VOKABOLARI / Marifetet, gropat dhe grackat e Albanezçes së gazetave

April 6, 2018 22:32

VOKABOLARI / Marifetet, gropat dhe grackat e Albanezçes së gazetave

Gjithnjë e shumë tituj gazetash dhe sidomos, faqesh online, në mënyrë periodike bien në disa gracka titujsh që në fillim mund të duken të lezetshëm, por pastaj bëhen bozë. Nga ana tjetër, ka titujt kaq kondrapedal dhe qesharakë, saqë pikërisht pse janë të tillë, s’para bien në sy… Dhe si rezultat mësohemi me qesharaken. Ja disa shembuj:

Jep lajmin e mirë – Po hasen së fundi tituj ku filan ministër, fistëk VYP, drejtor, kryebashkiak, diplomat i huaj etj, “jep lajmin e mirë”. Ky lajm mund të variojë nga ngelja me barrë e një aktoreje, te zvogëlimi i gjoksit të një këngëtareje, miratimi i një fondi të BE-së, te riparimi i një rruge, deri te komisioneri Jo Han jo S’han që “jep lajmin e mirë për Shqipërinë”. Formatimi biblik i mesazhit shkon deri te njoftime si fejesa e ndonjë vajze të spektaklit me ndonjë “biznesmen që nuk i pëlqen publiciteti”. Ne kemi një lajm të keq: Na hapët barkun…

Sot jemi të gjithë… – I fundit ishte Lubonja, që deklaroi se para një jave “ishim të gjithë kuksianë”. Historia nisi me “je suis Charlie” pas tragjedisë franceze, dhe parrulla ngjiti. Po ja që pastaj gjithçka mori kot. “Sot jam me Bashën”, kumtoi hijerëndë Gjekmarkaj me një lajm që mbushi me gaz demokratët dhe bëri xhiron e botës. Kushedi, ndoshta së shpejti do kemi shansin të lexojmë solidarizime të tipit “sot jemi të gjithë oligarkë”, “sot jemi të gjithë LGBTI”, apo “sot jemi të gjithë hajdutë”…

Aksident tragjik, shpëtojnë për fije pasagjerët – Gjen rëndom tituj kronike që na e do mendja se vihen jo domosdoshmërisht për shkak të idiotësisë së autorit, por nga nepsi i madh për të gjetur formulime që thithin klikime. Kështu ndodh që gjen ekzagjerime qesharake si shembulli sipër, ku edhe pse të gjithë kanë shpëtuar, shkruesi e përshkruan aksidentin si “tragjik”. Por mos kini gajle, ka edhe ndryshe: “Dramatike, sherri përfundon me viktima”…

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Edicionet gjuhësore do vazhdojnë herë pas here.

April 6, 2018 22:32
Komento

9 Komente

  1. gjermani i fundit April 7, 22:00

    ka edhe tituj keshtu : “avokati i njohur plas bomben e rradhes, qe per fat te mire nuk shperthen”.

    Reply to this comment
  2. gjermani i fundit April 8, 01:57

    mos ma veni re, jam budallallepsur keto kohet e fundit.

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit April 8, 11:59

      e shoh dhe une, paske ngaterruar pseudonimin

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit April 8, 14:22

        Mesa shifet gjermani i fundit dhe gjermani i fundit nuk jane i njejti njeri, ngaterrohen me njeri tjetrin.

        Reply to this comment
        • gjermani i fundit April 8, 14:49

          ke te drejte o gjermani i fundit, une nuk jam ti dhe ti nuk je une.

          Reply to this comment
          • gjermani i fundit April 8, 15:34

            latinet e quanin Ego ipse idem, pak a shume: Une jam vetvetja por vetvetja s’eshte une. Po s’ka gje, nuk eshte faji yt. Fajin e ka programatori i Thanos qe nuk e ka parashikuar se ka njerez qe s’kane si e shtyjne kohen dhe u pelqen te vishen me pseudonimin e tjetrit.

          • gjermani i fundit April 8, 16:21

            po, keshtu tha edhe gjermani i fundit, qe ishte i njejti me vehten e tij, por nuk e kuptonte dhe ia fuste latinisht, qe te hutonte gjermanin e fundit.

          • gjermani i fundit April 8, 20:54

            hahhahahahahhaa, ta kam falur edhe pseudonimin…Ja qe u bene nja 8 komente edhe ketu, se dukej bosh hapesira. Por kam nje verejtje te vogel per Voka-Bol- Arin, njehere e nje kohe qeuhej Fjalor. Ahahahaha, gezuar Pashket, se duket qenke kaur dhe e paske bere def sot me paidhaqe dhe vere Kallemi, me fal, Kallmeti.Hahhahaaaa.

  3. gjermani i fundit April 8, 22:51

    vazhdon dialogu midis gjermanot te fundit dhe gjermanit te fundit, me paidhaqe dhe kallem. Gjermanine e mori lumi me kete popullate gjermanofundore. Edhe Merkeli u ankua tek redaksia e dites per vjedhje identiteti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*