“Volkswagen-i” përfundon në kanal, vdes 31-vjeçarja, rëndë një grua

July 2, 2017 09:06

“Volkswagen-i” përfundon në kanal, vdes 31-vjeçarja, rëndë një grua

 

Një 31-vjeçare ka humbur jetën në Peqin, pasi mjeti me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal.

Policia bën me dije se mjeti tip “Volkswagen Pasat” drejtuar nga një 40-vjeçar me iniciale R.M, ka dalë nga rruga e për pasojë ka përfunduar në kanalin që vjen nga Bishqemi për në Kavajë.

Për pasojë, ka gjetur vdekjen shtetasja me iniciale P.M., 31 vjeçe banuese në Peqin, motra e drejtuesit të mjetit, ndërsa ka mbetur e plagosur shtetasja N.D., 51 vjeçe, banuese në Maqedoni, tezja e drejtuesit të mjetit, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa Xh.D., 21 vjeçe banuese në Maqedoni, K.M., dhe E.M., 8 dhe 6 vjeçe banuese në Peqin, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Peqin për veprime të mëtejshme.

July 2, 2017 09:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?