Vota është mbretëresha e demokracisë!

December 28, 2020 13:09

Vota është mbretëresha e demokracisë!

Nga Arkiva

Edhe katër muaj,
më ndryshe do jemi,
zgjedhjet politike,
këtu do të kemi!

Kanë zgjedhjet e Prillit,
rëndësi vërtet,
se e futin vendin,
në normalitet!

Do ta fusin vendin,
në normalitet,
dy lloj opozitash,
më nuk do të ketë!

Ky katër vjeçar,
që po e bitisim,
na thotë se Kuvendin,
nuk mund ta braktisim!

Të djegësh mandatet,
është idiotësi,
se Kuvendi punën,
vazhdon përsëri!

Luli me Monikën,
bënë kijametin,
asnjë çast s’u bënë,
rrezik për pushtetin!

Dhe gjithë shpellarët,
që ka tek ky vënd,
u bindën se lufta,
bëhet në Kuvend!

Me tamam u bindën,
mostra e shpellarë,
se s’merret pushteti,
me bomba dhe zjarr!

Në demokraci,
mbretëreshë është vota
ndaj Reformë Zgjedhore,
na kërkoi gjithë Bota!

Në zgjedhje do shkojmë,
me kod të ndryshuar,
po këto ndryshime,
pak i kanë kuptuar!

Ish kodi i vjetër,
është retushuar,
roli i kryetarëve,
është fuqizuar!

Sondazhet e para,
që tani po dalin,
ata që paguhen,
për qoka s’të falin!

Dhe me sy të lirë,
kushdo e kupton,
kundër LSI-së,
ka një diversion!

Monës po i japin,
vetëm dy përqind,
kjo mini përqindje,
as gomarin s’bind!

I them sondazhierit,
ty të rëntë pika,
s’mund të marrë Idrizi,
më shumë se Monika!

Po nuk mund të zgjidhen,
sot ekuacionet,
pa u bërë renditja,
dhe koalicionet!

Pesë partitë e reja,
që u bënë sivjet,
marrin-apo s’marrin,
nga një deputet!

S’e dimë kë ka Luli,
në koalicion,
porse listë e tij,
e vetme s’fiton!

Katër aleatë,
i dimë që tani,
katër kryetarë,
që s’kanë parti!

PS-ë si më parë,
vetëm do të jetë,
vetëm do kërkojë,
mandatin e tretë!

Po ende s’e dimë,
se ç’gropë do të mbushi,
“Zgjidhja” e Kokëdhimës,
dhe “Libra” e Blushit!

A.DUKA

December 28, 2020 13:09
Komento

5 Komente

  1. katarakti December 28, 15:34

    E ke gabim o Arben Duka. Nuk do të hyjmë fare në normalitet, por në destabilitet. Dhe madje të paparë. Do të fillojnë përsëri molotovët, tritoli, djegia e kryeministrisë. Opozita që ka 8 vjet në opozitê e di se çfarë e pret po ndenji edhe 4 vjet të tjera. Atyre po u mbarohen paratë. Po ashtu i ka zënê frika nga SPAK-u dhe Vetingu. Prandaj do bëjnë një luftë për jetë apo vdekje. Nuk mund tê pranojnë të humbin për herë tê tretë. Se ashtu shpartallohen përfundimisht.

    Reply to this comment
    • Lala i Lushnjes December 28, 17:28

      Katarakt djali nuk mar vesh nga kushtetuta sepse e zotëron Like Munika por besoj se duhet të ketë diçka për terrorizmin atje dhe mbas ” në të sëmës 2020- a,, me tjetër drejtësi vjen 2021. Çeçua gati biçakun.

      Reply to this comment
  2. Gjitoni i Benkos December 28, 17:29

    Benkua i gjore per ta thene ashiqare,
    nga halli i Rames nuk ben gjume fare,
    ka hall e mbi hall pra poeti yne i ngrat,
    se mos iken Rama ndaj nuk ben rehat,
    aq sa kur Rama pra Hurin ne bythe te haje,
    me fort se Linda ne Surrel, Benkua do qaje!

    Reply to this comment
  3. Krist December 28, 20:07

    Ne poezine plasike,qe imagjinon demokraci,vota edhe mund te konsiderohet “mbretereshe”,por bejtexhinjte,nuk merren me mbreteresha,por me kriminelat qe manipulojne cdo gje demokratike,vetem per te vjedhur,blere,me para ose premtime e aq me shume me presione “shume demokratike”,per vendet e punes,bile edhe me shume se kaq,duke perdorur produktet e kanabizimit,lejeve te ndertimit,PPP,tenderave,qe nen thirrjet e bejtexhinjeve,mobilizohen ne keto “aksione”dhe vota behet thjeshte “sherbetore”e “demokracise”qe prodhon rilindja.,pamvaaresisht se cfare thote Demo Devolliti….

    Reply to this comment
  4. Erhard December 29, 01:11

    Por VOTEN ne Shqiperi e kane “rrembyer” dhe nxorren tek semaforet per prostitute!
    Kliente te saj jane politikanet!
    Tutoret jane kryetaret!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim