Vonesat në fluturime, kompensohen 700 pasagjerë! 2 kompanitë që mbajnë rekord

January 5, 2019 13:10

Vonesat në fluturime, kompensohen 700 pasagjerë! 2 kompanitë që mbajnë rekord

Autoriteti i Aviacionit Civil ka publikuar shifrat e vitit 2018 sa i përket kompensimit të pasagjerëve për shkak të vonesave apo anulimeve nga kompanitë ajrore. Referuar të dhënave të publikuara, janë realizuar 700 kompensime ndërsa 1200 të tjera janë në proces.

“Nga të dhënat zyrtare që vijnë nga kompanitë ajrore ka pasur rritje të numrit të kompensimeve me 250 euro, ndaj pasagjerëve që kanë plotësuar formularët e ankimimit. Kompania “Blue Panorama” pavarësisht probleme me vonesat e shumta të regjistruara në 2018, është kompania e parë sa i përket kompensimit të pasagjerëve me një shifër që shkon në 500 kompensime.

Ndërkohë problem mbetet kompania “Fly Ernest”, e cila pavarësisht se renditet si kompania më problematike për shkak të vonesave apo anulimit të fluturimeve, ka kryer vetëm 96 të tilla. Në total shifra deri në këtë periudhë ka shkuar në 700 kompensime, nga rreth 2000 formularë të plotësuar.

Lajmi pozitiv për pasagjerët është se kompanitë kanë pranuar të kompensojnë 1200 pasagjerë të tjerë dhe kanë filluar procedurat e kompensimit. Që do të thotë se pas plotësimit të dokumentacionit përkatës, pasagjerët që janë prekur nga vonesat apo anulimet do të marrin atë që ju takon më ligj” njofton AAC.

o.j/dita

January 5, 2019 13:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*