Vokshi: Shqipëria dhe Kosova të bashkojnë agjendat për të drejtat e grave

March 13, 2016 12:50

Vokshi: Shqipëria dhe Kosova të bashkojnë agjendat për të drejtat e grave

Për të drejtat e grave shqiptare në të gjitha trevat shqipfolëse, Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkojnë agjendat e tyre në realizimin e këtij qëllimi.

Apeli vjen nga kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi, e cila mori pjesë në një takim për 26 vjetorin e themelimit të Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës që u zhvillua në Prizren.

Gjatë fjalës së saj, Vokshi inkurajoi partitë politike në Kosovë të ndiqnin iniciativat e mira në drejtim të promovimit të rolit të gruas në politikat lokale.

Kuota 50% a lançuar nga PD dhe z.Basha tashmë është realitet në Shqipëri. Sfida të tjera na presin së afërmi për rritjen e kuotës së grave parlamentare në Shqipëri e Kosovë”, tha deputetja demokrate.

Ndërsa, kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirije Kajtazi deklaroi se edhe LDK është gati të ndryshojë statusin për më shumë gra në vendimmarrje.

Gjatë takimit në Prizren, përfaqësueset e forumeve të grave nga Shqipëria dhe Kosova u angazhuan për nisma rajonale të përbashkëta për të mbështetur projekte për fuqizimin e satusit të grave dhe vajzave./ H.M/ Dita

March 13, 2016 12:50
Komento

1 Koment

  1. Patriot March 14, 10:53

    Te bashkohen grate e gjithe trojeve shqptare ,pse jo,por jo nen sundimin e vokshit me shoqe ketyre mostrave dhe pjellave te diktatures komuniste qe nuke ju ndane parlamentit ne vite, megjithse jane bashkefajtore ne grabitjen e tjetersimin e pasurise kombetare e private,dhe te riciklimit te botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ,ato shpresojne te sundojne pa I hyre gjemb ne keme deri me sot.Nje marri,e shkuar marries, nje krim qe do ndeshkue.
    MJAFT ne me vokshin,ajo tashe do ti takoje drejtesise ne bangen e akuzes si pjese e botes se prostitucionit,grabitjes,tjetersimit te pasurise kombetare e private dhe superkorrupsionit politik.
    Nuke mundet qe moralin e nenave,vajzave tona ta udheheqe kjo pjese e jashteqitjes shqiptare qe quhet vokshi me shoqe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*