.

September 22, 2016 09:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*