Vota-jo dhuna të sjell në pushtet!

September 18, 2018 12:51

Vota-jo dhuna të sjell në pushtet!

 

Normal që Ramën s’e duroni,

se jini opozitë,

po opozitën nuk e doni,

s’e shtyni dot një ditë!

 

Po s’është e thënë-meqë s’e doni,

me rrënjë e degë ta shani,

dhe pse betohi se besoni,

tek “Bibla” dhe “Kurani”!

 

Jini kampionë të padurimit,

pushtet doni urgjent,

nuk e maskoni hiç tundimin,

se duhet pak talent!

 

Për popull barku s’u është djegur,

këtë të gjithë e dinë,

sepse për të s’jini përpjekur,

kur kishit qeverinë!

 

Nuk janë pak-tetë vite plot,

që mbajtët ju pushtetin,

për dreq ky popull s’është idiot,

dhe u’a kupton sikletin!

 

Tani në dimër s’piqen fiqtë,

meqë ju hahen ju,

po ju s’duroni që “armiqtë”,

të jenë Zot këtu!

 

Drogën dhe krimin denonconi,

çdo ditë tek çdo i huaj,

dhe nuk e di përse s’kujtoni,

ç’bëhej në kohën tuaj!

 

Burra e gra veç kërcënoni,

me gjuhë të ndyrë shpellarësh,

dhe natë e ditë ëndërroni,

sherrnajë mes shqiptarësh!

 

Gjuha e shpellës nuk pi ujë,

jemi demokraci,

ju s’doni paqe-po rrëmujë,

gjithnjë në Shqipëri!

 

Si s’kam dëgjuar një nga ju,

që si njeri të flasi,

sikur konkurs kini këtu,

më shumë kush të pëllasi!

 

Krye i marri fluturon,

s’fitojmë dot me votë,

ndaj vetëm një revolucion,

do bënte punë sot!

 

Synimi i tij-këtë Katund,

ta mbajë në alarm,

po nuk ka ndodhur asgjëkund,

revolucion pa armë!

 

Tani ka ngordhur ajo punë,

revolucione s’ka,

në një filxhan po ngre furtunë,

tani ky budalla!

 

Gjuha e dhunës nuk na tremb,

është Vota që vendos,

me votë Saliu keq u shemb,

kur hiqej si kollos!

 

Është mirë që të mblidhni sumën,

s’ju jep  njeri karota,

askush këtu s’e do më dhunën,

ndaj faluni tek Vota!

 

Veç vota është kamxhiku sot,

për gjithë zullumqarët,

po hë për hë e kini kot,

s’ju duan shqiptarët!

A.DUKA

September 18, 2018 12:51
Komento

7 Komente

  1. Mark .U.K September 18, 15:40

    Po erdhi ne pushtet ne 97 PS more spiun.Faji eshte i popullit ne fillimet e demokracis si nuk u zhduku nga faqja e dheut o legena.

    Reply to this comment
  2. star September 18, 16:55

    Pse nuk erdhe ne VLORE o markauku te shikoje faqen e dheut ? Sa shume te djeg 97 eee.

    Reply to this comment
  3. MH September 18, 17:34

    Mark .U.K
    Ne pershtatje te mendimit,logjikes,interresit tand.
    Faji i mbetet Diktatorit qe iu kisht ne duar dhe nuk ju zhduku.Sot marrin edhe para pse bashkpunuane me pushtuesin.Shesin dhe mend.Duan te shikojne fitimtarin te perulet e te shperpiroset:Na falni per “fajin” qe iu varrosem ne llogeren e armikut tone,mikut tuaj pushtues.Po ju kur do i kerkoni te faluna popullit pse e tradhetuat kur duhesh ti vihesh gryka e puashkes fashsiteve italian dhe nazisteve gjerman.Ia drejtuat popullit.
    Nuk keni edhe fort fort faj.Jeni te krahut te naltmadhnise Mbret.Qe kur duhet kapur pushka,mbathni opingat dhe ikni si dhija e zgjebosun.Keni nji cike merit qe nuk ikni po strukeni me arme ne gji ne nji llogore me pushtuesit per lirin e vatanit me ne krye pushtuesin.
    Keshtu i bie qe faji ma i madh asht qe diktatori nuk iu zhduku ne kohen e luftes dhe nuk i hynte ferre ne kame.Ndersa ne demokraci binte ere mish dhie te kryhesh nji vrasje kur demkoracia simbas propgandes vjen nepermjet votes se lire.

    Reply to this comment
  4. info analitike September 18, 20:37

    Eh sa te shkurter e kane kujtesen keta enveristet si bejtexhiu. Keta shohin qimen ne syrin e tjetrit por refuzojne te shohin traun ne syrin e tyre.

    Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 September 19, 11:16

    “Vota-jo dhuna të sjell në pushtet!”
    QEKE ZBUT BENO!!
    me siguri jo nga shirat!!
    një herë e një kohë,si ti dhe unë thoshim të kundërtën e kësaj që po thua sot!!
    po ska rëndësi!!
    rroftë gërku dhe tradhëtia e shqipfolësve si ti!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*