Vota e Shqipërisë pro Palestinës, MPJ: Nuk është ndryshim kursi në politikën e jashtme

September 11, 2015 19:16

Vota e Shqipërisë pro Palestinës, MPJ: Nuk është ndryshim kursi në politikën e jashtme

Pas lajmit të publikuar në media se Shqipëria ka mbështetur me votë ngritjen e flamurit palestinez në OKB, ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme, duke sqaruar se vota pro nuk është një ndryshim në kursin e politikës së jashtme.

“Sot, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë votash një projektrezolutë qe u jep vendeve jo-Anëtare Vëzhguese të OKB-së të drejtën të ngrenë flamurin e tyre pranë atyre të vendeve anëtare të Organizatës. Shqipëria votoi në favor të kësaj iniciative, ashtu si dhe 118 vende të tjera. Aktualisht, vendet që gëzojnë statusin e jo-Anëtarit Vëzhgues në OKB janë Palestina dhe Vatikani”,­thuhet në një deklaratë për mediat.

MPJ sqaron gjithashtu se qasja e Shqipërisë nuk përbën asnjë ndryshim qëndrimi të politikës të jashtme. “Shqipëria i përmbahet në mënyrë konsistente qëndrimit të saj për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme mbi parimin e dy shteteve. Çdo spekulim tjetër është dashakeq dhe dëshiron të shtrembërojë këtë qëndrim konsistent të shtetit shqiptar”, thuhet në reagimin e MPJ-­së.

Ndërkohë, më herët nga radhët e opozitës reagoi Tritan Shehu duke e quajtur votën pro të Shqipërisë ndaj Palestinës një gafë në politikën e jashtëm, për faktin se sipas tij, një vendim kundër mbajtën SHBA­-të.

September 11, 2015 19:16
Komento

3 Komente

  1. emigranti September 11, 20:10

    Nuk e kuptoj kete Kurs qe ndjek politika shqiptare, kur keta palestinez nuk po e njohin Kosoven.Koha do te na bej me te zgjuar qe ka qene i drejte vendimi apo budalliku i rradhes i Mjeshtrave te politikes se jashtme.

    Reply to this comment
  2. Arben September 12, 13:18

    PALESTINA E KA HALLALL.

    JANE POPULLI ME I PERVUAJTUR SOT PER SOT NE BOTE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*