Vota në OKB, Presidenca: Meta u njoh me vendimin përmes mediave

December 26, 2017 17:33

Vota në OKB, Presidenca: Meta u njoh me vendimin përmes mediave

Institucioni i Presidentit ka reaguar në lidhje me votën e Shqipërisë në OKB. Në një deklaratë për mediat, thuhet se nuk ka pasur asnjë konsultim nga ana e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme në lidhje me këtë çështje. Në njoftim thuhet gjithashtu se Presidenti Meta u njoh me vendimin nëpërmjet medias.

Njoftimi i Presidencës

Nuk ka patur asnjë informim dhe konsultim paraparak nga MEPJ dhe zyrtarë të saj në drejtim të kabinetit të Presidentit të Republikës për votimin në OKB.

Vetëm disa minuta para votimit, Drejtori i Kabinetit të Presidentit, Arben Cici i ka telefonuar me iniciativën e tij për shkak të sensibilitetit të çështjes, Drejtorit të Përgjithshëm Politik në MEPJ, z.Ferit Hoxha për t’u njohur me vendimin për mënyrën e votimit të Shqipërisë në OKB, nga i cili ka marrë përgjigje që “Nuk ka ende një vendim por po vazhdojmë konsultimet”, por jo me kabinetin e Presidentit.

Pak minuta më vonë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta është njohur me qëndrimin e Shqipërisë në OKB vetëm përmes mediave online, ashtu si gjithë qytetarët e vendit.

Për informacion më të saktë njoftojmë se Drejtori i Kabinetit në Presidencë, Arben Cici ka marrë një njoftim me sms nga Drejtori i Përgjithshëm Politik në MEPJ,  Ferit Hoxha, vetëm në orën 18:24, rreth dy orë e gjysëm pas votimit, me një “Pro” rezolutës”.

Nuk ekziston asnjë komunikim tjetër i mëparshëm midis Kabinetit të Presidentit me MEPJ dhe shërbimin diplomatik.

December 26, 2017 17:33
Komento

3 Komente

  1. Santa Quaranta ,degjove ti ?! December 26, 18:10

    Jam kurjoz ;
    Po zhdukjen e Thesarit Shqiptare ,
    kur ishte kryeminister ky , nepermjet Mediave e degjoj ?
    Si mundet te zhduket gjithe ai Are ,gjithato Lingota Ari dhe mos te ket asnji shqetesim per qeverrine Shqiptare ?! – Ne si popull do ti kerkonim presidentit shQyptare ,ti kerkoj qevrrise te perfshije ne Vetting edhe zhdukjen e Ari-t te Thesarit te Shtetit Shqiptare ,qe hajni ,qe padyshim eshte ndonji figure e nakte politike sot ,te ndenshkohet ,e behet shembull nder politikanet shqiptare dhe ti sherbej si mesim qe ,Thesari i Shtetit tend ,nuk vidhet Kurr !!! Kjo eshte baraz me Tradheti ndaj Atdheut

    Reply to this comment
  2. Santa Quaranta ,degjove ti ?! December 26, 18:12

    Jam kurjoz ;
    Po zhdukjen e Thesarit Shqiptare ,
    kur ishte kryeminister ky , nepermjet Mediave e degjoj ?
    Si mundet te zhduket gjithe ai Are ,gjithato Lingota Ari dhe mos te ket asnji shqetesim per qeverrine Shqiptare ?! – Ne si popull do ti kerkonim presidentit shQyptare ,ti kerkoj qevrrise te perfshije ne Vetting edhe zhdukjen e Ari-t te Thesarit te Shtetit Shqiptare ,qe hajni ,qe padyshim eshte ndonji figure e nalte politike sot ,te ndenshkohet ,e behet shembull nder politikanet shqiptare dhe ti sherbej si mesim qe ,Thesari i Shtetit tend ,nuk vidhet Kurr !!! Kjo eshte baraz me Tradheti ndaj Atdheut

    Reply to this comment
  3. MAlsori December 27, 04:54

    Vendimet I merr qeverija.Presidenti ka celsat e kulles barit.Ah po,te jap ndonje dekorat ose pasaport.Malsori

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*