Vota e Gërdecit

June 25, 2017 17:20

Vota e Gërdecit

Bektash Zeneli

Në këto zgjedhje të përgjithshme politike të cilat sot ulin siparin, të tretat për nga radha që prej gjëmës së njohur botërisht të Gërdecit tragjik, ndër “risitë” e saj pati edhe fushatën e një anëtari të “ Ri” të “Republikës së Re” me emrin Fatmir Mediu!

Mediu i “ri” është njëqind për qind ai Mediu i vjetër i kacavjerrur në majat e skenës politike që nga viti ‘92 e gjer më sot , deputet i “përjetshëm “ e ministër sa herë që PD-ja ka qenë në pushtet. Ky Mediu që do të mbahet mend gjatë si ministri i një ndër tragjedive më të dhimbshme, asaj të Gërdecit, u vërdallis me ditë të tëra nëpër Vorë e përqark saj këto ditë duke lypur votën për PD-në e cila e ka listuar në mënyrë të “detyruar” për në Parlamentin e Ri .

Dhe ku e lyp votën ky Mediu i “ ri”? …Bash atje ku realisht është përgjegjësi e borxhliu më i madh ndaj atij komuniteti. Çfarë kërkon Mediu pikërisht në Vorë përfshi këtu edhe Gërdecin? Që në vitin zgjedhor të 2009, ashtu edhe në atë të vitit 2013 jo pak vëmendje opinion publik i ka kushtuar më së pari votimit në Gërdec, të Gërdecit të njohur tashmë si vendi i tragjedisë së paprecedent, ku për shkak të Qeverisë, të Ministrisë së Mbrojtjes më së pari, ku në krye të saj ka qenë Fatmir Mediu janë shuar 26 jetë njerëzish të pafajshëm e plagosur qindra të tjerë duke i shkaktuar dhimbje të pashoqe mbarë popullit .

Interesimi e kureshtja për votën e Gërdeci është më se e ligjshme dhe njerëzore njëkohësisht për këtë zonë e cila u bë e njohur në Shqipëri e përtej kufijve të saj për nga përmasat e tragjedisë që ngriti në këmbë një popull të tërë të tronditur. Në Gërdec kanë marrë vota disa parti politike, të majtët dhe e të djathtët. Nuk është rastësi që Partia Republikane ose thënë ndryshe për nga shkaku, Fatmir Mediu nuk ka marrë këtu qoftë edhe një votë të vetme, as në 2009-n e as në 2013-n.

Nuk ka ndëshkim më të goditur se sa ky. Votuesit e Gërdecit në këto rast kanë bërë përjashtimin, njëkohësisht përfshirjen e vet. Kryesorja që duhet kuptuar nga leximi deri tani të votës së gërdecarëve është qëndrimi i prerë përjashtues ndaj Partisë Republikane të Fatmir Mediut duke ndëshkuar me votën zero. Ky është edhe kuptimi më i plotë për votën e Gërdecit.

Tani që Mediu fshihet pas një sigle tjetër, themi se të njëjtin shpërblim do të marrë nga votuesit e Gërdecit, Vorës e kudo që atë e njohin. Votuesit e zgjuar kurrsesi nuk mund të harrojnë. Ky, Mediu i “ri” është po ai Mediu i vjetër ish-ministri me përgjegjësi direkte, shkaktari i tragjedisë, çuditërisht akoma i pa ndëshkuar, por i mbrojtur me imunitet pas imunitetit.

Ndërkohë, tragjedia është akoma e pa shëruar, e harruar jo se jo, si një “shtatore” e heshtur përballë këtij 25 qershori!

June 25, 2017 17:20
Komento

3 Komente

  1. E verteta do te na beje te lire June 26, 00:47

    I dashur Z.Zeneli,
    Se pari qe je i indoktrinuar deri ne palce, kjo duket hapur. Se dyti, si cdo shqiptar qe i dhemb per vendin e tij, e kam ndjekur nga afer te gjithe ceshtjen e fatkeqsise se Gerdecit. Pse nuk e permend faktin qe Fatmir Mediu ka qene dhe eshte ministri i vetem shqiptar qe dha doreheqjen mbas asaj tragjedie dhe ka qene prezent ne cdo seance gjyqesore? Perse nuk e permendni faktin qe ajo depo armatimesh ushtarake u mor pa dijenine e Ministrit te mbrojtjes, por direkt nga funksionare ushtarake te cilet u kontraktuan nga njerez te kryeministrit Berisha per t’ju shitur arme dy “kalamajve” amerikane te kontraktuar nga Pentagoni? Perse zoteri nuk i permendni te gjitha faktet por arrini ne nje konkluzion kaq te piset? Denigroni figuren e nje nga politikaneve me te afte qe ka per te pas ndonjehere Shqiperia? Kush mendon se loboi fuqishem per anetaresimin ne NATO? Berisha? Rama? Nano? Meta? Jo zoteri, eshte Fatmir Mediu ai qe e ka meriten 100% per shume te mira afatgjata te ketyre 27 viteve te fundit. Gjithesesi duhet te kuptosh qe politikanet e ndershem dhe te afte, ne kete vend shenjestrohen dhe futen ne nje kazan me plehrat e tjere. Por deri ne momentin qe ne do arrijme te bejme dallimin, ketu demokracia do mbetet peng i injoranteve si puna juaj dhe plehrave skeptike qe nuk dine te bejne nje analize e te mendojne me mendjen e tyre, nese e kane nje te tille.
    Pa respekt,
    Veritas

    Reply to this comment
    • €piriiiiii June 26, 10:49

      Veritas alias F.Mediu…… gjithcka qe ju thoni më lart ështe e drejte sa i përket Berishes Xenit te Berishes 2kalamajve Amerikan disa ushtarakve tane por ne ate lumë pasash te pista 1 prrua shkonte per Min tonë F.Mediun. Ai eshte i Zhytur ne mut kok e kembe njelloj sa keta te tjeret. Sipas teje Mediu na ka futur në NATO…. kjo eshte vertet për te qeshur. Mediu i coli edhe Aeroplanet dhe Tanket e fundit i coi per Skrap. Jini me te vetrtet shume Injorante. Antarsimi ne NATO ishte Dëshire Amerikane dhe jo Aftësia jonë. Tung MediHoxha

      Reply to this comment
  2. MH June 26, 01:28

    Mediu i ri dhe Mediu i vjeter llagapin e ka KRIMINELI.Medi Krimineli.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*