SHËNIM: PD dhe zgjedhjet, vesi vdes me shpirtin

June 18, 2015 22:30

SHËNIM: PD dhe zgjedhjet, vesi vdes me shpirtin

Edhe pse prej shumë muajsh, ku me nënkuptim mes rreshtash e ku drejtpërdrejt, selia blu ka përçuar mesazhin e mundësisë që këto zgjedhje lokale të bojkotohen për mungesë standardesh, ditët e fundit deklarimet e vendosura të eksponentëve të saj janë shpeshtuar.

Vetë Berisha ka “denoncuar” mbarë e mbrapsht skandale të vjedhjes së votës, Basha ka paralajmëruar se do ketë pasoja të rënda, kandidatja Duma në Durrës deklaroi se asnjë votë banorësh fiktivë nuk do lejohet e kështu me radhë.

Në pamje të parë, një merak mbi supremacinë e pritshme të koalicionit të majtë në këto zgjedhje, denoncimet e mëparshme të PD-së për një ndarje territoriale elektorale, ankesat pranë faktorit ndërkombëtar etj, nuk është sekret se të japin përshtypjen që PD-ja ankohet me të drejtë.

Por disa ngjarje të djeshme tradhtojnë PD-në e vërtetë dhe mënyrën sesi ajo operon në fushata. Thënë ndryshe, për selinë blu është “business as usual”, ose edhe njëherë si një herë.

Si të mos mjaftonte që një i kërkuar për sulm ndaj familjes së ministrit të Brendshëm, pasi u arrestua, u zbulua se kishte për mision “një dorë ndihmë” në fushatën e PD-së në Kukës, “Fiks fare” nxjerr me zë e figurë mënyrën me të cilën kandidatja e djathtë në Shkodër, Voltana Ademi, pretendon të frenojë tendencën e shumëdiskutuar të kësaj bashkie për të kaluar majtas.

Thjesht, duke shpërndarë para, nga 100 mijë lekë të vjetra për shtëpi.

Kjo nuk i lë shumë vend imagjinatës, e as ka nevojë për koment. Mesa duket, është rruga e Voltanës për të detyruar shigjetën e voltazhit elektoral të bashkisë së madhe të veriut, të anojë nga e djathta, “aty ku e ka vendin”.

Në këtë mes, çështja ka mbërritur në pikën që opinioni publik kombëtar mund të skandalizohet sa të dojë, por ata që kanë marrë paratë dhe kanë dhënë fjalën, banorë të varfër të fshatrave të Shkodrës, nuk i pengon dot njeri të japin votën për Voltanën.

E pra, kushedi, nesër kjo zonjë do drejtojë bashkinë në fjalë. Ndoshta edhe jo.

Por nëse ndodh ky opsion i dytë, a do protestojë Voltana dhe PD-ja për manipulim dhe vjedhje votash? A do akuzojë ajo “dyshen famëkeqe” Rama-Meta? Të presim e të shohim.

Por nga ç’kemi parë deri tani, pavarësisht se konstatojmë me të drejtë një PD në grahmat e fundit, çka është një fatkeqësi për të gjithë ne, mund të themi se vërtet, në këtë kupolë të drejtuar nga Berisha me një prokurë për Bashën, vesi vdiska me shpirtin.

 

volatana10 voltana1 voltana2 voltana3 voltana4 voltana5 voltana7 voltana8 voltana9 voltana11 voltana12 voltana6

Kamerat e fshehta: Nga 100 mijë lekë për familje për të votuar kandidaten e PD në Shkodër

 

Emisioni investigativ “Fiks Fare” ka arritur të zbardhë një aferë në mitingun e fundit të PD-së në Shkodër.

Pjesëmarrësit tregojnë se janë paguar nga 10 mijë lekë të rinj për familje për të votuar kandidaten e Partinë Demokratike, Voltana Ademi.

Fiksi: Nga keni ardhur?

Djali: Ne kena ardh, prej Hasi.

Fiksi: Po sot keni ardhur të organizuar me siguri?

Djali: Po po (pohon me kokë)

Djali: Po unë jam demokrat, kam babën. Unë jam marrë me një organizatë aty në fshat tem, kam ndarë letra, kam vu postera. A më kupton, dhe me kane dhan nje 50 mije leksh (te vjetra). Mu, me nje fjale femijës së të tjerëve… kam ken me dy shoke e me nje vajze, kan ken edhe me te medhenj e ju kanë dhanë edhe më shumë normalisht.

****

Fiksi: Këto makinat e PD-së që u furnizuan qëparë mos e kanë vënë gjë targën time?

Punonjesi i karburantit: Targën tënde? Po unë s`i kam ato targat, i ka marre tjetër kush. Unë kam veç me dhane e me mbajt kuponat këtu. Nuk i kam për Zotin!

Fiksi: Sa makina ishin ato?

Punonjësi i karburantit: Po mbi 30, 40… nuk e di në botë se s`i kam mbajt unë. Unë e kam marr vesh me vonë tek puna.

Fiksi: Me tollona nuk e kanë me kështu eee?

Punonjësi i karburantit: Jo re, i kena dhan me ashtu, me një fjale me te shkrume, i kane shkru dy pergjegjësat.

Fiksi: Nga sa morën?

Punonjësi i karburantit: Janë shpërnda për atë moment e mbrapa u ndërpre.

Fiksi: Nga sa more?

Punonjësi i karburantit: Nga 10 litra.

****

Fiksi: Prej nga jeni?

Qytetari: Dajç, bregut të Bunës.

Fiksi: A ju dhanë lekët e përmbytjes?

Qytetari: Me fal për shprehjen, gishtin e gjatë. Ata që kanë pru ndihma i kan qit në Kosovë.

Fiksi: PD-ja nuk ju ndihmoi fare?

Qytetari: Po, po…

Fiksi: Nga sa ju dhanë?

Qytetari: Nga 100 000 lekë (të vjetra).

Fiksi: Jua dhanë në dorë pa fatura?

Qytetari: Pa fatura.

Fiksi: Jua dhanë për çdo shtëpi?

Qytetari: Po.

Fiksi: Sa vota ke?

Qytetari: Unë si person 45.

Fiksi: I ke ba të gjithë?

Qytetari: Në fis po.

Fiksi: Dhe 100 000 lekë (të vjetra) të kanë dhënë?!

Qytetari: Jo.

Fiksi: Apo për çdo shtëpi?

Qytetari: Per çdo shtepi.

Fiksi: Per çdo shtepi, 45 shtëpi i ka nda?

Qytetari: Po, po.

Fiksi: Si i ka nda?

Qytetari: Kandidati.

Fiksi: Kandidati vet?

Qytetari: Po, po.

Fiksi: Si e ka emrin kandidatja more burrë? Voltana?

Qytetari: Po.

Fiksi: Voltana Ademi.

Qytetari: Po. Ka ardh shtëpi më shtëpi, letër me votu. A e di si është në katund tim, jemi gjysëm për gjysëm.

Fiksi: Të paska ra mirë, 45 veta.

Qytetari: Po.

Fiksi: I thonë 4 milion e gjysëm.

****

Fiksi: Nga jeni?

Qytetari: Nga komuna Guri i Zi.

Fiksi: Po sot, ça ju dhanë sot?

Qytetari: Asigja, na kanë paguar atë furgon dhe kaq.

Fiksi: Ju paguan rrugën?

Qytetari: Vetëm rrugën.

Fiksi: Kanë ardhur shumë sot prej andej?

Qytetari: Po, shumë, shumë kanë ardhur.

June 18, 2015 22:30
Komento

30 Komente

  1. para June 18, 20:36

    NUK eshte cudi!!! voltana ademi, nje ka kandidatet me te paafta dhe me te paedukuara ne te gjithe bashkite shqiptare u kap duke blere vota!!! j se cfare modeli n ofron parti demokratike dhe lulzim basha!! jane raste keto te perseritura te vjedhjeve te votave nga ana e partise demokratike dhe tani me e pakta qe mund te bejn eshte te kerkojn FALJE nga votuesit!!!

    Reply to this comment
    • besjana June 18, 21:32

      Nuk i dhane fund njehere politikes se vjeter keta deshtaket, qe nuk i mjaftuan 1 milion shuplakat e 23 qershorit dhe 2 vite opozite, qe te beheshin nje force politike konkuruese. Per turp te zotit se ku jane katandis, vetem kakarisin ca refrene, hedhin leke qe ua kane vjedh shqiptareve, japin thase mielli dhe bejne presione. Por do tia japin shqitparet pergjigjen qe meritojne me date 21.

      Reply to this comment
      • damian June 18, 21:36

        Ju nuk i dhate per vite me radhe demshperblimet shkodraneve per permbytjet, i perdori xhozefina per udhetime neper bote, e tani me leket qe atyre u takojne, kerkoni tu merrni voten. Merrjuani o njerez leket, se tuajat jane, por mos i jepni asnje vote, tregojuni qe nuk mund te vazhdojne me te tallen me ju, me te ardhmen tuaj.

        Reply to this comment
        • toni June 19, 09:07

          ja ku del e verteta per voten e voltanes. ajo fotoja ku ndaheshin leket ne shkoder ne zyre elektorale te Pd paska qen e vertete. se leket nuk dalin kot. dhe sot bertasin ata qe po i dalin vjedhjet si ne vore dhe ne shkoder. partia demokratike tashme do humbasi zgjedhjet dhe perfundimisht shqiperia do shkoje ne drejtimin e duhur

          Reply to this comment
    • Leonardi June 18, 21:36

      Hajdutet e dreqit po vjedhin votat e qytetareve ne nevoje, shkojne ne deren e atij qe ka nevoje sepse e dine se ai qe vuan per buken e gojes mund ta shesi me lehte se te tjetret voten, por do ta shikojne se ne fund te fundit permes votes se lire populli shkodran do zgjedhi ketin per kryebashkiake.

      Reply to this comment
    • shenim June 19, 09:18

      eshte e trishte, eshte per te ardhur keq, eshte per te reflekuar thelle. kjo parti ka dale perfundimihst nga binaret e saj per ndertimin e saj..ka humbur cdo identetet dhe vlere morale dhe politike..ka rene per fat te keq ne dyart e voltanes dhe lulit!! kete zgjehjet shpresoj ti rilind edhe ato pas reflektimit nga humbja e tyre!

      Reply to this comment
  2. andrea June 18, 20:38

    kjo eshte politika e vetme qe ofron pd-ja dhe shqupi, te genjejne popullin e tyre. jemi mesuar tashme me kete lloj politike qe ne kohen e saliut dhe te trasheguar deri tani, kshu eshte kur te hipen frika e humjes dhe kur kupton qe ske asnje program per tu shfaqur qytetareve te tu

    Reply to this comment
  3. cash June 18, 20:39

    deri tani partia demokratika bertiste me te madhe qe parti socialiste dhe aleanca per shqiperine evropiane ka ngritur struktura te detajuar per te maniopuluar zgjedhjet edhe me ane te shitblerjes se votave!!! ne te kundert nga cfar ajo pretetonde eshte perseri nje kandidate demokrate ajo e cila kapet ne flagrance duke blere votat. ky eshte degradim total i partise demokratike!!

    Reply to this comment
  4. Aldi June 18, 20:42

    Turp per shqiperine te degjosh lajme te tilla.Nuk besoj se shitet dinjiteti per 10 mije lek,po njerez qe mbjellin kete fare te keqe nuk meritojne te na perfaqesojne ne asnje post publik. Populli eshte i zhgjuar dhe nuk do lejoje te drejtohet nga njerez imoral si keto.

    Reply to this comment
  5. sokoli June 18, 20:44

    Ikni mor pleha!!!
    Po Voltana s’ka nevojë me pagu lek!!
    Lek paguajnë zagaret e Metes dhe Rames
    Se janë lek trafiqesh.droget.prostitucionit!!!!
    Ju paguni lek se nuk i keni te tujat ata janë te popullit qe ja keni vjedh!!!
    Mor klysha komunistash!!!

    Reply to this comment
  6. homeri June 18, 20:45

    kjo eshte turp,, akoma vazhdoni me keto pune ju,, jeni ju qe kakarisni gjithe diten per veprime te mira, apo keto i nenkuptoni,,, larg qeverisjes se vjeter, veprimeve te ulta.. duam te shkojme perpara, te shkojme ne drejtimin e duhur

    Reply to this comment
  7. Andos June 18, 20:46

    Turp. Te blesh voten eshte antidemokratike. Nuk mund te vazhdohet me keshtu. Ato qe tentojne te blejne voten te dergohen perpara drejetesise, duhet te marre fund kjo praktike. Voltanen nuk e voton njeri e para sepse eshte idiote dhe e dyta sepse eshte me program te vjedhur, programin e saj ia ka vjedhur kandidtates Keti Bazhdari.

    Reply to this comment
    • Rigelsi June 18, 20:56

      Ja kjo eshte fytyra e vertete e Partise Demokratike.Nuk eshte rasti i pare qe kandidate te PD kane tentuar te blejne vota, rast tjeter per PD ishte ai i Vores ku kandidati i PD shprendante miell dhe para’ te thata. Te gjithe te mbajne pergjegjesi penale. Qytetaret te mos ndikohen aspak nga shantazhe e gjera te tilla.

      Reply to this comment
  8. Angela June 18, 21:53

    o sokol ti je demokrat i pa demokraci se edhe ti e din shume mir se pd nuk ka bere asgje per shkodren per 23 vite keshtu qe mendohu mire para se te flasesh me respekt shkodranja

    Reply to this comment
    • Me June 18, 23:14

      O angela meqe ti keke shkodrane a e mban mend shkodren e 2005!!!nese jo po ta kujtoj un,12 ore pa drita,asnje rruge ne qender e shtruar mos te flasim per rruge e rrugica ne lagje,qytetaria shkodrane e persekutuar,asnje qytetar ne administrate(sikurse dhe sot),shkodra ngjante me nje qytet fantazem,nje qytet gri.un. jam moshatar me kandidaten tande,ketin e tan jeten e kam njoft per funderrine por me na e vu kryetare kjo asht e tepert!

      Reply to this comment
  9. GAMORI June 18, 22:36

    nofulla e voltanes eshte e bishes grabitqare

    Reply to this comment
  10. mali June 18, 22:39

    Pa dyshim mjer ai Shkodran qe shet veten per 4 vjet tjera , turp te i japin kush vote voltanes se shokur Ramis .

    Reply to this comment
  11. Murlani June 18, 22:46

    Çohuni Shkodran prej gjumit çerek shekullor çohuni ,
    me voten tuaj te keqen me te madhe te shekullit per Shkodren largojeni .
    Ne Shkoder pd ja gjithmone ka blere dhe vjedhe votat , Shkodra ka qene dhe eshte ne shumice e majte .

    Reply to this comment
  12. Ervis June 18, 23:32

    kjo est turp ala vazhdoni m kete pun ju,,,,,kush jan ju e kush jan ata ,,a sje shqiptar ti qe ata qenkan ju kurse ti sje ju ,,,nese sje shqiptar ca mmdon ketu me na dhan ment tuaja ne ,,,mbaj ju per vete ,,,keshtu bejn t gjith ,,se simkujtonimqe incojn njerzit m votu ..

    Reply to this comment
  13. antishqup June 19, 02:16

    “Fiksi ja fut kot, votat io ble ps dhe keta te fiksit duan tja fusin pd-se.” Nuk eshte aspak e drejte. Pd-ka la 25 vkete qe po lufton si nje heroine gospodine per te shkaterruar komunizmin e poshter te Enver Hoxhes, keta fiksat e poshter duan te t’ja humbasin punen e tyre madheshtore ne sherbim te Shiperise!

    Reply to this comment
  14. Mark uk June 19, 06:59

    Nuk ju ka thene kot i ndieri Pjeter Arbnori [drite paste ] se nuk jeni socialista,po specialista.E gjith kjo eshte sajes e ish komunistve,per paraqitur vehten te sinqert,duke u thene te tjerve ja se cfar po bejn demokratet.Sa i keni paguar kta fakira,keni perfituar nga varferia e tyre,i keni rrejtur me nje dore pare.Edhe ju te fiksit ka here ju dale boja,pamvarsisht se ju nuk meritoni te quheni top channel po top-partia e punes se socialiste nuk quhet as partia qe ju mban gjalle ju si Tv.

    Reply to this comment
  15. Shqiptari June 19, 07:12

    Çdo mode, sikurse edhe vota te shqiptaret, eshte bere MUT!….

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  16. mushkonja June 19, 07:16

    more shkodran kjo nuk e ka mbiemrin ademi por voltana shejtan berisha votoni ju se paguaj une ku ka goje te pelcasi e bertasi ai lul smerlapi ai vrasesi do ti deshtoje me nder e turp kjo marrezi shqupit qe me daten 22 qershor do ja marri partine familja mafioze e vuçidolit

    Reply to this comment
  17. Lul June 19, 07:21

    Lul by…tha tani te rrofte suma se karrriera iku per lesh…

    Reply to this comment
  18. Moza June 19, 08:02

    O Spkol cakalli,skifteri!Qenke i mbaruar nga mendja!Akoma nuk beson ,apo ben sikur qe SSala dhe kelyshet e tij e kane zanat vjedhjen e mashtrimin!Ia kane mesuar zanatin edhe pinjolleve te tyre familjare e shpirterore.Voltana kerma do te shfrytezoje varferine e paditurine e njerezve.Dhe jo vetem keto ,por mbledhe funderina per ti bere menazhere te vjedhjes se shpirtit.Populli thote; kush vjedh i ben te gjitha!Turp per nje grua!Po ti vinte keq per varferine cberi si prefekte?Fiksi shume mire beri.Ta marri drejtesia dhe te shikoje punen e voltana kur…

    Reply to this comment
  19. mira June 19, 08:15

    Adrian Thano eshte vertet nje gazetar me integritet kam shume respekt por do ishte mire qe ti thoshte gazetareve te vet te benin nje shkrim per ata qe ngriten, e zhvilluan dhe e cuan ne kete pike sistemin e blerjes se votes.
    Mos u kerkoni popullit fukara te mos e shese voten se ai eshte aq fukara se dhe ju qe shisni pordhe per te mos u shitur vota po te ishit aq te varfer ( nuk po them fukara) do e benit kete gje.
    Kemi pare edhe vidio te tjera dhe jane quajtur te pavlefshme.
    Do ecte populli me perpara -edhe vet politikaneve do u bente mire nese nuk e konsideronin popullin kaq naiv dhe budalla.
    Shohim ne TV politikane te te gjitha rangjeve qe flasin me aq papergjegjshmeri sa mendojme se nuk jane idiote, por jane arogante dhe popullin e konsiderojne nje skllav qe u duhet vetem , por vetem dhe vetem ne diten e zgjedhjeve.

    Nese vete populli nuk RILIND nuk ka per te Rilindur kurre Shqiperia.

    Reply to this comment
  20. fad June 19, 10:37

    Kush do ta bej me kultur ket popull lulzim basha qe flet si cub neper mitingje nje njeri qe erdhi ne k/bashkis me vota te blera dhe te vjedhur, nje njeri qe kerkon te bej lajm pa pas lajm si rasti I elbasanit qe demek nje rom na qenka militanti I tij dhe I kan ber presion, opiiiiika erdhi ky I forti brek m……. nga tirana shum I shqetsuar thua se fati I tyre kishte mbeturnedor te ketij k…., se ne Elbasan sipas tij ska as rend as ligj, kryemashtruesssssss I shqiperis, do e marrish mir pergjigjen me date 22 qershor.

    Reply to this comment
  21. lato June 19, 12:16

    Qe PD te jete ne grahmat e fundit,nuk eshte fatkeqesi,por sihariq per te gjithe shqiptaret.

    Reply to this comment
  22. pune , mu .. June 19, 12:44

    oOp lala trala la , un paguaj shum para , po mora bashkin do fitoj mijera here ma shum nuk ka gja se kam tru majmun . Rama – Meta kan maru kan maru , kuku per te kush voton per mu , mjere Shkodra ne duar te kujt eshte qeverisur per 25 vjet .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*