Volejboll, Shqipëria triumfon në Austri: Vajzat kuqezi sigurojnë finalen e Ligës së Europës

June 3, 2018 12:34

Volejboll, Shqipëria triumfon në Austri: Vajzat kuqezi sigurojnë finalen e Ligës së Europës

 

Shqipëria fitoi me përmbysje ndaj Austrisë në sfidën e luajtur të shtunën në Ens e vlefshme për Ligën e Europës së argjendtë në volejboll për femra.

Vajzat kuqezi triumfuan me rezultatin 3–2 me sete, duke siguruar matematikisht kualifikimin në fazën finale të aktivitetit.

Shqipëria nuk u dorëzua edhe pse humbi 2 setet e para.

Një kthesë e volejbollisteve të drejtuara nga Altin Martiri dhe Roland Tarja që bënë të harrohej humbja me përfaqësueses austriake disa ditë më parë në Tiranë.

Triumfi e mban Shqipërinë në vendin e dytë me 2 pikë më pak se Austria kryesuese.

Ndeshja e fundit e fazës së grupeve do të luhet të mërkurën ndaj Gjeorgjisë në sallën “Feti Borova” në kryeqytet.

Takimet finale do të luhen më 16 dhe 17 qershor në Suedi.

a.s/dita

June 3, 2018 12:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*