Vokshi në forumin e grave të PPE: OSBE-së ka fakte për blerjen e votave

June 27, 2015 17:31

Vokshi në forumin e grave të PPE: OSBE-së ka fakte për blerjen e votave

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë (LDGSH), deputetja Albana Vokshi e cilësoi të manipuluar dhe të cënuar procesin zgjedhor në 21 Qershor.

Në forumin e grave të Partive Popullore Europiane që u mbajt në Maltë, zonja Vokshi i bëri me dije kolegeve europarlamentare, deputeteve dhe politikaneve të vendeve të BE-së se ka patur një proces masiv të shitblerjes së votës, klimë shantazhuese të qeverisë dhe mazhorancës mbi vullnetin e lirë të shqiptarëve, angazhim në proces kandidatë me rekorde kriminale, të gjitha të evidentuara edhe në raportin paraprak të OSBE-ODIHR.

“Në një skenar të mirëpregatitur me ndarjen e re territoriale, PS dhe LSI minuan standardet e zgjedhjeve, duke e kthyer votimin, në një proces diktatorial, ku votuesit fotografonin votën në këmbim të parave dhe të vendeve të punës”, tha  Vokshi.

Vokshi vuri theksin te klima kërcenuese për të marrë votën e grave dhe të nënave me vendin e punës, tek parregullsitë e shumta që lidheshin me organizimin e infrastrukturës zgjedhore, si kutitë, shpërndarja e fletët e votimit, vulat dhe terma të tjera teknikë, të cilët ndikuan drejtëpërsëdrejti në mbarëvajtjen e procesit.

June 27, 2015 17:31
Komento

1 Koment

  1. Kosova sot June 29, 08:43

    E cfare do te presesh nga te humburit e perjeteshem? Cfare do te thote Vokshi (I marrte te keqen ketij mbiemri te nderuar). Ka parasysh Fiqon e Vores per thset e miellit dhe leket qe shperndau, apo per M-Ziun e Kamzes, i cili eshte i denuar si hajdut. A moj Bana, sa keq, po me vjen, pasi me ato prapnica qe ti ke, vecse per nje pune je e mire, qe besoj e di mire, e ndersa per ato qe ti thua, nj politikan i ndershem edhe i PPE-se, do ti marre per shaka, pasi edhe ata e dine se kush jane mjeshtra per te vjedhur e grabitur vota. Te fala nga Malesia e madhe dhe Dibra. Duku ndonjehere nga Mrriza e Zanave se kane shish te nire e te bollshem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*