Laura “zëvendëson” Ristanin: Policia fshehu një plagosje. Reagon MB

January 19, 2014 14:59

Laura “zëvendëson” Ristanin: Policia fshehu një plagosje. Reagon MB

Partia Demokratike vijon akuzat për fshehje të situatës së krimit. Zëdhënësja e selisë blu, Laura Vorpsi, u shfaq sot në vend të deputeti Ristani para medieve për të raportuar një ngjarje, e cila sipas saj është mbajtur e fshehur nga policia për tri ditë.

Vorpsi tha se tri ditë më parë, brenda postës së policisë në Mamurras është plagosur një shtetas. “Sipas të dhënave të sigurta protagonistët e ngjarjes kanë shkuar në zyrat e policisë për të gjetur siguri, pas konfliktit që kanë pasur. Por në prani të punonjësve të rendit, njëri nga shtetasit e përfshirë në ngjarje ka qëlluar me armën e tij, duke plagosur rëndë shtetasin me inicialet G.K” , tha ajo duke shtuar se “në mënyrë të përsëritur, dhe çdo ditë, po zbardhen krime që policia e Tahirit i mban të fshehta”.

Regimi i Ministrisë së Brendshme

Pas akuzave të Partisë Demokratike për një plagosje që ka ndodhur në ambjentet e policisë së Mamurrasit ka reaguar edhe ministria e brendshme. Ndërsa ka përgënjeshtruar deklaratat e PD-së për këtë ngjarje, MB-ja duke theksuar se me transparencë po i paraqet publikut të gjitha shifrat e kriminalitetit.

Deklarata 

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit është e detyruar të përgënjeshtrojë përsëri deklaratat e subjektit PD, sipas të cilit një plagosje me armë ka ndodhur në mjediset e Postës së Policisë Mamurras më datë 17 janar. Ngjarja nuk është fshehur dhe për më tepër nuk ka ndodhur në ambientet e Postës së Policisë në Mamuras. Konkretisht nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, që më datë 17 janar është dhënë njoftimi përkatës, i cili i është përcjellë përfaqësuesve të medias. Lidhur me këtë ngjarje, më datë 17 janar, Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë ka informuar se: Më datën 17.01.2014, rreth orës 01:00, u bë  arrestimi në flagrancë i shtetasit: -Elson Bukurosh Kalaveri, 27 vjeç, banues në Thumanë-Krujë. Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi më datën 17.01.2014, rreth ores 00.45, në qytetin e Mamurrasit, ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin G. K., vjeç 36 banues në Thumanë Krujë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Ushtarak Tiranë. Falë ndërhyrjes shumë të shpejtë nga ana e Patrullës së Policisë Mamurras, menjëherë mbas ndodhjes së ngjarjes është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit, së bashku me armën e krimit e llojit Pistolet HS, me nje krëhër me katër fishek të kalibrit 9 mm. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësReagon MBinë e provës materiale një gëzhoj, kalibrit 9 mm. Materialet i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqesorë Kurbin, për veprën penale të “Vrasjes me dashje “ e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtjes  pa leje të armëve dhe municioneve” parashikuar nga nenet 76-22, dhe 278/2 të Kodit Penal.

 

January 19, 2014 14:59
Komento

13 Komente

  1. Dituria January 19, 15:52

    Po’ sa e bukur ishe bo! Boll stuko kishe ven o goce. ENE Moma ime behet e bukur me stuko.

    Reply to this comment
  2. Dituria January 19, 15:54

    Ristani -TAP.
    Vorpsi-STUKO.

    Reply to this comment
  3. Daku January 19, 16:10

    E zbulon Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit..i cili eshte i diplomuar ne specialitetin “Oficer zbori”…atavizem klasik.

    Reply to this comment
  4. prenge sherri January 19, 16:21

    o vorpso mos dil mo e na thua brockulla se na cave trapin.

    Reply to this comment
  5. TJ January 19, 16:49

    Une , nuk e kuptoj ,se si njerez te Saliut e lejojne veten, te shfrytezohen ne menyre kepuce – lepirje.Si mund te jape mesim , ne fakultetin juridik, nje “Bibe” e tille..!!??

    Reply to this comment
  6. DRITA CILI January 19, 18:12

    pokesaj si nuk i vjen turp qe ben akoma zedhenesen e nje partie krimi qe nuk ekziston me ,po humb edhe ato pak kredite qe ka nga familja e vet.

    Reply to this comment
  7. danilo January 19, 18:30

    Je nje cop ylle Laura!Keta qe te shajne e bejn si puna e dhelpres me rrushin,je shume seksi,lume kush te ka!

    Reply to this comment
  8. Drenicak January 19, 18:32

    Me qe je mbes Kosove a ban me ardh ne Tiran me leternjoftim !!!!??

    Reply to this comment
  9. danilo January 19, 18:47

    Pse e hiqni komentin apo nuk u pelqen qe them se Vorpsi eshte shume e bukur dhe seksi,dhe ju jeni dhelpra ajo eshte rrushi!

    Reply to this comment
  10. Tani January 19, 19:31

    Laura te puth rreze kofsheve. Jabanxhiu

    Reply to this comment
  11. pogradeci January 19, 20:26

    po ku ishe para 15 shtatorit moj zonje e paguar mire sa besoj dhjetra te papune do te ishin kthyer ne shtepi si kryfamiljar kokelarte,por ju cuditni dhe veten kur shikoni se si ka ndryshuar siguria per disa muaj,
    Akishe pare ndonjehere police me uniforme pune ,te gjthe si polici i patrulles dhe shefi i komisariat me kostum per ne pub,ose atje ku plotesohen 1×2,etj
    Mos genjeni veten me fjalime per par mode…………..

    Reply to this comment
  12. Mark uk January 19, 21:58

    Pse shani sikur te ishit gra te kqija.Dua te pyes a eshte e vertet se jan meshefur sikur edhe nje krim,po apo jo.

    Reply to this comment
  13. Mark uk January 19, 22:02

    .ani:Shko e .ahu nje her,pastaj ha dicka pak sa per duhan.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim