Vota e Shqipërisë në OKB, ku gabon Fatos Tarifa

December 28, 2017 11:36

Vota e Shqipërisë në OKB, ku gabon Fatos Tarifa

 

Nga Bledar Prifti

Nëse ju kujtohet, para katër vjetësh, unë kam pasur një debat me Profesor/Ambasador Fatos Tarifa ne lidhje me politikën e jashtme të Shqipërisë. Ai mbështeste tezën që Turqia dhe Italia duhet të jenë aleatët strategjikë kryesorë të Shqipërisë. Kurse unë mbroja tezën se përse Amerika duhet të jetë aleati strategjik kryesor i Shqipërisë.  http://www.gazetadita.al/lost-in-strategy/.

Në një shkrim të para disa ditësh, Tarifa sulmon me stilin e vet figura të cilat kanë qenë kundër votës së qeverisë shqiptare kundër vendimit të ShBA në lidhje me njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i ri i Izraelit. Kjo votë kundër u bë përmes një rezolute simbolike të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të dënuar vendimin amerikan. Kjo rezolutë nuk ka fuqi ligjore pasi vetëm Këshilli i Sigurimit të OKB ka forcën ligjore për të miratuar rezoluta të detyrueshme për t’u zbatuar. Vendimi i ShBA u diskutua në këshill, por ky i fundit nuk arriti të votojë një rezolutë anti-Amerikane për shkak të vetos së ShBA.

https://www.nytimes.com/…/jerusalem-un-security-council.html
Pra, parë nga prizmi i ligjit ndërkombëtar, vendimi i Presidentit Trump ngelet në fuqi edhe pas votës kundër të Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

E gjithë ajo analizë e stërgjate kishte dy argumente, një parësor dhe tjetri i fshehur diku mes rreshtash. Argumenti parësor i Tarifës ishte se vota shqiptare kundër vendimit amerikan është konform interesave kombëtare/strategjike të Shqipërisë. Argumenti i fshehur është se vendimi amerikan për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit është një vendim arbitrar i Presidentit Trump.

Të dy këto argumente janë boshe, pa kurrfarë substance. E para, Tarifa nuk e shpjegon se si kjo votë i shërben interesave strategjike të Shqipërisë. Në të vërtetë, ai lë të kuptohet se ky interes strategjik është vota e Shqipërisë konform votës së shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së. Edhe njëherë, Profesor Tarifa deklaron se interesi strategjik i Shqipërisë është të votojë konform votës së shumicës së vendeve anëtare të BE. Kush e dëgjon këtë argument gajaset së qeshuri, por indinjohet shumë kur shikon se kjo deklaratë bëhet nga një profesor, ish-ambasador.

Si mund të jetë vota e shumicës së shteteve anëtare të BE një interes strategjik i Shqipërisë aq më shumë kur BE nuk ka një pozicion zyrtar në lidhje me çështjen në fjalë?! A e kupton Profesor Tarifa se në këtë botë shtetet kanë interesa kombëtare të ndryshme, dhe se interesat strategjike të Shqipërisë janë kryekëput të ndryshme nga interesat strategjike të secilit vend anëtar të BE??! A e di profesori që BE është një konfederatë e krijuar për arsye ekonomike, dhe se shtetet anëtare nuk kanë detyrim të ndjekin një vijë politike në lidhje me çështje të politikës botërore? A e di Profesor Tarifa që BE rrallë për mos të thënë asnjëherë nuk ka një qëndrim zyrtar në lidhje me çështje politike, përveç rasteve të votës unanime? Duke u nisur nga natyra e konfederatës europiane si union ekonomik, vendet anëtare të BE janë të lira të pozicionohen lirshëm përsa i përket çështjeve politike që kanë lidhje me interesat strategjike të tyre.

Ndaj argumenti i Profesor Tarifës se vota e Shqipërisë është konform interesave strategjike të vendit sepse ajo përputhet me votën e shumicës së vendeve anëtare të BE është një argument absurd nga ana akademike, i pavërtetë nga ana ligjore, dhe i palogjikshëm nga ana e gjeopolitikës. Ajo çfarë mund të thuhet me bindje në lidhje me këtë votë është se Shqipëria kishte dy opsione:1) të votonte pro rezolutës së mbështetur dhe avancuar publikisht nga Turqia e Erdoganit, ose 2) të votonte pro Amerikës dhe kundër rezolutës. Shqipëria zgjodhi, për arsye të pa deklaruara, opsionin e parë. Pozicioni i Tarifës në lidhje me këtë votë nuk më habit pasi vetë Tarifa e konsideron Turqinë si aleatin strategjik kryesor të Shqipërisë. Unë besoj se Amerika është dhe duhet të jetë aleati ynë strategjik. Por unë gjithashtu besoj se kjo votë nuk kishte vetëm dy opsione – një kundër ose një në favor. Ajo kishte dhe një opsion të tretë -votën për të abstenuar. Dhe kjo është ajo që e bën intrigues vendimin e qeverisë shqiptare.

Përsa i përket argumentit të fshehur se gjoja vendimi i Presidentit Trump ishte “arbitrar”, Tarifa edhe këtu gabohet më duket se edhe me dashje për t’i dhënë argumentit të tij kryesor një mbështetje disi politike.

Vendimi i Presidentit Trump nuk është një vendim arbitrar pasi ai është thjesht një ekzekutim urdhri të Senatit amerikan i cili në vitin 1995 votoi me 93 vota pro dhe 5 kundër për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Ky vendim i Senatit njihet si “The Jerusalem Embassy Act of 1995.”  http://time.com/5049019/jerusalem-embassy-history/
Gjithashtu, Presidentet Clinton, Bush, dhe Obama ne fushatat e tyre presidenciale premtuan njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.  https://www.thesun.co.uk/…/donald-trump-israel-jerusalem-c…/

https://youtu.be/VY07KDAgC1A

Presidentët e mëparshëm premtuan një Jeruzalem të pandashëm kryeqytet të Izraelit. Ndryshe nga ata, Presidenti Trump premtoi dhe e mbajti premtimin për njohjen e kryeqytetit të ri. Argumenti i tij është i thjeshte: Për dekada me radhë ne kemi bërë të njëjtën gjë në lidhje me konfliktin/procesin e paqes Izrael-Palestinë dhe kemi pasur të njëjtat rezultate. Mbase Trump i referohej këtu kulmit të idiotësisë së Ajnshtainit se nuk duhet të presësh rezultate të ndryshme kur bën të njëjtën gjë, dhe ai ka të drejtë.

Kjo gjë rrëzon edhe një nën-argument të Profesor Tarifës se vendimi amerikan nuk e ndihmon procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Fakti që Trump, ndryshe nga Clinton, Bush dhe Obama, nuk është për një Jeruzalem Izraelit të pandashëm jep më shumë një shpresë të re se sa një pesimizëm të vjetër.

 

P.S. Profesor Tarifa shpesh pëlqen sulmet ad hominem në vend të argumenteve

December 28, 2017 11:36
Komento

10 Komente

  1. halleluja... December 28, 12:25

    Keni plotesishte te drejte .B.P
    I ashtuquajturi Profesori Tarifa, duhet te testoj edhe njiher titullin ,sepse duket te ket te meta jo te vogla “teknike”
    (profesor lol ! tope strafollah sa shume profesora ,ne nji vend qe ben gjithmon posht drejt gremines)

    Reply to this comment
  2. Stela December 28, 14:34

    Profesor karifa turkoman

    Reply to this comment
  3. intelektuali December 28, 15:06

    VOTIMI I EDI RAMES NE OKB ISHTE NJESOJ SI PABESIA E MUKJES 1943 E ENVER HOXHES

    Cuni i kriminelit te Enverit, fillozofi fanatik Sevo Tarifa me llogjet dhe argumentat e tij allogjike nuk e zbeh aspak kete te VERTETE te trishtuar te historise sone kombetare. Shikoni dhe lexoni llogjet propagandistike te Sevo Tarifes per Enverin qe publikoi gazeta DITA para do kohe qe te kuptoni pse djali i tij, Fatos Tarifa inkurajon papushim Edvinin per te luftuar Imperializmin Amerikan ashtu sic urdheronte Enveri besniket e tij.

    A JA VLEN TE SHPALOSESH ARGUMENTA LLOGJIKE KUNDER FANATIKUT ENVERIST FATOS TARIFA?

    Keta fanatike te Partise se Punes dje ishin me Titon dhe Stalinin sot jane me Ergoganin dhe Putinin,

    prandaj:

    Pyetja e vetme qe duhet bere sot eshte:

    A HANE PYKA LLOGJIKE FANATIKET E ENVERIT?

    Reply to this comment
  4. floriri i Bençes December 28, 22:23

    Zoti Prifti, keni bere gjithe kete artikull per te denigruar figuren e Tarifes, porse keni denigruar vetveten, mbasi ne forme, stili tuaj eshte shume i vobekte, ndersa ne permbajtje akoma me i dobet, sepse ju mungon arsyetimi i forte, i bazuar nga fakte te verteta e jo te sajuara nga mendja tuaj. Jeni qesharak kur pyesni Tarifen se a e di ai qe Europa eshte nje Federate shtetesh vetem ekonomike, mbasi kete e shifkeni vetem ju, Europa eshte nje federate ekonomike, politike, legjislative, juridike etj., europa ka ministrat e saj, te cilet kane nje aktivitet politik e diplomatik real. Se ti kete realitet nuk arrin ta shohesh, fajin nuk ta ka as Tarifa e as ndonje tjeter, prandaj here tjeter mos shkruaj kot. E fundit, i referohesh kulmit të idiotësisë së Ajnshtainit, po pse? Amerika beri te njejten gje qe ka bere ne 100 vjetet e fundit, mbeshteti edhe nje here Izraelin, nderkohe qe vete eshte interlokutori nr. 1 i bisedimeve per paqe ku nuk ka arritur asnje rezultat. Ah harrova, nje rezultat e ka arritur prej kohesh, urrehet per vdekje nga arabet

    Reply to this comment
  5. S.Peshtani December 29, 12:53

    Lexoj komente dhe ndesh paradoksin i cili me sa shoh, jo vetëm që përfaqëson mentalitetin e sistemit të kaluar,por në kuadrin e shpërdorimit total të të ashtuquajturës “fjalë e lirë”,po bëhet modë, një modë e ‘xhunglës’ së ish sistemit të ngritur mbi luftën e klasave!Modë verbërie,që nuk gjykon përmbajtjen, thelbin apo arsyetimin llogjik të shkrimit,por autorin,biografinë e tij,paraardhësit e tij,aq më keq,familjen…..
    I nderuar zoti B.Prifti!
    Nuk kam tagrin as dëshirën të gjykoj intelektin Tuaj,kontributin, aktivitetin që kryeni e aq më tepër të paragjykoj Juve dhe shkrimin Tuaj {si kundër Ju bëni me profesor Tarifën},por desha t’iu kundërshtoj në disa mendime të cilat shfaqni në këtë shkrim.
    Së pari,unë mendoj se do të ishte naivitet të mendohej se Z.Tarifa nuk e njeh konfigurimin e BE,arsyen dhe bazën mbi të cilën u ngrit dhe funksionon BE.Ju nuk kini aspak të drejtë kur deklaroni se BE,funksionon si konfederatë ekonomike.Përkundrazi,BE është pa dyshim një organizëm dhe organizim politik,i cili veç të tjerash u krijua si një front i bashkuar i sistemit kapitalist,kundër frontit tjetër komunist jo vetëm si kundërshtar e alternativë,por gati-gati dhe antagonist.Historia,na e tregon këtë fare qartë,ndaj nuk do zgjatem,por dua t’iu pyes Juve,se përse Shqipëria,aspiron të futet në këtë organizëm tani,pra pas shembjes së komunizmit dhe vetë BE shprehu interesin për ne pikërisht pas ndryshimit të sistemit politik? Pyetja është retorike,sepse BE është një organizëm edhe politik bazuar në principet e kapitalizmit.Kush janë kushtet që kërkohen nga BE prej vendeve që aspirojnë të hyjnë në këtë organizëm dhe që duhet domosdoshmërisht ti përmbushin? Retorike edhe kjo.Ato kushte janë: pluralizmi politik,ekonomia e tregut të lirë,institucioni i votës së lirë,liria e besimit,liria e mendimit,lëvizja e lirë,mediat e lira,drejtësi e pavarur nga politika,pacënueshmëria e privatësisë etj,etj,Askush sot nuk mund të thotë se këto nuk i përkasin apo nuk varen nga politika.Kriteri ekonomik?! Sot ,vetë përfaqësues të BE deklarojnë se Rumania,Bullgaria,Sllovenia,Çekia etj vende të ish bllokut politik komunist,nuk kishin atë nivel ekonomik që duhej për antarësim.Pra BE,është një bashkim politik+ekonomik+gjeostrategjik!
    Nëqoftëse ju zoti Prifti,konkuroni me tezat Tuaja zotin Tarifa,mund t’iu sugjeroja ta bënit atë debat jo në distancë por ballë-përballë gjë që nuk e ve në dyshim se mund të ndodhë,por teorira konspirative për qëllimet e hapura dhe të fshehura të z.Tarifa,Ju nuk keni pse i hidhni si shashka në ujë.Sa për aleancat,strategjike ose jo,formimi Juaj duhet t’iua lejojë të mendoni,se asnjë aleancë nuk është e përjetshme e aq më tepër përjetësisht e suksesëshme. Taktikat janë ato që ndërtojnë e realizojnë strategjitë e kushtëzojnë jetgjatësinë e aleancave strategjike.Të bësh kaq zhurmë e të fetishizosh kaq shumë efektin e votës kundër, të propozimit amerikan,se pas kësaj vjen qameti,ky për mua nuk është konkluzion i drejtë,por mbase edhe pa shumë etikë,mua më duket servilizëm i pa nevojshëm ndaj presidentit amerikan!

    Reply to this comment
    • Nji shtet Dinjitoze qe te ruaj ekujlibrat poltike ne Bote , zgjidhte nji qendrim Neutral (Absternim) December 29, 19:28

      Peshtani ;
      dhe kush eshte logjika e komentit tuaj ?
      ju beni nji xhiro verdalle (duke u munduar te beni moral ,pa qen aspak nevoja te beni sekretarin e atij Tarifes )
      pastaj ,nji shetitje te panevojeshme (jashte teme) neper relievin Stradegjik te Federates Europiane ,qendroni r nxurni nji kreher nga xhepi e krihni baluket ,si me i then jo vetem B.Priftit ktu ; hej ,”me njihni ju mua” ! Pra …nuk hyni aspak ne teme dhe kuptohet qarte perdorni shabllone te gabuara mbi politiken Europiane .Mundet te njifni thjeshte kriteret qe kerkohen nga BE-ja per vendet e sihBllokut komuniste ,por mendoj se ,nuk jeni te afte te shikoni qarte mbi kryesoren ,Temen votimin ne OKB. Dhe se fundmi ,sa i takon servilizmit , Shteti Shqiptare nuk ka nji fije dinjiteti perball qytetareve te vet , sepse e kan ven perposhte bandat e krimineleve islamik e fetare nga me ordineret e ksaj Bote , ne Europe e Ballkan sigurishte qe jo ,i ngeli ktyre funderinave te shtetit Shqiptare ,te tregojne gjasme dinjitet me SHBA-te .Dhe sa i takon Trump-it , (ktu qendron miopia ose fodulliku i naive-ve shqiptare ) Shqiperia nuk shkoj atje ne OKB per te votuar personalishte ,individin Trump ,por SHBA-te ,aleatin e vetem Stradegjike . Pra kami vertet nji Seervilizem ktu ,madje te peshtire ,prej nji diplomacie ordinere Shqiptare ,e cila bashkoj votat me BE-ne me mendimin ,ti serviloset BE-se si shtet zvarranik qe eshte ,bashkojme votat me BE-ne se kushedi na afron ndonji vibratore blu ,qe te zbavitet Rama ne Parlament me salih berishen dhe gazetaret e atij vendi . Mesiguri qe nuk mundet te kuptojne ne kte mes ,se ja kan futur vehtes se tyre ,sepse neser Europa i rregullon perseri maredhenjet me USA-ne sepse kane te tjera Raporte me Njera -Tjetren ,nderkohe qe ty ,si Shqiperi ,pasi te Test-oj e te pa se cfar brumi je ,qe je thjeshte nji Rrospi naive e ndryshon tutoret sipas imazhit , e je thjeshte nji Viktime e ksaj Politike Globale ,do te trajtoj ktej e tutje po si nji viktime ,ashtu si je ne te vertete. Ty po te shkerdhen politikishhte e ekonomishte Greku e po te imponohet ne cdo drejtim ,ju keni pafytyresine tema fryheni si tollumbace e tregoheni Dinjitoze Amerikes . Ambasadori Amerikan ( Orangu Tangu) arvizu ,nji dite mbas exzekutimit te 4-Shqiptare nga kryekrimineli salih berisha ,doli ne Media e deklaroj se “krimineli eshte Burre Shteti” dhe asnjiiiiiiiiiiiiiiii Mize Patriotike ,qofshin kta nga Media apo te ashtuquajtur profesore apo siedhe vet quhen intelektuale ,nuk pipetiu !!! Ju keni surrat sot te flisni per Principe ,per Dinjitet se te mos qenit servil ? Ktu duket qarte se juve se juve ,s’ju funxionojne si duhet jo vetem menyra e te parit Realitetin Shqiptare, por akoma me shume Llogjika e te kuptuarit te ksaj Bote .

      Reply to this comment
  6. Xha Braho December 29, 16:28

    @Prifti dhe Bledkari,
    Je nje servil i peshtire qe te sjell zorret te gryka. Pro-Trumpizmi yt more kokegdhe nuk te ben me pro-Amerikan se Tarifa apo ndonje tjeter.
    Ti si nje “askush” qe je kerkon te behesh “protagonist” duke ju kundervene argumentave “par excellence” te Prof Tarifes.
    Je thjesht per tu meshiruar. Dhe nje verrejtje miqesore per ju te DITA-s. Mos ju jepni vend shkrimeve pa brume te askusheve. Eshte vetem ulje e nivelit te gazetes. Flm.

    Reply to this comment
    • cfar Skandali ! December 29, 19:59

      ouuuuuuuuuuuuuuuu !!!
      Eshte ky nji koment ,nji diskutim ,apo nji kercenim

      uooooooooo Ca Braho !

      Nga cila bote vjen ti . Dhe kush je ti ,qe i jepke vehtes te drejten te ofendosh te tjeret ,vetem se ata mendojne ndryshe se miku juaj Tarifa (nqs nuk jeni vet ai ) . Ku jetojme ne ktu ,ne kabul ? Dhe nuk ngopesh aspak me plehrat qe shkruan ktu ,por i kerkon edhe gazetes mos te lejoj mendimin ndryshe ,dhe ktu te hyjn e dalin vetem tipa si ai profesori jot tarifi ,sepse per ty eshte dikushi ,dhe tjetri qe mendon ndryshe nga ai jo sepse eshte askushi ! Kjo eshte skandaloze ,e pabesushme ,qe sot ne kte shekull ,exziston ala ai mentalitet dhune Diktature plehrash komuniste ,qe nuk mundet te jetojne dot pa denuar tjetrin ,pa burgosur fjalen e lire ,pa vrare mendimin ndryshe etj etj . Paska degjenruar keq semundja e idiotit ne ate vend . Eshte per te dhene vertet Alarmin .

      Reply to this comment
  7. Tomas December 29, 21:04

    Shkrim i dobet!
    Po te jete se autori e di se kaq mund te prodhoj intelektualisht, atehere i bie te jete idiot.

    Reply to this comment
  8. Flutura December 29, 22:21

    O Bledi Prifti,
    Po abstenimi cfare eshte sipas jush? Ke ndonje argument tjeter? Jo.
    Abstenimi i nderuar gazetar, nese je i tille, per mua dhe ne cdo interpretim tjeter, eshte PAAFTESI per te gjykuar per situaten e krijuar. Mund te abstenohet ne nje situate te pa pritur, por jo kur e njeh problemin per te cilin diskutohet.
    Keshtu, merr leket e artikullit, dhe thellohu ne debatet e ardhrshme. Kesaj radhe ia ke futur kot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*