Vorpsi u betua para noteres, ‘VOA’: Shkelje e hapur, thellohet kaosi me emërimet në Gjykatën Kushtetuese

November 14, 2019 13:20

Vorpsi u betua para noteres, ‘VOA’: Shkelje e hapur, thellohet kaosi me emërimet në Gjykatën Kushtetuese

Thellohet kaosi me emërimet në Gjykatën kushtetuese, e kthyer në një mollë sherri, mes Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe shumicës së majtë qeverisëse.

Arta Vorpsi, kandidatja e cila ishte e para në listën për vakancën e shpallur nga Kreu i Shtetit, e që sipas vendimit të botuar në Fletoren zyrtare, është shpallur automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ka bërë një lëvizje të papritur, duke u betuar te një notere.

Përpara noteres Miranda Xhemalçe, ajo ka lexuar formulën e betimit: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia, do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.

Por me vetë aktin e betimit përpara një notereje, zonja Vorpsi, duket se ka bërë një shkelje të hapur, pikërisht të Kushtetutës e cila përcakton në mënyrë fare të qartë në nenin 129 se “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës”.

Një kopje të betimit të saj, ajo ja ka dërguar dhe Presidenti Meta, ashtu dhe vetë Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se nuk është e qartë se cfarë vlere juridike mund të ketë një akt i tillë.

Presidenti Meta deklaroi mbrëmë se botimi në Fletoren zyrtare sipas tij nuk ka vlerë. “Çdo botim kontrabandë në Fletoren zyrtare padyshim që nuk sjell asnjë detyrim për presidentin e Republikës”, u shpreh zoti Meta, i cili më parë, për të njejtën vakancë emëroi Marsida Xhaferllarin në tejkalim të afatit 30 ditor që i përcakton atij Ligji për Gjykatën Kushtetuese.

Përmes zëdhënësit të tij, zotit Meta reagoi me ironi pas lajmit të betimit të zonjës Vorpsi, duke deklaruar se “nuk pengoj askënd të betohet as te noterja, as te parukierja”./VOA

 

O.J/DITA

November 14, 2019 13:20
Komento

11 Komente

  1. Arben November 14, 13:47

    Prostitutave e edroges nuk mbarojne

    Reply to this comment
  2. Fidel Kastro November 14, 14:43

    Duhet te shkoje te betohet edhe ne Kishe ose Xhami sipas ligjit te bandes se ridhjerjes!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  3. Genti November 14, 14:51

    O legen
    Nuk ka prostitue me te ndyre se Likja.
    Prandaj ndodhin cudirat ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  4. Dashnori November 14, 16:25

    Me kete gjykatese pordhi drejtesia-

    Reply to this comment
  5. E PA PERGJEGJESHME November 14, 16:29

    MOS JA VINI VESHIN SE KUSH E DI KU ESHTE GEDHIRE MBREME
    DUHET E PA PERGJEGJESHME

    Reply to this comment
  6. demo November 14, 18:32

    Kur e late mire ua ben.

    Reply to this comment
  7. Gzim Kulufi November 14, 19:21

    Per te ardhur keq! Nje gjykatese qe do te ruaj ligjet! I shkel ato pa nisur pune! Cfare mund te presesh nga ata qe nuk i njohin ligjet pastaj!?

    Reply to this comment
    • Niku November 14, 21:53

      Ligjin e ka shkel Likja qe nuk zbatoi 30 diteshin. Kjo eshte në rregull, ligji automatikisht e emeron antare dhe nuk ka fuqi as Presidenti dhe as Parlamenti qe ta shkarkoje. Mesohuni me ligje se ka 30 vjet qe Shqiperia po shkaperdihet vetem se krijohen ligje personale.

      Reply to this comment
  8. Taraboshi November 14, 21:53

    Pse duhet te pritet deri ne infinit dekretimet e presidentit.Apo keto gjygjtare nuk ishin ne listen e presidentit.Me prite deri ne infinit qe presidentit ti vijne mendet mjere per kete vend dhe kete popull.Prandaj rruga me eshkurter dhe me e drejte ishte betimi tek noteri.Ke kushtetute dhe ligj nukka asnje lloj shkelje.

    Reply to this comment
  9. demo November 14, 22:05

    Nen panikun e humbjes se pushtetit.
    Kur jane te patrazuar,duken babloke.Ilir Meta plak me mend,i qete,i shtruar.Fjala i peshon si gurore Skrapari.
    Kur e kaplon alarmi i humbjes se pushtetit,c`dekreton zgjedhjet,dekreton dy tre pale zgjedhje dhe diten e dekretit te tij loz futboll.Ka pasur nje muaj kohe te firmose emrin e gjykatesve te gjykates kushtetuese,por ka qene neper male dhe i ka kaluar afati ligjor.
    Ka pasur tre muaj kohe te mendoje emrin e gjykateses ,por e gjen nje jave pasi ka mbaruar afati.
    Duhet te dekretoje nje nga tre emrat e pare,por dekreton ate qe eshte prapa Liste.
    Kjo tjetra, Vorpsi vete betohet tek Noterja!!!!
    Sepse presidenti s`mund te jete i vetem ne gafat e tij.
    Ky president i merr te keqen nje kryetari te keshillit popullor te fshatit..Dhe kjo juriste,qe do te gjykoje themelet e shtetit,ja merr te keqen nje fshesaxhije rrugesh ,se te pakten ajo i hedh plerat ne kazan,nuk ja hedh njeresve ne koke.
    Keta jane njerezit qe na drejtojne dhe na gjykojne.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim