Voltana bojkoton ceremoninë për bustin e Arbnorit

July 19, 2018 12:35

Voltana bojkoton ceremoninë për bustin e Arbnorit

 

Busti i ish-kryetarit të Kuvendit, Pjetër Arbnori është vendosur para sallës së seancave plenare.

Ceremonia e organizuar për përurimin e bustit i mblodhi të majtë e të djathtë. Të pranishëm në ceremoni ishin Presidenti i Republikës, Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, anëtarë të Këshillit të Ministrave, anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, përfaqësues të lartë dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë nga të gjitha partitë politike dhe legjislaturat dhe ish-kolegë, miq dhe familjarë të Pjetër Arbnorit.

Gjithashtu, morën pjesë Jozefina Topalli dhe drejtues lokalë të PD nga Shkodra.

Ajo që ra në sy ishte mungesa e kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Arbnori ka qenë bashkëthemelues i degës së Partisë Demokratike në Shkodër. Prej vitit 1991 deri më 2001 ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë, dhe prej vitit 1992 deri më vitin 1997 ishte Kryetar i Kuvendit.

e.k/dita

July 19, 2018 12:35
Komento

11 Komente

  1. xhemal July 19, 12:58

    Shtatoret vendosen ne piedestal. Nuk vihen ne dy kembe shkalle ku mund t’i permjerrin qente dhe macet.
    Keni pare ndokund qe shtatoret ngulen direkt ne dhe???

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN July 19, 13:36

      e kane lene ne lartesi njeriu qe te ule koken sa me shume Ruçi;
      sa here te kaloj aty te ule gjithmone koken …

      Dita,
      po ça i keni keta tituj njeher, po kush eshte Voltana qe duhet te ishte aty ?? apo çfare rendesie ka qe nuk eshte aty ????
      Ja dhe shoqja Topallja ka shkuar aty se i eshte dhene rasti te dukej dhe njeher rrugeve te Tiranes, te shpalose ate fytyren e pervuajtur perballe plakut Mere, po jo se eshte aty per Arbnorin.

      RESPEKT E NDERIM MANDELES SHQIPTAR !!!

      Reply to this comment
    • ppa July 20, 09:40

      Rri o shoku Xhemal Katunari, mos jep mendje kur s’te takon!

      Reply to this comment
  2. Haxhi Qamili me zyre ne SHQUP. July 19, 14:42

    “Respekt” per ish spiunin e Sigurimit te Shtetit, Pjeter Tomen (Arbnori)

    Reply to this comment
  3. Fidel Kastro July 19, 17:13

    Ne pamje te pare me sa shoh me duket i çuditshem mos me thene nje bust i shemtuar. Ndoshta jam gabim dhe skam shije per keso punesh , por keshtu e shoh. Ndersa per Voltanen , mori pjese s’mori pjese nuk ka rendesi fare. .

    Reply to this comment
  4. Drini July 19, 17:16

    Po si mund ti behet bust nje spiuni birucash ?
    U be sheshi te parlamenti dhe akademia shesh me buste spiunash
    Pjetri, Sabri Godo…

    Reply to this comment
  5. M A R K O July 19, 17:46

    Eshte lene ulet qe te vendosin sapunin simbolin e burgut….te Pjetrit….

    Reply to this comment
  6. Kata Kolok July 19, 17:49

    Voltana ka shku per pesh me markun njeriun e zemres

    Reply to this comment
  7. tomorraku July 19, 17:56

    Ky Pjeter Toma apo (Pjeter Mustakuqi) qe per protestusit e “97 ne Vlore tha “…qe ata nuk protestojne po dalin shetitje nga sheshi i Flamurit deri ne sheshin para universitetit Ismail Qemali…”nuk i meriton keto nderime qe i behen!

    Reply to this comment
  8. Dn July 19, 20:10

    Edhe mire ka ba qe nuk ka shkuar se Arbnori nuk eshte figure per t’u vleresuar ne te ardhshme.
    Ishte pjese e ketij sistemi qe degjeneroj cdo gje ne Shqiperi,shpirtzi qe nderohet nga rucu and co,kjo tregon ma mire se cdo gje se kusht ishte ky pjetri…

    Reply to this comment
  9. shvejku July 19, 23:43

    Busti,shtatorja apo cfare tjeter quhet kjo e Pjeter Mustakuqit eshte nje shemti e madhe!
    Keshtu e bene edhe per te perndjekurit nje shtrydhese e ujit,pra si njerez te shtrydhur,pa shpirt!
    Nuk ka qene Voltana?
    Kjo ishte nje humbje e madhe per demokracine boterore!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*