Von der Leyen: Tri tema në tryezë, nuk ka shenja për zgjerimin e BE-së

October 17, 2019 18:53

Von der Leyen: Tri tema në tryezë, nuk ka shenja për zgjerimin e BE-së

Këshilli Evropian është mbledhur në Bruksel, ku tema kryesore diskutimi janë Brexit, negociatat dhe Turqia.

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, Urusula von der Leyen tha se “nuk ka shenja që të këtë vendim për zgjerimin e BE-së”.

Nesër pritet të merret vendimi mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa i përket negociatave me BE-në.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka vendosur veton sa i përket dy vendeve të Ballkanit.

Franca thotë se më parë reformat e votuara duhen zbatuar dhe krah kësaj duhet riparë procesi i zgjerimit si procedurë.

Pas dështimit të samitit franko-gjerman, kancelaria Angela Merkel u shpreh se shanset janë të pakta për dy shtetet e Ballkanit.

“Shanset për arritjen e një vendimi të përbashkët në samitin e BE-së për dhënien e datës për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk janë të mira”, ka deklaruar në orët e paradites kancelarja gjermane Angela Merkel. 

j.l./ dita

October 17, 2019 18:53
Komento

2 Komente

  1. Aladini me Eskortë October 17, 19:06

    Thujani gjeniut të Surelit.
    Që ka shkuar në Bruksel për t na sjellë gjysma-deklarimet e atyre që thonë PO.
    I dhimbset Qeveria jo Shqipëria.
    Se po të ish ndryshe do merrej me ata që thonë JO

    Reply to this comment
  2. D... October 18, 08:33

    Po per cfare zgjerimi flet a te dhjefsha mu ne europe ku…e , behet fjale vetem per negociata …ne se duan shtet shqiptar te sakte keta duhet te kuptojne qe me keto vendime pa kuptim demtohet vetem njeriu i thjeshte , populli , politikanet e kane ne terezi , jeten e tyre e kane te siguruar brez pas brezi….eshte pare kjo pune qe ne fillim te shek. te 20 me europen dhe Francen bashke , pu…..na

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim