Vota jonë -një liçensë për korrupsionin!

May 19, 2015 15:55

Vota jonë -një liçensë për korrupsionin!

Arben Duka

 

Njëzet e pesë vjet me radhë,
ne pa fund kemi votuar,
më të shumtit që janë zgjedhur,
a s’kanë dalë të korruptuar?!

Po ne përsëri votojmë,
zgjedhim iksin-ypsilonin,
dhe në fakt është vota jonë,
një liçensë për korrupsionin!

Janë bërë milionierë,
që të gjithë sa kemi zgjedhur,
në heshtje biem dakord,
se janë zgjedhur për të vjedhur!

Kundër tyre asnjë ligj,
nuk ka qënë i efektshëm,
se kanë vjedhur sa kanë plasur,
dhe kanë mbetur të paprekshëm!

Gjer tani asnjë prej tyre,
nuk ka qënë në fill të perit,
mes kusarëve të çdo ngjyre,
funksionon “kodi i nderit!”

Langot bëjnë sikur zihen,
dhe koha kështu kalon,
mbas tetë vitesh korrupsioni,
asnjë në burg s’përfundon!

“Kodi i Nderit” nuk është shkruar,
me të zezë mbi të bardhë,
po s’do shumë për t’u kuptuar,
ujqit do shqyejnë me radhë!

Gjer në çastin e tanishëm,
kjo kështu ka funksionuar,
unë e di si funksionon,
ndaj nuk ndihem i mashtruar!

E gjithë klasa politike,
ka nevojë për një bojkot,
po kur nismën merr Kreshniku,
as bojkotin s’e bën dot!

Jo se ai s’ka të drejtë,
të dalë të bërtasë në pjacë,
por se dhe ai për dreq,
është nga e njëjta rracë!

Ai është i dëshpëruar,
se beson që ja kanë hedhur,
se në lojë s’e kanë pranuar,
s’ja dhanë shansin për të vjedhur!

Ne do shkojmë të votojmë,
kë partia na afron
dhe prapë vota jonë do jetë,
një liçensë për korrupsion!

Po të vrojtosh nëpër emra,
nuk e mendoj vetëm unë,
shumica që na afrohen,
janë të prerë për atë punë!

Duket nuk do bojkotojmë,
sërish në zgjedhje do vemi,
me ngushëllimin abstarkt,
se fajin e ka sistemi!

May 19, 2015 15:55
Komento

15 Komente

  1. cukunidha May 19, 16:25

    Ne keto zgjedhje Te dy Partite Pd e sidomos PSLSi, e kane hedhur fuqine tek femrat ( Grate punetore si i quan Rama ).
    Jane akuzuar te zgjedhurit dhe te emeruarit e perkeledhur se kane fshehur pasurine duke e regjistruar tek Grate. Por tani Burrave te grave u polli kokoshi, sepse ato si me Mëndje femer qe jane, do ta regjistrojne ” Pasurine ” qe do vjelin per 4 vjet , tek burrat te cilet do te rrine ndene hije. Keshtu u thote Edi, ju rrini rehat ne hije se do te punojne ato per ju.

    Reply to this comment
  2. As Poet, As Analist May 19, 16:55

    Ti shkruan per korrupsionin
    Une vazhdoj te te ve 10-te
    A do vije vertete nje dite
    Qe korrupsion te mos kete??!!

    E kisha pare ca here
    Al’ Pazar-in ne ‘Vizion’
    Kendonte nje kenge Agroni
    ‘Kok ben koka peson’!

    E kendonte bashke me grupin
    Me te tjere e humorit
    Ishi i portokadhise
    Imitues i ‘doktorrit’

    I atij mender doktorri
    Shpellarit nga vicidoli
    Per here te pare korrupsini
    Nga goja e Sales doli…

    Ka njezet e pese vjet
    Te gjithe ata qe votojne
    Ngado qe ta hedhin voten
    Korrupsionin licencojne!!..

    Plage e madhe per te gjithe
    Plage qe nuk do sherohet
    Sado te behen votime
    Vetem ‘qeveria’ ndrrohet!!

    Njerezit jane po ata
    Gjith’ ata qe ishin dje
    Gjith’ ata qe ulerinin
    Cirreshin dhe benin be!!

    Gjithe ata qe jane betuar
    Korrupsionin te luftojne
    Sa hipin persiper ‘kalit’
    Tere te thenat i harrojne!!

    Sikur u kane bere magji
    Sikur u kane hedhur sire
    Nese nuk gjej nje per be
    Te jete Kreshniku i mire??!!

    Ketu ka shume per te thene
    Ka edhe shume per te shkruar
    Do vazhdoje kjo plage e hapur
    Kurre nuk ka per t’u sheruar!!!

    Sado njerzit te perpiqen
    Edhe kur jane te sinqerte
    damllaja e korrupsionit
    I ben te ligj e te serte!!

    I zhvesh nga ndjenjat humane
    I zhvesh nga perzemersia
    Mbi monstrat e korrupsionit
    Vente dore Perendia!!

    Reply to this comment
  3. Gezimi May 19, 17:28

    Lenini ne kohen e tij ka thene nje shprehje interesante: ” Nje here ne kater vjet, borgjezia ndrron kuajt e karroces”! Nuk e di sa te drejte ka patur, por mua kjo shprehje me ka vene ne mendime…..

    Reply to this comment
  4. Pipi May 19, 18:30

    Po cfare ka thene kot Lenini, o Gezim? Te gjitha ato qe ai ka parashikuar para nje shekulli jane akoma ne zbatim e siper nga ne, pasardhesit e tij…

    Reply to this comment
  5. mali May 19, 19:04

    I nderuar Arben para pak kohesh dole me nje poezi ku shkruaje se po zhgenjeheshe nga trimat e RILINDJES Por shkruaje, kur shoh se si sulmojne dhe shajne zuzaret e saliut, nuk mund te rrije pa u dale ne mbrojtje.

    Dhe ateher te kam bere nje koment ku te shkruaja se rrufjanet e politikes jane njesoj. Po, e thua fiks fare, ata zorzoper bejne sikur zihen, ne bejme sikur votojme.
    Te bojkotosh zgjedhjet nuk eshte se Kreshniku i Shqiponjes perfiton ndonje gje.JO, vetem shqiptaret mund te perfitojne dicka: tu thone horrave te politikes se deri ketu mban uje pilafi.

    Po te kisha talentin dhe shpirtin tend do beja shume poezi dhe do ftoja shqiptaret te mos votojne dhe te behen bashkepunetore me hajdute, vjedhes, batakcinj tradhetare.

    Reply to this comment
  6. emigranti May 19, 20:03

    O MAL I. POETI E KA NJE KRAH DHE DIHET KUSH ESHTE HAJT NATEN

    Reply to this comment
  7. mali May 19, 22:42

    o emigranti edhe ti edhe une e kemi nje krah po a e lexove poezine apo vetem e pe?

    Reply to this comment
  8. BURRA në Shqip May 20, 04:23

    Ja, edhe keta qe vijne pas Edi Rames, sec kane nje drojtje dhe nje sjellje te manushaqtë ndaj seksit te njejte:
    Ka ngjallur kureshtje ngulmi i Edi Rames ndaj FEMRES, ne fushaten elektorale lokale.

    Kudo qe shkon ai dhe keta pas tij e kane mendjen ne Tirane, jo thjesht te fitoj Erjonka, gje qe me pa-dashjen e te shumteve, por me inercine e kryeqytetit te diktatures, edhe mund te ndodhe!

    Ajo qe shkakton te qeshura, sapo Edi Rama ze ne goje GRATE, eshte se duket se kryeministri ka nje lloj mërie, pakenaqesie, qejfmbetje, distance, rezerve apo frike ndaj meshkujve…!

    Ç’ke ka kete mani Edi Rama? Cila mami e ka pritur, nese jo rivali i Erjon Velise, doktor Halim Kosova?!

    Çfare e ka lene me cen, me idher e kane lene, ne marredhenien me burrat, teksa eshte gati tu beje thirrje tere grave shqiptare, te ndahen prej tyre?!

    Nuk ka si merret thjesht humor, perderisa po vazhdon perseritja e pafundme: “Le ta tundin Burrat Flamurin e PD-se! Burrat bejne muhabet me Çajupin, grate e bejne punen”, aq me shume kur Rilindasit edhe Familjen e kane rrenuar, edhe pune nuk kane hapur!

    Nese edi rama me “pune” quan vetem votimin, hedhjen e “kokrres se fasules” si ne kohen e Xhaxhit, dhe me ate vote te fusim ne burg tere burrat, them se e ka per koken e vete!
    Burrat e duan Edi Ramen, edhe me shume se Grate, por hajde mbushi mendjen ketij burri te gjate qe ka marre rruget qe hapi Sali berisha dhe shan burrat e dheut te tij!

    Reply to this comment
  9. emigranti May 20, 15:25

    O MALI.__ NE I THEMI POETI, JA KU ESHTE UJKU, AI VAZHDIMISHT NA TREGON GJURMET. SHUM E THJESHTE. NUK ESHTE PUNE KRAHU, ESHTE PUNE KOKE.

    Reply to this comment
  10. "Horri i Bulevardit" May 20, 18:05

    Korrupsioni ne demokraci, eshte kerkese e vete kohes.
    Vetem ne vendet totalitare, korrupsioni eshte gati i zhdukur, ne ato vende, vetem 1-shi, mund te beje korrupsion.
    Vetem nje sistem shkaterron korrupsionin, Modeli Kinez, qe con cdo zyrtar partije apo ekzekutivi, ne plumb.
    Jo me larg, por ketu ne Gjermani, korrupsioni dhe burokracia, jane ne maksimum, por te huajt nuk arrine ta shohin, jo se skane sy, por se kane akoma probleme ekzistenciale dhe skane kohe te merren me korrupsionin.
    Une ju them, se ne pjesen e ndertimit, ketu ka nje korrupsion te papare, ku ai qe ka para, paguan dhe fiton tenderin, qe pastaj e shet, ku dhe bleresi e shet perseri dhe mund tju them se dy te paret, sbejne asnje pune, spaguajne asnje takse, se punen dhe taksat, i paguan dorae trete apo e katert.
    Kjo vetem ne sektorin e ndertimit, ku jam vete prezent.
    Prandaj kush premton se do zhduke korrupsionin dhe ne te njejten kohe, premton demokraci, GENJEN.
    Korruosionin e zhduk vetem diktatura, arsyeja dihet, se diktatura te fut andej nga ke dale.

    Reply to this comment
    • LOVE May 20, 20:47

      o qorr rilindas
      i lexon ato qe shkruan , apo te iken dora per inerci se mendja te ka lene
      ke pare aty ku je ndonje banke te vidhet nga nje ordiner qe ishte duke paguar kredine e shtepise se vete ?
      ke pare ndonje Kurvenator si Fullani qe kur e arrestojne flet ne kod nderi
      “me prene ne bese ” ???
      ka ndodhur te qerrojne ne mes te kryeqytetit ndonje bankier ,dhe askush mos ta permendi me ,por nderkoh Saimir Sehiri del dhe thote ndaluam terrorrizmin ???????
      ke pare ne ndonje vend te botes ku kr i kurVendit te zaptoje token ne mes te Tiranes , pronaret e kane dosjen ne Strasburg ,ku shteti merr miliona gjobe dhe ai rri ende aty ne pronen e grabitur ,me qetesi dhe dashuri eshte dhe kryekurVendar ???
      ke pare ne ndonje vend te botes ,dike qe ben pjese ne grupin e zjarrit ku vriten njerzit ne mes te bulevardit ,i cili ka deklaruar ” po do qelloja ,po me ngeci arma” dhe me pas i shkarkuar nga detyra emerohet dr i CEZ dhe ben fushate me ate qe ben homazhe ne bulevard ??????
      ke pare ne ndonje vend te botes te shkruhet liber per SYPESHKAQENIN
      dhe ai vete rri gjithe diten ne fb duke i treguar…… kalin shqiptareve ???
      ooooooooooo qorr rilindas
      ke pare ne ndonje vend ,ku deputeti i ben me shenje kryeministrit duke i treguar dajakun ????? kalon gjithe qeveria ne prokurori dhe asnjeri nuk ka faj ????
      prokurori qe arreston Fullajnin emerohet me magji kr ne Vlore , Fullajni lirohet dhe kryeprokurori shkruan ne fb “me qetesi dhe dashuri ” ??????

      kaq sa per te treguar ndonje gje te vogel ,po ti mu pergjigj ,sepse une sapo fillova ….ah dhe dicka tjeter …me ndertimin the qe merresh ????
      ke te drejte ,sot ka ardhur koha qe
      nje kile llac vlen me shume se 100 gram tru ! [M.K]

      Reply to this comment
  11. Dhimbja në Shqip May 21, 01:40

    Beno…
    S’mund ta harroj, erdhe me gjete ne Memaliaj,Tepelene, rrija bashke me Bertin -njeri i rralle, krye-inxhinier i pergjegjshem, por edhe shkruante si plotesim i vetes…
    Hera-heres, kur na dhuron ndonje gje te tille, dhimbje perlash, zemer qe pikon lot por syri s’ka nge ta shfaq, matem te te them: Boll, Beno! E ke derdhur veten aq valuar, sa edhe thjesht buka do behej buke-vale! Boll me, mos shkruaj prape, te lutem mos u kthe me atje ku duket se e ke te pamundur te mos kthehesh: thjesht se aty ehste bere zakon qe “per njerin prej djajve do votosh!”…
    Shpetoje veten, domethene pjesen e Benit qe ka shkruar denesje si kjo, mos e ngaterro me rregullin e njerezve te rendomte qe shkojne e paraqiten tek I Zgjedhuri pa Zgjedhje si ata te gjoret qe duhej te paraqiteshin tek i PloteFuqishmi!
    I Plotefuqishmi je ti, o Ben, jo ai qe del e genjen papushim, del e flet per te terat e kesaj bote, kur akoma eshte femije/cilimi nga mendja, perderisa pa dhene llogari per genjeshtrat e fushates se mbrame, shton te tjera ne kete te radhes…
    “Thyeje kemben” ate dite, mos u nis per tek Kendi i Kuq: Ai yti do fitoj edhe pa kokrren tende te frasules, por ti te ndjehesh i qete qe nuk je bashkefajtor si ata te llojit te Berjoshes…
    Se, nese edhe kesaj here, cironka yt do dal i corruptueshem, dhe ta merr mendja qe keshtu do dal, se ai eshte qe tani i tille, dhe ti na ofron nje tufe vargjesh te tjere me plote pendese…, aha, do ta kemi me te veshtire ne per tu gjendur ngushellues tek njeri tjetri…

    Reply to this comment
  12. SHQIPTAR May 21, 11:47

    Shaj e shaj, kur degjoj qe shan
    Me dike sikur me ngjan
    Hodhe firme ne kushtetut
    Rrahe shpatullat me aq ngut

    Shaj e shaj 24 ore
    Do prekesh ndonje pune me dore?
    Shaj e shaj jo-legjimin
    Beji shkelesve legalizimin

    S’pranon vota me fature energjie
    Pranon vota me shkembim tapie
    Sic qihet eshte progres
    Tjeterkush paguan, po i njejti ves

    Vota blihej me buxhetin e Kesh-it
    Tani ne kurriz te pronareve te sheshit
    Shaj ti shaj mos hezito
    Me te shara shtetin formo

    O burra te zeme ndonje shesh
    Ta japim voten si peshqesh
    Shajme dhe ne nese do
    Nje post deputeti na ofro

    Te shajme edhe ty Fazlliço
    Shume te fala ke nga Naço
    Vrrull te madh prodhon ndreqja
    Shume te fala ke nga Beqja

    Lum Mesila per palmat ne cdo nahije
    Deshmoreve te kombit u bejne hije
    Te pambajturat premtime vershojne lum
    Te jete mashtrues apo merhum?!

    Koncesione mos firmos o pis
    Se kur te vij une do ti gris
    Taksa pak dogana ka marre
    Deficiti le drejtoreshen me barre

    Shaj o shaj tjeter cdo besh
    Balte vu kedo te zesh
    Shaj dhe ti zoti Velija
    Me shkeljet nuk merret prokuroria?!

    Eshte fushate per budallenjte
    Qepjen hic spo e mbajne penjte
    Llalla, Ahmetaj e Fullani
    Kembe te shkurtra, i gjate jorgani

    Per budallenjte, ashtu posi
    Do zbardhim shperdorimet ne bashki
    Asnje grime nuk zbardhe 2 vjet
    I bie budalla te jesh vet

    Reply to this comment
  13. Paradokset e se Majtes May 22, 00:04

    Si mund te quhet e pranuesheme, qe Duka te votoj Erjonken?!
    S’ka b… te ulet!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*