Vota në OKB dhe një mësim i vyer nga Brzezinski

December 29, 2017 13:01

Vota në OKB dhe një mësim i vyer nga Brzezinski

Prof. Fatos Tarifa

“Replika” e djeshme ndaj shkrimit tim “Tërë ky filistinizëm”, botuar në këtë gazetë tri ditë më parë, nuk më habiti aspak. Jam mësuar me “replika” si kjo, dhe autori i saj, Bledar Prifti, nuk është një “replikues” i ri. Por,këtëherë, që në fillim vura buzën në gaz kur lexova fjalinë e parë me të cilën e niste “replikën”e tij Bledari: “Nëse ju kujtohet, para katër vitesh, unë kam pasur një debat me Profesor-Ambasador Fatos Tarifën në lidhje me politikën e jashtme të Shqipërisë”! Si mund të mos u kujtohet lexuesve të Ditës “debati” i Bledarit me një profesor-ambasador, debat që, mesa duket, ai e konsideron si një arritje intelektualetë të tij. Në fakt, ajo çka ai e quan debat nuk ishte spak i tillë, por një dualog i mërzitshëm i Bledarit me Priftin. Lexuesve të kësaj gazete patjetër u kujtohetJ. Domosdo, ç’gjë tjetër mund të ketë pasur rëndësi më shumë sesa ai shkrim i Bledarit katër vite më parë?

E pra, katër vite më parë, ky djalë botoi, po në këtë gazetë, një replikë ndaj pikëpamjeve të shprehuranga unë publikisht në një forum të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave mbi kulturën strategjike dhe partneritetet strategjike të Shqipërisë në politikën e saj të jashtme.Në atë kohë, fillimisht, hezitovaqë t’i përgjigjesha shkrimittë tij, pasi kuptova se Bledari nuk e kishte dëgjuar dhe as lexuar atë ç’farë unë thashë në atë forum, por vetëm kishtepeshkuar dy-tri fraza nga ndonjë gazetë online, tërësisht të shkëputura nga konteksti teorik dhe gjeostrategjik i argumenteve të mia, për të prodhuar një “replikë” që vetëm e tillë nuk ishte.Por meqënëse bledarët po bëhen përherë e më shumë në shtypin dhe në mediat shqiptare një kategori që më shumë sesa analistë janë nihilistë, vendosa tu përgjigjesha sulmeve të tij. Vura në dukje se “replika” e B. Priftit vuante nga tri të meta të mëdha—solipsizmi, narcisizmidhe dilentantizmi—dhe, po kështu, përmbante tri gafa të mëdha, të cilat i quajta demografizëm, historimisticizm dhe gjeopolitizëm.Përgjigjen time për atë “replikë” tëB. Priftite titullova “Science Fiction: Ose si nuk duhet shkruar shkencë politike”; ajoështë botuar nga unë në vëlliminBona fide (Onufri, 2014).

Replika e djeshme e B. Priftit nuk më jep ndjesinë se duhet të merrem sërish, apo seriozisht me të, pasi në ato çfarë ai thotë vë re të njëjtat simptoma dhe gafa të replikës së parë.Sidoqoftë, meqenëse më jepet rasti, dua të them dy fjalë për vendimine presidentit Trumpnë lidhje me Jeruzalemin (për votën e Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-sëmbi këtë çështje jam shprehur qartë).

Është e vërtetë se, në vitin 1995, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati i Shteteve të Bashkuara votuan të ashtuquajturin “Jerusalem Embassy Act”, i cili kërkon njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit dhe zhvendoshjen e ambasadës amerikane në atë qytet. Këtë të dhënë,B. Prifti e ka të saktë. Sidoqoftë, ai nuk thotë se çdo president amerikan që nga ajo kohë, pra në këta 22 vitet e fundit—Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama—për arsye të deklaruara që kanë të bëjnë me “sigurinë kombëtare” të Shteteve të Bashkuara, ka refuzuar ta vërë në jetë këtë akt, duke e shtyrë vazhdimisht zbatimin e tij, çka do të thotë se ai akt, ose ligj, kurrë nuk ka hyrë në fuqi. Edhe vetë presidenti Trump, vetëm pak orë pas deklaratës së tij, më 7 dhjetor, nënshkroi një vendim, siç kanë bërë të gjithë paraardhësit e tij në Shtëpinë e Bardhë, që e shtyn zbatimin e atij akti për të paktën 6 muaj. Nuk është e pamundur që, përballë presionit shumë të madh të aleatëve europianë, të Kinës, Rusisë dhe pjesës më të madhe të komunitetit ndërkombëtar, z. Trumptë vazhdojë ta shtyjë edhe më tej zbatimin e këtij akti, ndoshta deri në fund të presidencës së tij.

Është e çuditshme se si B. Prifti, i cili prezantohet si njohës i politikës së jashtme amerikane në Lindjen e Mesme, nuk arrin të kuptojë rrezikun real (aspak të imagjinuar) të konfrontimeve të ardhshme, edhe më të përgjakshme se deri më sot, në Lindjen e Mesme, pikërisht për shkak të një çështjeje të madhe të pazgjidhur, me rëndësi jo vetëm për popullin palestinez dhe Shtetin e Izraelit, por edhe për sigurinë dhe paqen në atë rajon dhe shumë më gjerë.

Nuk është thjesht presidenti turk Erdogan, siç mendon në mënyrë naive B. Prifti, por janë dy të tretat e të gjitha shteteve të globit, të përfaqësuara në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, qëjapin alarmin e një krize edhe më të thellë në Lindjen e Mesme,nëse z. Trump i përmbahet vendimit të tij. Ndër to bëjnë pjesë edhe Franca e Gjermania, qeveritë e të cilave e kanë penguar deri më sot—dhe janë shprehur hapur se nuk e dëshirojnë—anëtarësimin e Turqisë në BE. Ndër to bën pjesë edhe Britania e Madhe, aleatja kryesore dhe historikisht më e rëndësishmja e Shteteve të Bashkuara.Kryeministrja britanikeTheresa May është shprehur se vendimi i z. Trump nuk i ndihmon “perspektivës për arritjen e paqes në rajon” dhe se vendi i saj nuk do ta ndjekë Amerikën në këtë veprim të saj. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, gjithashtu,e kanë dënuar veprimin e presidentit Trump.

Kjo ndarje mes Amerikës dhe aleatëve të saj europianë për çështjen e statusit të Jeruzalemit duket se nuk ka asnjë rendësi për B. Priftin.Unë dëshiroj, me këtë rast, t’i kujtoj atij mësimin e vyer që na vjen nga i ndjeri Zbigniew Brzezinski, një ndër mendimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohëve në fushën e gjeopolitikës, i cili, jo shumë kohë më parë, na ka lënë këtë postulat testamental:“Amerika dhe Europa, së bashku mund të jenë forca decisive për të bërë mirë në botë. Të ndara, dhe veçanërisht nëse i kundërvihen njëra-tjetrës, ato garantojnë impas dhe kaos më të madh”.

  1. Prifti nuk thotë asgjë për këtë aspekt mjaft të rëndësishëm të çështjes, por thjesht mërmërit në fund të “replikës” së tij këto fjalë absurde: veprimi i z. Trump “jep më shumë një shpresë të re se sa një pesimizëm të vjetër”. Ndërkohë, presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka deklaruar se, me veprimin e tij, presidenti Trump ka nënshkruar në fakt dorëheqjen e Amerikës nga “roli i saj si mediator në rajon” dhe se shanset për një zgjidhje të konfliktit izraelito-palestinez, që do të njihte dhe mundësonte realitetin e dëshiruar të dy shteteve të veçantë, tashmë bëhen të pamundura.

Deklarataamatoreskee B. Priftit më kujton Lolon në një prej veprave të Shekspirit, që thotë: “Duhet të jesh gomar që të mos e dish se kali e tërheq karrocën dhe jo së prapthi”. Kushdo që është i informuar për procesin e negociatave për zgjidhjen e konfliktit palestinezo-izraelit, qysh nga Marrëveshja e Oslos (1993) e këtej, e difare mirë se statusi i Jeruzalemit do te ishte hapi final, fundi i negociatave mes të dyja palëve, konkluzioni i një procesi të gjatë paqeje dhe jo mënyra për ta filluar këtëproces, siç duket se beson edhe z. Prifti, ky diletant i analizave politike.

Ndër vite kam shkruar e botuar mjaft për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, duke argumentuar se lidershipi i saj global ka qenë dhe mbetet i domosdoshëm në kushtet e shoqërisë së sotme.Bota e sotme ka nevojë për një fuqi stabilizuese efektive dhe këtë rol—aktualisht dhe për një kohë të gjatë—nuk mund ta luajë asnjë fuqi tjetër e madhe veç Amerikës.Në mungesë të lidërshipit amerikan, alternativa më e mundur do të ishte kaosi dhe ne e pamë këtë së fundmi në Siri.Unë mendoj se shumë prej veprimeve unilateriste të z. Trump dheretorika e tijnuk i shërbejnë forcimit të lidershipit global të Amerikës por e dobësojnë atë, duke provokuar gjerësisht sentimente anti-amerikane, edhe në rajone e vende ku këto sentimente tradicionalisht nuk kanë qenë intensive. Rastii fundit është pikërisht i tillë.Edhe pse Amerika vazhdon të mbetet fuqia dominuese e globit, ajo, siç vinte në dukje me të drejtë Samuel Huntington, “nuk është në gjendje që t’i zgjidhë e vetme problemet e mëdha globale të kohës sonë”.

Së fundmi, si një footnote, më duhet t’i kujtoj replikuesit të zellshëm B. Prifti se argumentet, si të tillë, nuk mund të jenë “të pavërtetë nga ana ligjore”. Ligjet nuk kanë të bëjë me të vërtetën, madje, shumë herë, as me të drejtën, prandaj edhe shteti ligjor dhe shteti i së drejtës nuk janë e njëjta gjë.Po kështu, për shkak se ai ka studiuar për shkencë politike, më duhet t’i sqaroj se Bashkimi Europian NUK është një “konfederatë e krijuar për arsye ekonomike”, siç deklaron ai; këtë e di çdo student që ka marrë njohuritë fillestarenë këtë disiplinë.

Bashkimi Europian nuk është as një konfederatë, as një federatë.Ai është më shumë sesa një regjim ndërkombëtar, por më pak sesa një shtet supranacional.Për shkak të këtij tipari eluziv të tij, studiuesit e kanë të vështirë të bien dakord në gjetjen e një përcaktimi adekuat për Bashkimin Europian, i cili përcaktohet herë si një “sistem politik pjesërisht i formuar”, herë si një “sistem politik i mundshëm” dhe herë të tjera si një “sistem sui generis”.Përcaktime të tilla shprehin si faktin që integrimi europian është ende një proces i papërfunduar (Brexit u shton dilemave të djeshme një dilemë të re), ashtu dhe veshtirësitë për ta përcaktuar BE-në konstitucionalisht.

Koncepte të paqarta dhe njohuri të pathelluara çojnë në gabime dhe në një zell absurd për të kundërshtuar për hir të kundërshtimit.

December 29, 2017 13:01
Komento

17 Komente

  1. intelektuali December 29, 13:32

    ORE MEGALOMANI ENVERIST FATOS TARIFA, PO KUSH E SHPETOI KOSOVEN NGA MILLOSHEVIQI MORE MAVRI FANATIKE?

    Po Sirine dhe Lindjen e Mesme kush e hodhi ne zjarr o fanatiku i Enverit?

    sepse:

    Edhe kalamajte e rruges e dine qe fajtoret kryesore jane genjeshtari bythzi Obama dhe mafiozi stalinist Putin ne mareveshjen e tyre te nenshkruar ne terrin e nates me ndermjetesimin e fondacionit Clinton qe financohej nga spiuni i Hitlerit George Soros per te yshtur emigrante drejt BE-se me qellime thjsht perfitimi mafioz, njashtu sic binden karagjozin tone Edi Rama per te depozituar LHL-te sovjetike te llahtarshme te Asadit ne Shqypni duke i reklamuar si “KARAMELE” bamiresie.

    PSE SHQYPNIA DUHET T’I DALE NE KRAH PALESTINES, KUR SHBA KA MBESHTETUR HISTORIKISHT SHQYPTARET NE CDO KOHE TE VESHTIRE PER VATANIN?

    Cfare do i kushtonte Shqypnise votimi ne favor te Trumpit dhe SHBA ne OKB kur do te votonte ne favor te nje VERTETE historike qe daton qe nga koha e Davidit dhe te Sollomonit kur Jeruzalemi ishte shpallur si Kryeqytet i ebrenjve, nje fakt qe edhe Sulltan Sulejmani e ka pranuar dhe urdheroi ndertimin e Murit ndares midis ebrenjeve dhe myslimeve ne kee qytet te lashte?

    Kush nga BE-ja e detyroi Edi Ramen t’i fuse thiken pas shpine SHBA si Enver ne Mukje ne vitin 1943 kur ja kishte shitur BYTHEN dhe Vatanin Titos dhe Jugosllavise Komuniste?

    Pse nuk tregon o Fatos Tarifa ne DACIBAON tende me llogje boshe se kujt ja ka shitur tani BYTHEN dhe Vatanin Edi Rama me kete pabesi te papare ndaj SHBA ne OKB dhe akoma me pare kur mallkoi Presidentin Trump si nje halabak ordiner nga CNN?

    He pra o fillozofi Fatos Tarifa direkt dhe pa llogje llafoqyli qe nuk i kupton kush qe mileti te besoje se komentet e tua ne gazeten DITA nuk t’i shkruan Sevo Tarifa, ashtu sic ja shkruante edhe Enver Hoxhes do kohe me pare.

    Reply to this comment
    • Granit Boni December 29, 15:34

      @intelektualuci sumes,
      Ore kokra e debilit po si me ate objekt qe ngjan me shume si anus se sa goje guxon e thua ato fjale per Presidentin e nderuar Barrack Obama. Po ai burre shteti ka hyre tashme ne histori more mjerran anadollak. Gjithe perroin tend psiqik vazhdon te derdhesh ne blogun e Dita-s duke helmatisur gjithe blogun. O vemje qe gjithe halucinacionet qe perjeton kerkon ti shesesh ne blog per njohuri te thelluara. Ti nuk je as sa nje koqe gomarri o sharlatan medioker.Z. Tarifa vetem qesh kur degjon qyfyret e ketij fossili anonimme emrin intelektualesh.

      Reply to this comment
      • intelektuali December 29, 18:10

        O Shkemb Graniti,

        PO PSE BYTHEN TE BARDHE E KA OBAMA?

        Obama eshte genjeshtar sepse premtoi qe do te nderpriste Luften ne Lindjen e Mesme dhe perkundrazi e financoi masivisht ate nga buxheti federal deri ne fund te mandatit te tij.

        Obama eshte genjeshtar sepse premtoi se do te ulte taksat per shtresen e mesme dhe te varfer, nderkohe qe beri te kunderten, i rriti ato dhe la ne fund te mandatit nje sistem fiskal jo funsional dhe te paberllueshem per amerikanet.

        Obama eshte genjeshtar sepse premtoi reforme shendetsore ne SHBA “Obama care” qe nuk funksionoi asnjehere dhe ne asnje dite te mandatit te tij.

        Pak a shume si Kryeministri Yne genjeshtar Edi Rama.

        CILA ESHTE E PAVERTETA KETU?

        dhe:

        C’do te thote intelektualuci sumes??????

        Reply to this comment
    • shvejku December 29, 20:09

      Sa mut ha ky intelektu-HALJA!
      Si nuk u ngop nje here?
      Hajde more lapangjos nje here nga katundi yne dhe na thith gropat e halese se i kemi plot!

      Reply to this comment
  2. intelektuali December 29, 13:33

    ORE MEGALOMANI ENVERIST FATOS TARIFA, PO KUSH E SHPETOI KOSOVEN NGA MILLOSHEVIQI MORE MAVRI FANATIKE?

    Po Sirine dhe Lindjen e Mesme kush e hodhi ne zjarr o fanatiku i Enverit?

    sepse:

    Edhe kalamajte e rruges e dine qe fajtoret kryesore jane genjeshtari bythzi Obama dhe mafiozi stalinist Putin ne mareveshjen e tyre te nenshkruar ne terrin e nates me ndermjetesimin e fondacionit Clinton qe financohej nga spiuni i Hitlerit George Soros per te yshtur emigrante drejt BE-se me qellime thjesht perfitimi mafioz, njashtu sic binden karagjozin tone Edi Rama per te depozituar LHL-te sovjetike te llahtarshme te Asadit ne Shqypni duke i reklamuar si “KARAMELE” bamiresie.

    PSE SHQYPNIA DUHET T’I DALE NE KRAH PALESTINES, KUR SHBA KA MBESHTETUR HISTORIKISHT SHQYPTARET NE CDO KOHE TE VESHTIRE PER VATANIN?

    Cfare do i kushtonte Shqypnise votimi ne favor te Trumpit dhe SHBA ne OKB kur do te votonte ne favor te nje VERTETE historike qe daton qe nga koha e Davidit dhe te Sollomonit kur Jeruzalemi ishte shpallur si Kryeqytet i ebrenjve, nje fakt qe edhe Sulltan Sulejmani e ka pranuar dhe urdheroi ndertimin e Murit ndares midis ebrenjeve dhe myslimeve ne kee qytet te lashte?

    Kush nga BE-ja e detyroi Edi Ramen t’i fuse thiken pas shpine SHBA si Enver ne Mukje ne vitin 1943 kur ja kishte shitur BYTHEN dhe Vatanin Titos dhe Jugosllavise Komuniste?

    Pse nuk tregon o Fatos Tarifa ne DACIBAON tende me llogje boshe se kujt ja ka shitur tani BYTHEN dhe Vatanin Edi Rama me kete pabesi te papare ndaj SHBA ne OKB dhe akoma me pare kur mallkoi Presidentin Trump si nje halabak ordiner nga CNN?

    He pra o fillozofi Fatos Tarifa direkt dhe pa llogje llafoqyli qe nuk i kupton kush qe mileti te besoje se komentet e tua ne gazeten DITA nuk t’i shkruan Sevo Tarifa, ashtu sic ja shkruante edhe Enver Hoxhes do kohe me pare.

    Reply to this comment
  3. keshilltarja Kryeministrit December 29, 15:03

    prof Prifti analiza juaj ishte e plote dhe bindese.Ju lutemi mos u merrni me nje psikopat,narcisist qe eshte bosh dhe ju vete ofrohet njerzve me pushtet per ndonje kocke . I neveritshem ne shkrime i ceket dhe paargumente mbetet nje hajdut ordiner gje qe e ben shume mire. Gezuar prof.PRIFTI je tjeter kaliber ti

    Reply to this comment
  4. Pellazgos December 29, 16:29

    Per comentin “intelektuali”.
    Ke “Kosove” shpetoi Amerika more teve……el?
    Cifutet dhe Amerika jane kunder Islamit,atehere pse e bene kete lufte e Ballkan?
    “Flitet” sikur kane bere nje Base Ushtarake amwrikanet ne Kosove,ate per Kosoven Turke te Erdoganit?
    Po edhe Enveri mbeshteste dime dhe vriste dike tjeter,cdo te thote kjo per ty?
    Nuk e kupton ty qe ky vend islamik nuk do behet kurre?
    Eshte sikur te mundohesh te saldosh dy shishe plastike,do shkrijne.
    Drejtesia dhe Zoti eshte Nje.
    Ate qe ben per Cifutet amerikanet nuk e beren dhe per Greqine.
    Kur Fuqite e Medha “larguan” Osmanet turq nga Ballkani ne 1913 en shume gazeta ne Evrope dhe ne Amerike shkruanin per turp te Madh qe Turqia Islamike te mbaj te pushtuar Kostandinopolin.
    Mirepo Cifutet jane Antigreke dhe mosmirenjohes.
    Kur Spanja i ndoqi ne 1600 AD si te padeshirueshem Cifutet erdhen ku? Ne Thesaloniki qe e quajne Selanik!
    Thesaloniki eshte emer simbolik,motra e Megas Aleksandros qe do te thote Nike ton Thesalon,”shqip” fitore e Thesalise.
    Kjo eshte Evropa kurve dhe Amerika “demokratike” dhe imperialiste.
    Sllavet si pushtues edhe Turqit d.m.th Kosovaret kane nje turi se deklarohen anti Arvanitas qe luftuan per kombin e tyre Greqine.
    Pransaj edhe Greket jane kunder Amerikes pushtuese,vrasese se mbeshteste Turqine dhe e futi ne Nato.
    Aresyeja?Rusia “Orthodhokse” bashke me Amerikanet qe me thiken pas shpine kunder Greqise dhe Arvaniteve njohin Sllavet me emrin Greke Maqedoni.
    Turqia dhe Albanistani jane flori per amerikanet dhe cifutet mosmirenjohes.

    Reply to this comment
    • intelektuali December 29, 18:01

      Degjo ketu o Garib qe nuk te merret vesh llagapi dhe as llogjika e replikes:

      PO TE MOS ISHTE SHBA SOT MILLOSHEVIQIN DO TA KISHE NE TIRANE

      Kjo nuk ndodhi jo se amerikaneve i pelqenin shqyptaret dhe kosovaret dru me pre apo se u erdhi keq per UCK -ne e Ahmetit, por sepse deshen te copetonin Jugosllavine Komuniste qe po e vertiste BYTHEN si kurvat ne bordello ne pirueta dashnie me Rusine e Putinit pasi kishte rene Muri i Berlinit dhe kjo nuk i pelqente SHBA, prandaj i hodhi ca BUMJE ne Beograd dhe e zgjidhi ceshtjen per disa dite.

      ndryshe:

      PER CFARE FLET REPLIKA JOTE DALLAKUKE?

      sepse:

      Kerkoj me lupe nje fije llogjike dhe nuk po e gjej dot.

      Reply to this comment
  5. Alban Dega December 29, 17:09

    From: Alban Dega
    Date: December 22,2017 at 7:32:54 PM EDT

    Mendime mbi fakte

    ASSKISERS !

    -Mireseerdhe ne shtepine tende politike
    LSI-PD Zoti Ilir Meta !
    -Per ke votoi Shqiperia !?
    -Me ke je ti vella moter: me 128 apo 9 !? Me
    6/7 apo 1/7 e njerezimit !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Letra e hapur e Presidentit te Shqiperise Z.Ilir Meta drejtuar Presidentit amerikan Donald Trump eshte nje turp presidencial edhe per nje Republike Bananesh si 8 shtetet qe votian kunder saj.
    Pse !?
    Per nje aresye fare te thjeshte !
    gjeni nje pike ose nen te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise qe nje votim diplomatik krejt rutine kerkon miratimin apo konsensusin e Presidentit apo te Kuvendit te Shqiperise me perjashtim te rasteve te cenimit apo kanosjes se sigurise kombetare te shtetit shqiptar !
    Si duket Presidenti akoma nuk e ka marre vesh ose nuk do ta kuptoje se Shqiperia eshte nje Republike Parlamentare dhe jo nje Republike Presidencisle.
    Nuk e di nese para se te shkruante nje leter te tille ai eshte konsultuar me keshilltaret tij per politiken e jashteme apo jo . E kam fjalen per keshilltare dhe konsitucionaliste te mirefillte jo per keshilltare Plepash apo Akademish Domosdove apo Corovode, si Petrit Vasili e Monika Kryemadhi e co.
    Pse!? Gjuha e kryeministrit ne kete leter eshte me teper gjuha e nje kollovari te Monikes qe jo vetem ruajti mbiemrin e vajzerise, nje e drejte krejt ligjore e njerezore e saj ashtu si dhe heqja dore vullnetarisht e saj prej titullit te Zonjes se Pare.
    E kam fjalen per kollovarizmin politik te Metes qe perdori te njejten gjuhe si Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Luan Rama, Sali Berisha, Lulezim Basha, Edi Palokari… qe vetem dy-tri dite me pare i shpallen lufte te hapur “ imperializmit Amerikan”, qe ia kalon edhe asaj te Qoftelargut.
    Mireseerdhe ne shtepine e zmadhuar te familjes tende politike LSI-PD, ku me teper se pjestaren e saj te henen bashkeshortja jote beri Zonjen e saj te Pare me sjelljen e terbimin e saj te skajshem, zjarmine e mashtrimet deri ne bojatisje me te kuqe te “viktimave te dhunes” se vetlyer te Kledes….e co!
    Po sjell nje shembull te femijerise sime kur xhaxhai im i preferuar me dha nje shpulle dhe per tia kundervene gjyshen e pjesen tjeter te familjes une e ngacmova hunden deri sa me rrodhi gjak… Jo boje si cupulinat e LSI ne protesten nekrofile te se henes !
    Nena mori nje fiskel shelgu qe te djeg shume por te demton pak dhe e harrova shpullen e xhaxhait!
    Nena Mona beri krejt te kunderten. Ishte regjizorja e protestes nekrofile ne emer te Kushtetutes per te vonuar, sabotuar, zhbere Vetingun, Reformen ne Drejtesi per shkak te panikut ndaj zbatimit te tyre!
    Ne vend qe Presidenti i shqiptareve pa dallim e babai i shtetit te fshikulloje me qetesi e dashuri bashkeshorten dhe cupulinat e LSI-se per rrenat e mashtrimet e tyre deri edhe tek ambasadori i nderuar Amerikan Z. Donald Lu beri te kunderten.
    Ai iu bashkua,bile me brendine e letres se tij per Presidentin Amerikan Donald Trump ai ia kaloi edhe terbimit dhe cinizmit te tyre duke na u shfaqur edhe me Amerikan se vete Donald Trump !
    Nuk do te habitesha aspak qe ne kabllogramet e Z. Donald Lu per Departamentin e Shtetit te lexoja pas dy tri vjetesh te njejtat fjale si te ish – ambasadorit tjeter te nderuar Amerikan Withers per ish-ministrin e Mbrojtjes se Berishes, Fatmir Mediu ne prag te katrahures Gerdeci, se Presidenti Ilir Meta, qe nuk la gur pa levizur ne qetesi e dashuri kunder Reformes ne Drejtesi na shfaqet tani si me amerikan se vet amerikanet me kete leter turpi !
    A e di Zoti Meta se amerikanet per kete kategori politikanesh por edhe per te gjithe servilet perdorin fjalen shume domethenese asskisers- Bythelepires !
    Jam i sigurte se keshtu do ta lexoje dhe kuptoje edhe Presidenti Donald Trump brendine e saj nese merr mundimin ti hedh nje sy, cka nuk ma ha mendja !
    Jo vetem kaq por a e dini pse !?
    Sepse kurre asnjehere nuk mund te jesh as amerikan, as gjerman, as kinez, as shqiptar i mire pa qene se pari njeri i mire. Dhe anasjslltas ! Aq me teper qe edhe ne saje te teknologjise dhe burimeve njerezore amerikanet dine per cdo politikan jo vetem shqiptar me shume se ata dine per vete.
    Aq me teper kur kane deshmi me ze s figure si ato te tijat jo ne nje faqe por ne te pakten 62 faqe te tjera blloku te pashfaqura ne Shqiperi !
    Pervec kesaj lindin edhe pyetje te tjera lidhur me kete leter turpi :
    Kush votoi per rezoluten?
    A ishte ne te mire apo ne dem te SHBA-se kjo Rezolute!?
    A ndihmoi arroganca e Trumpit dhe ambasadores se tij ne OKB ne votimin kunder SHBA-se!?
    A i sherben paqes apo luftes ne Lindjes e Mesme vendimi i Trumpit per Jeruzalemin !?
    E pyetja kryesore qe do ti drejtoja cdo vellai e motra shqiptare sot do te ishte:
    Per ke do te votoje ti moter, ti vella ?
    Perkrah 9 shteteve qe votuan kunder apo per 128 shtete qe votuan pro saj !?
    Perkrah nje te shtates apo 6 te shtatave te popullisise boterore !?
    Perkrah luftes apo parkrah paqes ne nje rajon lufte si Lindja e Mesme !?
    To be or not to be , kjo eshte ceshtja !
    Jam krenar per popullin e kombin shqiptar si populli me proamerikan e me properendimor ne Bote.
    Kjo eshte jo vetem nje vlere, por nje kult per ne shqiptaret , 95 per qind proamerikane !
    Por askush me shume se amerikanet nuk i urrejne, nuk i percmojne servilet.
    Aq shume sa i quajne: Asskisers-Bythelepires!
    Letra e Presidentit Meta eshte nje mistrecllek ala shqiptar, nje turp, nje gafe e mirefillte.
    Ai eshte tash sa vite nje politikan profesionist , nje diplomat karriere!
    Ilir Meta eshte “ filozofi “ i “qetesise dhe dashurise”, por… por …
    Per inat te Edi Rames shkoj te fleje me Donald Trumpin.

    Reply to this comment
  6. mirel December 29, 18:33

    Ore ti shkruesi ne rregull me llogjiken.
    Po mos harro qe Ramiu ka nje precedent diplomatik teper te rrezikshem ne lidhje me zgjedhjen e Trump si president.
    deklarata nderkometare para CNN e vuri Ramiun si kryeministrin e vetem ne bote qe nderhyn hapur ne zgjedhjet e nje vendi te huaj, aq me teper te Amerikes.
    Kaqoli, si cun Tirons pordhac kujtoi se fuqine e ka ai dhe jo populli amerikan.
    Thua se do e lene te bardhet shtetin kaq kollaj ne Amerike per ti bere qefin Ramiut?
    Ketu eshte problemi. Sado Trump mund te mos kete popullaritet ne masat, ai ka mbeshtetjen e te fuqishmeve.
    Dhe Ramuti e ekspozoi veten si idiot kundershtar qe me ate vizite famekeqe ne Amerike.
    Votimi ne OKB ishte konfirmin i asaj vizite.
    Dy here me keq. Abstenimi mund te ishte me i llogjikshem
    Po vari leshte kesaj.
    Si tja bejme varrezave greke?
    Si tja bejme Janullatos qe na u ngul dhe do na varroset dhe ai ketu?
    Tirana do kthehet ne vend i shenjte grek..
    Si tja bejme Detit qe Ramuti po e jep si zone te lire ekonomike?
    Pjese e planit te Triestes?
    Si tja bejme koncesioneve qe po shtohen si kerpudhat ne shi, dhe shqiptaret ngelen te papaguar.
    Dhe prape shteti ja hedh fajin privateve qe e vjedhin me te dyja duart, sigurisht per llogari te politikes.
    Si tja bejme lumenjve qe po na i vrasin..fshatarsise qe do ngelet pa toke..dhe pastaj do na nxjerrin ndonje Fatime me diplome qe rrit dhi,dhe do na thone “Merrni shembull popull dembel”.
    Si tja bejme gjithckaje qe po na e rrembejne dhe po na detyrojne te ikim ne Evrope, te cilen na e premtojne me te madhe,
    Ajo Evrope qe po na kthen nga azilet, o te lidhur me zin xhire, ose ne arkivol si Florenci..
    Cilat jane alternativat e tjera?
    Ka mundesi te flisni per keto tani se sa per OKBne?
    Harrojeni, ishte debat dy ditor dhe aq, sa per te harruar dorezimin e shtetit shqiptar te greket.

    Reply to this comment
  7. Qytetari durrsak December 29, 19:07

    Z. Tarifa, ju lumte per kete artikull te sakte dhe serioz. Mos harroni, se Qeveria shqiptare kishte edhe nje te drejte te votonte ne OKB kunder vendimit Trumph, Izraeli, si pale e favorizuar ne kete rast, nuk e ka miratuar deri me sot Pavaresine e Kosoves.

    Reply to this comment
    • mirel December 29, 19:24

      As Palestina, dhe me keq akoma. Ministri i jashtem palestinez ne Beograd deklaroi qe as nuk kane per ta njohur ndonjehere.;
      Thirrini mendjes, popull antikapat.

      Reply to this comment
    • intelektuali December 29, 20:28

      DURRSAKU DALLKAUK INATCI DHE ZILIQAR:

      Vazhdo me kete avaz se mund te vije dita qe Serbia te vije serbes-serbes ne Durres dhe marre ty per BYTHE bashke me plot shqyptare dhe kosovare, t’i hype ne anije nga Durrsi yt e t’i degdise direkt ne Palestinen Mike ne kufi me Izraelin Armik qe nuk ka njohur Kosoven,

      NJASHTU SIC ISHTE EDHE PLANI I BISMARKUT TE GJERMANISE DO KOHE ME PARE, POR QE E NDALOI PRESIDENTI AMERIKAN WILLSON.

      Kujt do t’i lutesh ti per ndihme atehere more BYLMEZ budalla?

      Reply to this comment
  8. Pellazgos December 29, 20:03

    Zoti Mirel,kjo esbte e vetmja menyre kunder Osmaneve dhe gjakut te tyre,armiqte e Arvanitasve qe dhane jeten per Atdheun e tyre Greqine.
    Ashtu sic nuk heqi dore myslimanet nga Feja e tyre e Shenjte a Allahut e ardhur me Spathi,ashtu edhe ne Arvanitasit qe po vuajme akoma nga ju te degjeneruar,spiune,servile,xrogmene.
    Ketu nuk behet fjale Greqi dhe Pashalleku turk i quajture Albanistane por pushtues turk dhe Orthodoks “shqipetare” qe per 500 vjet spo na hiqeni akoma nga hal……ja me minera Xhamija.
    Ne e dime qe ju islamiket doni identitetin Myslimane se ndryshe nuk do quheshit Sulejmaner,Qemaler,Idriza.
    Hipomrizia ka marre fund se e dime se ckeni bere dhe po beni per 500 vjet.
    Doni bashkim?
    Behuni Orthodhoks sic kemi qene per 1100 vjet ne Bizant,njesoj,nje Bese,te njejtat Festa,Martuar me njeri tjetrin pa problem por sic duket e kini ne gen Turqine.

    Reply to this comment
    • mirel December 30, 03:07

      Ik mor idiot.
      Koqe si puna jote jane fix per mjekerroshet e xhamise dhe te qishes.
      Shko hape vrimen e fytyrpi.kes te Janulla dhe mos na caj shume trapin me muslimane e koqe kandari si puna jote.
      Besa nuk eshte e atyre qe tradhetojne gjuhen dhe mesojne gjuhen e beqirit jevg aziatik.

      Reply to this comment
  9. sopiqoti December 30, 11:32

    O zoti prof Fatos Tarifa ! Mos ja vini re B.Priftit per ato qe shkuan .Aq din aq edhe shpreh per Ameriken dhe politiken e saj apo per perendimoret.I kam lexuar artikujt e tij dhe analizat tuaja e te te tjereve.Kam nxjerre konkluzionin se B.Prifti ,pamvaresisht arsimim qe ka ,ai ne fushen e politikes akoma eshte amorf,aguridhe ngab qe ai nuk e din se ” ..c’far ka topi i fuootbollit btenda ..” lesh apo kashte..).

    Reply to this comment
  10. Arben January 2, 17:49

    Vota kunder SHBA eshte gabim i rende. Pse? Me turkun qe e quajme vellai i madh edhe po te duam ne ai eshte i mbaruar per vete ose nepermjet turkut do mbesim tek rusi apo serbi(atje ku mbeti enveri dhe ramizi kishte te drejte kur tha se europa nuk na deshi ) .Dmth ne 1945 i varem ujkut melcite ne qafe. Une nuk jam politikan por nga diplomate kam degjuar se politika eshte interes. Pyes une cfare interesi kishim qe votuam kunder SHBA? A e kishim europen e turkun per 600 vjet ku ishin per ne shqiptaret. A e kishin kosovaret per 500 + 100 pas shpalljes se pavaresise europen e turqine, ku ishin, cfar bene? Prandaj une e konsiderj gabim te rende voten kunder SHBA. Pastaj cfsre pesoi europa ne luften e pare dhe te dyte boterore.Kush e cliroi europen ne luften e dyte boterore. Kush ishte aleati me i forte per europen e shkaterruar pas luftes se dyte boterore. Zoti tarifa lereni berezinskin rehat aty ku e coi putini, per te cilin dhame voten ne OKB.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*