Vonesat në tender lënë zjarrfikëset e Fierit pa karburant

Redaksia Online August 8, 2013 11:17

Vonesat në tender lënë zjarrfikëset e Fierit pa karburant

Zjarrfikëset e qarkut të Fierit, krahas amortizimit të tejskajshëm, duhet të përballen edhe me mungesën e karburantit. Tenderi për sigurimin e karburantit për sistemin e zjarrfikësve në qytetin e Fierit ende nuk ka përfunduar. Procedurat nuk janë mbyllur në kohë e për pasojë punonjësve u është dashur ta blejnë me paratë e tyre karburantin ose ta kërkojnë borxh nga pikat e furnizimit për të shuar 16 vatra zjarri, raste të emergjencës regjistruar në këtë qytet, shkruan “Shqip”.

Prefekti i Qarkut të Fierit, Shkëlqim Murataj, thotë se prej kohësh mungon karburanti për zjarrfikëset. “Ka disa kohë që nuk ka më karburant për zjarrfikëset e Qarkut të Fierit. Kjo ka ndodhur për shkak të vonesës së kryerjes së tenderit të karburantit që nevojitet për to. I kemi bërë kërkesë ministrisë përkatëse që të mundësojë zhvillimin e këtij tenderi, pasi jemi në stinën më të nxehtë kur edhe zjarret janë më të shpeshta. Deri tani gjithë emergjencat janë përballur nga vetë punonjësit e zjarrfikëseve. Dua të theksoj se ne kemi kërkuar që të mundësohet edhe zëvendësimi i mjeteve të zjarrfikëseve me të reja, pasi ato aktuale janë të amortizuara”, shprehet Murataj. Punonjësit e zjarrfikëseve thonë se ata janë duke punuar në mënyrë vullnetare e duke shpenzuar pagat e tyre. Kjo, pasi sipas tyre u është dashur që të shuajnë 16 vatra zjarri në zona të ndryshme të Qarkut të Fierit dhe se gjithçka e kanë shpenzuar vetë.

Redaksia Online August 8, 2013 11:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*